AWA - Albanian Woman in Audiovisual

Directions Website Contact the organization

AWA - Albanian Woman in Audiovisual We believe we can change the reality we live in, intending to change the representation quotas at all

https://linktr.ee/awa_albania

Gratë përbëjnë vetëm 27% të profesionistëve në prodhimin e filmave artistikë evropianë. Çfarë duhet të ndryshojë për një...
13/10/2026

Gratë përbëjnë vetëm 27% të profesionistëve në prodhimin e filmave artistikë evropianë. Çfarë duhet të ndryshojë për një kinema më të barabartë? Nga raporti i Observatorit Evropian Audiovizual te konferenca “Breaking the Frame”

Lexoni më shumë në artikullin e plotë: albanianwomaninaudiovisual.com/kinemaja-evropiane-mes-pabarazise-dhe-perpjekjeve-per-ndryshim/

Teuta Toska — Gjuha si hapësirë e mendimit dhe komunikimitPedagoge dhe studiuese, Teuta Toska është një nga zërat e rënd...
12/10/2026

Teuta Toska — Gjuha si hapësirë e mendimit dhe komunikimit

Pedagoge dhe studiuese, Teuta Toska është një nga zërat e rëndësishëm të jetës akademike dhe kulturore të Elbasanit. E formuar fillimisht përmes muzikës dhe violinës, ajo e ka vijuar rrugëtimin e saj përmes gjuhës, kërkimit shkencor dhe studimit të historisë, me një vëmendje të veçantë ndaj figurave të grave që kanë lënë gjurmë në arsimin shqiptar.

Të presim te “Zërat e Artit”
17 Tetor, ora 18:00
Teatri “Skampa”, Elbasan
Hyrja falas

Ky aktivitet realizohet nga AWA në kuadër të projektit “Zërat e Artit – një karavan nëpër Shqipëri”, financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Manjola Hatellari — Libri dhe kujtesa kulturore e ElbasanitStudiuese dhe ish-drejtuese e Bibliotekës Publike “Qemal Baho...
12/10/2026

Manjola Hatellari — Libri dhe kujtesa kulturore e Elbasanit

Studiuese dhe ish-drejtuese e Bibliotekës Publike “Qemal Baholli”, Manjola Hatellari i ka kushtuar një pjesë të rëndësishme të jetës së saj librit, historisë dhe ruajtjes së kujtesës kulturore. Përmes studimeve bibliografike dhe botimeve mbi historinë e arsimit dhe gjuhës shqipe, ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në dokumentimin dhe përcjelljen e trashëgimisë sonë.

Të presim te “Zërat e Artit”
17 Tetor, ora 18:00
Teatri “Skampa”, Elbasan
Hyrja FALAS

Ky aktivitet realizohet nga AWA në kuadër të projektit “Zërat e Artit – një karavan nëpër Shqipëri”, financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Blerim Narazani (Mjeshtër i Madh) — Një jetë në shërbim të muzikësDirigjent, pedagog dhe drejtues artistik, Blerim Naraz...
11/10/2026

Blerim Narazani (Mjeshtër i Madh) — Një jetë në shërbim të muzikës

Dirigjent, pedagog dhe drejtues artistik, Blerim Narazani ka një karrierë gati gjysmë shekullore në muzikën simfonike dhe të dhomës. Ish-dirigjent i Orkestrës Filarmonike të Elbasanit dhe pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e jetës muzikore të qytetit. I nderuar me titujt “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i Madh”, ai mbetet një prej figurave të rëndësishme të kulturës elbasanase.

Të presim te “Zërat e Artit”
17 Tetor, ora 18:00
Teatri “Skampa”, Elbasan
Hyrja FALAS

Ky aktivitet realizohet nga AWA në kuadër të projektit “Zërat e Artit – një karavan nëpër Shqipëri”, financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Antoneta Doka — Një zë i dashur i skenës Aktore dhe regjisore, Antoneta Doka numëron mbi 60 role në skenën e Teatrit “Sk...
11/10/2026

Antoneta Doka — Një zë i dashur i skenës

Aktore dhe regjisore, Antoneta Doka numëron mbi 60 role në skenën e Teatrit “Skampa”, duke spikatur në dramë, komedi dhe humor. Pas një shkëputjeje dhjetëvjeçare në Itali, ajo u rikthye në Elbasan për të vijuar rrugëtimin artistik dhe për t’iu përkushtuar edhe formimit të artistëve të rinj.

Të presim te “Zërat e Artit”
17 Tetor, ora 18:00
Teatri “Skampa”, Elbasan
Hyrja FALAS

Ky aktivitet realizohet nga AWA në kuadër të projektit “Zërat e Artit – një karavan nëpër Shqipëri”, financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Prof. as. Dr. Natasha Shuteriqi Poroçani — Gjuha, letërsia dhe kujtesa kulturoreStudiuese, lektore dhe shkrimtare, Prof....
10/10/2026

Prof. as. Dr. Natasha Shuteriqi Poroçani — Gjuha, letërsia dhe kujtesa kulturore

Studiuese, lektore dhe shkrimtare, Prof. as. Dr. Natasha Shuteriqi Poroçani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në gjuhësi, letërsi dhe arsim. E vlerësuar në Panairin e Librit të vitit 2022 si “Shkrimtarja më e mirë për fëmijë”, ajo vijon të jetë një zë i rëndësishëm në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore elbasanase.

Të presim te “Zërat e Artit”
17 Tetor, ora 18:00
Teatri “Skampa”, Elbasan
Hyrja FALAS

Ky aktivitet realizohet nga AWA në kuadër të projektit “Zërat e Artit – një karavan nëpër Shqipëri”, financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Maestro Zeqir Sulkuqi — Nga tradita drejt inovacionit muzikorViolinist, pedagog dhe drejtues artistik, Maestro Zeqir Sul...
09/10/2026

Maestro Zeqir Sulkuqi — Nga tradita drejt inovacionit muzikor

Violinist, pedagog dhe drejtues artistik, Maestro Zeqir Sulkuqi është një nga figurat e rëndësishme të muzikës shqiptare dhe “Qytetar Nderi i Elbasanit”. Për dekada, ai ka punuar për ruajtjen dhe zhvillimin e traditës muzikore shqiptare, duke e ndërthurur atë me tinguj bashkëkohorë dhe duke kontribuar në zhvillimin e etno-jazz-it.

Të presim te “Zërat e Artit”
17 Tetor, ora 18:00
Teatri “Skampa”, Elbasan
Hyrja FALAS

Ky aktivitet realizohet nga AWA në kuadër të projektit “Zërat e Artit – një karavan nëpër Shqipëri”, financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Fatbardha Nergjoni — Një zë për komunitetin dhe qytetarinë aktiveGazetare, profesioniste e medias dhe drejtuese e shoqër...
09/10/2026

Fatbardha Nergjoni — Një zë për komunitetin dhe qytetarinë aktive

Gazetare, profesioniste e medias dhe drejtuese e shoqërisë civile, Fatbardha Nergjoni ka mbi 20 vite përvojë në gazetari, menaxhim projektesh dhe angazhim komunitar. Si themeluese dhe redaktore e ElbasaniOn dhe Drejtore Ekzekutive e INAC, ajo i ka kushtuar punën e saj informimit të komunitetit, promovimit të trashëgimisë lokale dhe nxitjes së pjesëmarrjes qytetare.

Moderatore e “Zërave të Artit”, Fatbardha do të jetë pjesë e kësaj mbrëmjeje kushtuar figurave dhe historive që kanë formësuar jetën kulturore të Elbasanit.

Të presim më 17 Tetor, ora 18:00
Teatri “Skampa”, Elbasan
Hyrja falas

Ky aktivitet realizohet nga AWA në kuadër të projektit “Zërat e Artit – një karavan nëpër Shqipëri”, financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Elbasani përmes “Zërat e Artit - një karavan nëpër Shqipëri”..Mezi presim të sjellim në skenë disa prej figurave që kanë...
09/10/2026

Elbasani përmes “Zërat e Artit - një karavan nëpër Shqipëri”..
Mezi presim të sjellim në skenë disa prej figurave që kanë lënë gjurmë në jetën artistike dhe kulturore të këtij qyteti.

Blerim Narazani - Dirigjent, pedagog dhe drejtues artistik
Hysen Mullajonuzi - Aktor dhe regjisor
Antoneta Doka - Aktore dhe regjisore
Teuta Toska - Pedagoge dhe studiuese
Prof. as. Dr. Natasha Shuteriqi Poroçani - Studiuese, lektore dhe shkrimtare
Manjola Hatellari - Studiuese dhe ish-drejtuese e Bibliotekës Publike “Qemal Baholli”
Maestro Zeqir Sulkuqi - Violinist, pedagog dhe drejtues artistik
Moderatore: Fatbardha Nergjoni

Shtatë rrëfime, shtatë kontribute dhe një pasuri artistike që vazhdon të përcillet ndër breza.

Të presim në “Zërat e Artit”

17 Tetor, ora 18:00
Teatri “Skampa”, Elbasan
Hyrja falas

Ky aktivitet realizohet nga AWA në kuadër të projektit “Zërat e Artit – një karavan nëpër Shqipëri”, financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

“Zërat e Artit — një karavan nëpër Shqipëri” mbërrin në Elbasan më 17 Tetor, ora 18:00, në Teatrin Skampa.Një mbrëmje ku...
09/10/2026

“Zërat e Artit — një karavan nëpër Shqipëri” mbërrin në Elbasan më 17 Tetor, ora 18:00, në Teatrin Skampa.

Një mbrëmje kushtuar artit, rrëfimeve personale dhe historive që lidhen me qytetin dhe trashëgiminë e artistëve tanë.
Ju presim në Elbasan.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AWA - Albanian Woman in Audiovisual posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to AWA - Albanian Woman in Audiovisual:

Shortcuts

Share