14/11/2025
Klubi ynë – Rotary në Shqipëri & Kosovë, sot përcjellin – I jep lamtumirën e fundit nga kjo jetë për në banesën e fundit të ndjerit Nikolla Nosi, rotarianit model, bashkëthemeluesit – “Ikona” e Rotary në Shqipëri & Kosovë, 33 vjet kontribut të jashtzakonshëm në familjen rotariane, në administratën shtetërore dhe kontribues themelor në shumë projekte Rotariane në komunitet. Klubi nderon me respektin më të madh & të thellë jetën dhe veprën e një prej figurave më të spikatura në komunitetin tonë Rotarian, simboli dhe udhërëfyesi – ndriçuesi i çdo hapi në rrugëtimin tonë Rotarian në Shqipëri & Kosovë.
Në kujtim të Rotarianit PP PHF Nikolla Nosi:
Themelues i Rotary Club Tiranë (1992) – President, President Nderi, Sekretar, Arkivues dhe ¬zotërues i Titullit “Paul Harris Fellow” (dy herë), Sekretar Bordi KRSH, etj.
Niko Nosi lindi në vitin 1946 dhe përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë Speciale, në vitin 1969. Me formimin e tij shkencor dhe me ndershmërinë që e karakterizonte, ai ndërtoi një karrierë profesionale të qetë, por të pasur në përmbajtje, gjithnjë me përkushtim ndaj dijes dhe komunitetit. Pas ndryshimeve demokratike të fillim viteve ’90, Z. Nosi ishte ndër vizionarët e parë që besuan se idealet e Rotary-t – “shërbimi mbi & përtej vetëvetes”, etika në profesion dhe miqësia ndërkombëtare, mund të merrnin jetë edhe në Shqipëri. Në vitin 1992, ai ishte ndër themeluesit e Rotary Club Tiranë, klubi i parë rotarian në vend, duke i dhënë formë dhe qëndrueshmëri një organizate që sot numëron dhjetëra klube dhe qindra anëtarë në mbarë Shqipërinë. Gjatë viteve të veprimtarisë së tij rotariane Z. Nosi mbajti shumë poste të rëndësishme në strukturat e klubit dhe të Distriktit:
• President i Rotary Club Tiranë; • Sekretar i klubit Tiranë; • Anëtar i Komisionit të Distriktit D-2090 RI-Itali për zgjerimin e Rotary-t në Shqipëri; Drejtues i komiteteve teknike dhe të shërbimit; Anëtar Këshillorë Trepalësh Shqipëri-Maqedoni e Veriut-Kosovë për zgjerimin e Rotary-it; • Ndihmës i Guvernatorit të Distriktit 2090, duke mbështetur student me të ardhura të kufizuara, themelimin dhe zhvillimin e klubeve të reja në Shqipëri, si Rotary Club Durrës, Rotary Club Shkodër dhe të tjerë.
Për kontributet e tij të jashtëzakonshme në forcimin e vlerave rotariane dhe në përhapjen e shërbimit ndaj komunitetit, ai është nderuar me titullin “Paul Harris Fellow” (dy herë) – një vlerësim i lartë që u akordohet atyre që mishërojnë idealet e Rotary-t në jetën dhe veprën e tyre.
Me ndershmëri, përpikmëri dhe qetësi shpirtërore, Niko Nosi ishte shembull i një rotariani të vërtetë. Ai u dallua për etikën e tij shumë të lartë, përgatitjen profesionale, korrektësinë në çdo detyrë dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj projekteve që përmirësonin jetën e njerëzve – në fusha si arsimi, shëndetësia, ndihma sociale dhe mbështetja për të rinjtë dhe specifikisht gjatë luftës në Kosovë 1999 në pritjen, sistemimin dhe ndihmesën e popullsisë së zhvendosur nga Kosova, etj.
Në çdo mbledhje, ai sillte me vete qetësinë dhe mençurinë e njeriut që nuk kërkon vlerësim për veten, por që e gjen lumturinë në shërbimin ndaj të tjerëve. Me natyrën e tij të urtë dhe shpirtin fisnik, ai fitoi respektin e çdo anëtari të klubit dhe dashurinë e gjithë komunitetit rotarian në Shqipëri.
Sot, klubi ynë dhe gjithë familja rotariane në Shqipëri dhe Kosovë dhe jo vetëm, nderojnë kujtimin e tij me mirënjohje dhe respektin më të thellë. Trashëgimia që i ndjeri Nikolla Nosi la pas – vlerat, projektet dhe shembulli i tij – do të mbeten udhërrëfyes për brezat e ardhshëm Rotarian.
Sot, ne përkulemi me nderimin më të madh ndaj punën, veprës dhe kujtimit të të ndjerrit Nikolla Nosit, në ripërtërimin e angazhimit tonë ndaj idealit rotarian “Service Above Self”, duke vazhduar me përulësi dhe dashuri rrugën e shërbimit që ai përfaqësoi me dinjitet, ku vijues i kësaj trashëgimie në rrugëtimin Rotarian do të jetë edhe “trashëgimtari” i familjes NOSI, djali i tij Drini Nosi, anëtar i klubit tonë.
Rotary Club Tirana Heritage – Tiranë, më14 Nëntor 2025!.
https://www.youtube.com/watch?v=L_fIbxap7Lk
___________________________________________________________________
Our club – Rotary in Albania & Kosovo, today gives the last farewell from this life to the last residence Nikolla Nosi, model Rotarian, co-founder – “Ikon” and Rotary in Albania & Kosovo, 33 years of extraordinary contribution to the Rotary family, in the state administration and fundamental contributor to many Rotary projects in the community. The club honors with the greatest & deepest respect the life and work of one of the most prominent figures in our Rotary community, the symbol and guide – the illuminator of every step in our Rotary journey in Albania & Kosovo.
In memory of Rotarian PP PHF Nikolla Nosi:
Founder of Rotary Club Tirana (1992) – President, Honorary President, Secretary, Archivist and Title Owner “Paul Harris Fellow” (twice), KRSH Board Secretary, etc.
Niko Nosi was born in 1946 and completed his higher studies at the Faculty of Natural Sciences, Special Physics branch, in 1969. With his scientific training and the honesty that characterized him, he built a quiet professional career, but rich in content, always with dedication to knowledge and community. After the democratic changes of the early ’90s, Mr. Nosi was among the first visionaries who believed that the ideals of Rotary – “service over & beyond the self”, ethics in the profession and international friendship, could come to life in Albania as well. In 1992, he was among the founders of Rotary Club Tirana, the first Rotary Club in the country, giving shape and stability to an organization that today counts dozens of clubs and hundreds of members throughout Albania. During the years of his Rotary activity Mr. Nosi held many important positions in the club and District structures:
• President of Rotary Club Tirana; • Secretary of the Tirana club; • Member of the District Commission D-2090 RI-Italy for the expansion of Rotary in Albania; Head of technical and service committees; Tripartite Advisory Member Albania-North Macedonia-Kosovo for the expansion of Rotary; • Assistant District Governor 2090, supporting student with limited income, the establishment and development of new clubs in Albania, such as Rotary Club Durrës, Rotary Club Shkodër and others.
For his outstanding contributions to strengthening Rotary values and spreading service to the community, he has been honored with the title “Paul Harris Fellow” (twice) – a high award granted to those who embody Rotary's ideals in life and their work.
With honesty, punctuality and peace of mind, Niko Nosi was an example of a true Rotarian. He stood out for his very high ethics, professional preparation, correctness in every task and his unwavering commitment to projects that improved people's lives – in areas such as education, health, social assistance and support for young people and specifically during the war in Kosovo 1999 in the reception, systematization and assistance of the displaced population from Kosovo, etc.
In every meeting, he brought with him the calmness and wisdom of a man who does not seek self-esteem, but who finds happiness in serving others. With his wise nature and noble spirit, he won the respect of every member of the club and the love of the entire Rotary community in Albania.
Today, our club and the entire Rotary family in Albania and Kosovo and beyond honor his memory with the deepest gratitude and respect. The legacy that the late Nikola Nosi left behind – values, projects and his example – will remain guides for future Rotary generations.
Today, we bow with the greatest respect to the work, work and memory of the late Nikola Nosi, in renewing our commitment to the Rotary ideal “Service Above Self”, continuing with humility and love the path of service that he represented with dignity, where the successor of this legacy in the Rotary journey will also be “the heiress” of the NOSI family, his son Drini Nosi, member of our club.
Rotary Club Tirana Heritage – Tirana, on November 14, 2025!.