Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë

Directions Website Contact the organization

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë Faqja zyrtare e Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë në Facebook.

MESAZH NGUSHËLLIMIMe hidhërim të thellë dhe me ndjenjën e një humbjeje të madhe për të gjithë komunitetin e arkitektëve ...
05/10/2026

MESAZH NGUSHËLLIMI
Me hidhërim të thellë dhe me ndjenjën e një humbjeje të madhe për të gjithë komunitetin e arkitektëve shqiptarë, Kryesia e Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Agron Lufit, një prej personaliteteve më të shquara të arkitekturës, urbanistikës dhe arsimit arkitekturor në Shqipëri.
Ndarja nga jeta e Profesor Lufit shënon humbjen e një figure të një rëndësie të veçantë për kulturën profesionale dhe akademike shqiptare. Për më shumë se pesë dekada, ai i kushtoi dijen, energjinë dhe përvojën e tij formimit të arkitektëve dhe urbanistëve, zhvillimit të mendimit arkitektonik dhe konsolidimit të institucioneve akademike të arkitekturës në vend.
Profesor Lufi i përkiste atij brezi intelektualësh që e konsideruan arkitekturën jo thjesht si profesion, por si një disiplinë të dijes, të kulturës dhe të përgjegjësisë ndaj shoqërisë dhe territorit.
Si pedagog, studiues, drejtues akademik dhe profesionist, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e arsimit arkitekturor shqiptar. Përmes punës së tij në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, përmes kërkimit shkencor, botimeve, projekteve dhe veprimtarisë profesionale, ai ndikoi në formimin e disa brezave dhe në ngritjen e standardeve të mendimit dhe praktikës arkitektonike në Shqipëri.
Kontributi i tij në fushën e tipologjisë arkitektonike, planifikimit urban, ndërtesave publike e arsimore, teknologjisë së ndërtimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë arkitekturore, si dhe përkushtimi ndaj modernizimit të arsimit dhe përfshirjes së metodave bashkëkohore të projektimit, përbëjnë një trashëgimi të çmuar për arkitekturën shqiptare.
Ai ishte një nga ata personalitete që nuk lanë pas vetëm një vepër profesionale, por një shkollë njerëzore dhe intelektuale.
Mijëra arkitektë dhe urbanistë që u formuan në auditorët e tij, kolegët me të cilët bashkëpunoi dhe profesionistët që u ndikuan nga mendimi i tij janë sot dëshmia më e gjallë e një trashëgimie që nuk përfundon me jetën e autorit të saj.
Në historinë e arkitekturës shqiptare, emri i Prof. Dr. Agron Lufit do të mbetet i lidhur me një periudhë të rëndësishme të transformimit dhe modernizimit të arsimit, kërkimit dhe praktikës profesionale.
Arkitektura shqiptare humbet një nga zërat e saj të rëndësishëm; akademia humbet një profesor të brezave; ndërsa komuniteti ynë humbet një personalitet të rrallë të dijes, kulturës dhe integritetit profesional.
Në këtë ditë dhimbjeje, përulemi me respekt përpara veprës dhe kujtimit të tij dhe i shprehim familjes, të afërmve, kolegëve, studentëve dhe gjithë komunitetit akademik e profesional ngushëllimet tona më të thella.
Kujtimi i Prof. Dr. Agron Lufit do të mbetet i përjetshëm në historinë e arkitekturës shqiptare dhe në brezat që ai formoi.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Tij!
KRYESIA E SHOQATËS SË ARKITEKTËVE TË SHQIPËRISË

05/10/2026
05/10/2026

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Agron Lufi

Në këtë ditë, kur një brez i ri arkitektësh po fillon rrugën e formimit akademik, me hidhërim të thellë dhe dhimbje të madhe, komuniteti akademik i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës njofton ndarjen nga jeta të kolegut, pedagogut dhe arkitektit të shquar, Prof. Dr. Agron Lufi (1947 – 2026).

Humbja e Profesor Lufit le një boshllëk të pazëvendësueshëm në botën universitare, në mendimin arkitektonik dhe në trashëgiminë e planifikimit urban në Shqipëri.

Ai përfaqëson një nga figurat më qendrore dhe të respektuara në historinë e arkitekturës, urbanistikës dhe arsimit arkitekturor në Shqipëri, një profesor i cili përgjatë dekadave të një karriere të pasur akademike e profesionale influencoi me një kontribut të jashtëzakonshëm në formimin e brezave të tërë arkitektësh dhe urbanistësh shqiptarë. Si pedagog, kërkues shkencor dhe drejtues akademik, Prof. Lufi punoi me përkushtim shembullor për Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës/UPT.

Në pozicionet e tij drejtuese si Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, si dhe Përgjegjës i Qendrës së Kërkimit Shkencor pranë FAU-t, ai udhëhoqi me vizion dhe integritet transformimin e strukturave akademike, modernizimin e kurrikulave mësimore dhe konsolidimin e standardeve shkencore.

I diplomuar si Inxhinier Ndërtimi në Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1969, ai nisi menjëherë rrugëtimin e tij akademik si asistent pedagog në Katedrën e Arkitekturës dhe Urbanistikës. Përgjatë pesë dekadave përkushtim në auditorë, Prof. Lufi ngjiti me dinjitet çdo shkallë akademike: fitoi titullin Kandidat i Shkencave në Arkitekturë (1989), Doktor i Shkencave (2003), Profesor i Asociuar (2005) dhe Profesor (2013).

Profilin e tij shkencor e karakterizoi një kërkim i thelluar në tipologjitë e arkitekturës shqiptare, zhvillimin e ndërtesave arsimore e publike, teknologjinë e ndërtimit, si dhe mbrojtjen e trashëgimisë arkitekturore. Përmes botimeve të shumta, artikujve shkencorë, teksteve universitare e bashkautorësive, si dhe pjesëmarrjes në komisione shkencore ndërkombëtare, ai lartësoi mendimin arkitekturor shqiptar. Si udhëheqës shkencor i shumë temave të doktoraturës dhe diplomave, ai ngjalli te studentët dhe koleget e rinj pasionin për kërkimin rigoroz dhe respektin për mjedisin e ndërtuar.

Përmes kualifikimeve dhe trajnimeve të thelluara ndërkombëtare në qendrat elitare të arkitekturës botërore — si Architectural Association School of Architecture dhe The Bartlett School of Architecture në Londër, si dhe në Fakultetet e Arkitekturës në Firence, Torino dhe Romë — Prof. Agron Lufi solli një frymë thelbësore modernizimi në arsimin shqiptar. Ai ishte pionier i futjes në praktikat didaktike të koncepteve bashkëkohore të projektimit bioklimatik, mbrojtjes së mjedisit, qëndrueshmërisë dhe efiçiencës energjetike.

Gjatë viteve 1992–1997, në cilësinë e Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, dhe më pas si Përgjegjës i Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (2003–2008), ai drejtoi me sukses shtatë projekte ndërkombëtare TEMPUS dhe CARDS, duke ristrukturuar thellësisht kurrikulat e formimit universitar të arkitektëve, urbanistëve dhe inxhinierëve të mjedisit.

Në vitet 2011–2012 drejtoi me vizion Shkollën e Doktoraturës në Arkitekturë dhe Urbanistikë, në bashkëpunim me shkollat prestigjioze të Firences, Barit, Paris La Villette dhe Versajës.
Përtej kontributit universitar, Prof. Dr. Agron Lufi ishte një studiues dhe profesionist i kalibrit të lartë në fushën e planifikimit urban dhe ndërtimit. Si drejtues i studios së projektimit ADC dhe konsulent pranë pushtetit vendor, ai la gjurmë të pashlyeshme me studime dhe projekte madhore, përfshirë Planin Rregullues të Zonës Industriale të Tiranës, Studimin Rajonal dhe Mjedisor Farkë–Sauk, Studimin Urbanistik e Turistik të Bregut të Liqenit të Shkodrës, si dhe si bashkautor i Planit Rregullues të Qytetit të Tiranës (2012).

Mijëra studentë, bashkëpunëtorë dhe kolegë do ta kujtojnë përherë për erudicionin, ndershmërinë profesionale, qasjen novatore dhe bujarinë njerëzore me të cilën formoi e udhëhoqi breza të tërë arkitektësh në Shqipëri.

Fakulteti dhe kolegët i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të arkitektëve për këtë humbje të rëndë.

Homazhet do të mbahen nesër,

dt 06.10.2026,
ora 09:00-12:00

pranë Akademisë së Shkencave,
nga ku do të bëhet dhe nisja drejt varrezave të Tufinës.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Tij!

SHARE Architecture Awards 2026 ka hapur thirrjen për aplikime në tre kategori:                           1. Projekte të ...
26/06/2026

SHARE Architecture Awards 2026 ka hapur thirrjen për aplikime në tre kategori:

1. Projekte të ndërtimeve të përfunduara 2. Projekte të objekteve në ndërtim 3. Projekte të interierit

Aplikimet janë FALAS deri më 31 korrik.

Mos e humb shansin të vendosësh arkitekturën shqiptare në hartën e rajonit!

Address

Adresa: Rr. Abdyl Frashëri; Nd. 5; H. 20; Ap. 22 Njësia Bashkiake Nr. 5/Kodi Postar Tiranë
Tirana
1019

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë:

Shortcuts

Share