Programi Social

Programi Social I themeluar në 1921, Kryqi i Kuq Shqiptar është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri.

07/04/2026
09/02/2026
Gjatë këtyre viteve të zbatimit të projekteve me gra dhe vajza, kemi qenë dëshmitarë të forcës, motivimit, kurajos, tale...
09/01/2026

Gjatë këtyre viteve të zbatimit të projekteve me gra dhe vajza, kemi qenë dëshmitarë të forcës, motivimit, kurajos, talentit dhe vendosmërisë së tyre për të ndryshuar jetën dhe për të ecur përpara.
Ndaj, jemi të lumtur që po vazhdojmë mbështetjen tonë të rradhës për 100 gra dhe vajza në qytetet e Lezhës Kryqi i Kuq Shqiptar,Dega Lezhe dhe Korçës Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Korçë përmes projektit “Fuqizimi i grave përmes trajnimit profesional”.
Ky projekt i ri synon fuqizimin e tyre përmes trajnimit profesional 6-mujor në fushën e rrobaqepsisë, trajnimeve për punësim, mbështetjes psikosociale, ndërgjegjësimit mbi dhunën si dhe forcimit personal, duke u hapur rrugën për pavarësi ekonomike dhe integrim të plotë.
Projekti zhvillohet në partneritet me Kryqin e Kuq Austriak dhe mundësohet me mbështetjen e Bashkisë së Vjenës.

Siç thotë Maya Angelou: “Çdo herë që një grua ngrihet për veten e saj, njëkohësisht ajo flet dhe qëndron në mbrojtje të të gjitha grave.”

Sot është Dita Ndërkombëtare e Migrantëve. Asnjë qenie njerëzore nuk është e paligjshme. Shpëtimi i jetëve është një det...
18/12/2025

Sot është Dita Ndërkombëtare e Migrantëve. Asnjë qenie njerëzore nuk është e paligjshme. Shpëtimi i jetëve është një detyrim humanitar, në det, në tokë dhe kudo tjetër. Askush që largohet nga lufta, konfliktet apo persekutimi nuk duhet të përballet me vdekje, lëndime apo keqtrajtim.
Mbi 160 ekipe të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në të gjithë globin ofrojnë çdo vit mbështetje për miliona migrantë dhe refugjatë.

Address

Rruga Pjeter Budi, Tirane
Tirana
1511

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Programi Social posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Programi Social:

Share