01/05/2025
Sot nuk flasim për të tjerët – flasim për veten!
Jemi psikologët dhe punonjësit socialë të këtij vendi.
Jemi ata që mbajmë shpresën gjallë në sytë e fëmijëve, të rinjve, grave dhe burrave që përballen me vështirësi.
Por ne nuk mund të mbështesim të tjerët, kur vetë jemi të rraskapitur, të padëgjuar, të pavlerësuar!
1 Maji është dita jonë për t’u ngritur, për të kërkuar paga dinjitoze, kushte pune humane dhe përfaqësim të denjë.
Sindikatës sonë nuk do ti mbyllet goja. Zëri ynë është i përbashkët, i fortë dhe nuk do të heshtë më!