07/10/2026
Të nderuar besimtarë,
Falë bujarisë dhe solidaritetit tuaj, u arrit të mblidhet shuma e nevojshme prej 8,000 dollarësh, e cila do të shkojë për mbështetjen e 40 fëmijëve në Gaza, për sigurimin e qumështit, pijeve dhe nevojave të tjera bazë për një periudhë dy mujore.
Kjo kërkesë për ndihmë na u përcoll në ditët e fundit nga Myftinia e Palestinës, e cila na bëri me dije për nevojat e këtyre fëmijëve dhe kërkoi mbështetjen tonë për t’u ardhur në ndihmë.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë të gjithë besimtarëve dhe kontribuuesve që iu përgjigjën kësaj thirrjeje dhe u bënë pjesë e kësaj vepre bamirësie.
Allahu i Madhëruar ju shpërbleftë me të mira për çdo kontribut tuajin!
Për të gjithë ata që dëshirojnë të vazhdojnë të kontribuojnë, çdo shumë e mbledhur do t’i bashkëngjitet fondit të ndihmës dhe do të dërgohet në destinacion për të vijuar mbështetjen për fëmijët në Gaza.
Për të kontribuar më tej, klikoni në linkun e bashkëngjitur: https://projekte.kmsh.al/project/33