12/10/2026
Vijojnë aktivitetet në kuadër të projektit “Ndërtimi i aftësive, Formësimi i së ardhmes – Në rrugën drejt integrimit në BE”, me fokus forcimin e orientimit në karrierë dhe lidhjen e arsimit me tregun e punës.
Në vijim të tryezave tematike të zhvilluara me aktorë të rajoneve të ndryshme, takimi me përfaqësues të shkollave, institucioneve arsimore dhe të punësimit, universiteteve, qendrave të formimit profesional dhe sektorit të biznesit në rajonin e veriut krijoi një hapësirë për shkëmbimin e perspektivave dhe identifikimin e nevojave të të rinjve.
Diskutimet u përqendruan te aftësitë që u nevojiten të rinjve për të orientuar të ardhmen e tyre, kërkesat e tregut të punës dhe mundësitë për një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet shkollave, institucioneve dhe punëdhënësve.
🤝 Bashkëpunimi mes arsimit dhe tregut të punës mbetet thelbësor për t’u dhënë të rinjve njohuritë, aftësitë dhe mbështetjen e nevojshme për të ndërtuar të ardhmen e tyre profesionale.
Diskutimet dhe rekomandimet e pjesëmarrësve do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të modelit kombëtar të orientimit në karrierë dhe punës për aftësitë për jetën, si dhe në përcaktimin e hapave të ardhshëm të ndërhyrjes në kuadër të projektit.
“Building Skills, Shaping Futures - on the path to EU integration” is an 18-month project financed by the European Union (EU) and implemented by UNICEF and the Centre for Competitive Skills (CCS) under a Contribution Agreement with the Central Finance and Contracting Unit (CFCU). The project is implemented in partnership with the Ministry of Education (MoE).