19/10/2026
Shoqata e Agroturizmit Shqipëri shpreh shqetësimin e saj për situatën e krijuar dhe dënon çdo formë dhune ndaj qytetarëve që kërkojnë të drejtën e tyre për t’u shprehur dhe për të kërkuar një të ardhme më të mirë.
Të rinjtë janë e ardhmja e vendit tonë, zëri i tyre duhet dëgjuar, respektuar dhe marrë seriozisht. Çdo qytetar, pavarësisht moshës apo bindjeve të tij, meriton të shprehet lirshëm dhe të trajtohet me dinjitet.
Besojmë se një shoqëri demokratike ndërtohet përmes dialogut, respektit të ndërsjellë dhe përgjegjësisë, jo përmes frikësimit apo dhunës. Dhuna është e papranueshme dhe nuk mund të jetë kurrë përgjigjja ndaj zërit të qytetarëve.
Shqipëria ka nevojë për të rinj që besojnë te vendi i tyre, për qytetarë që ndihen të dëgjuar dhe për institucione që u përgjigjen me përgjegjësi shqetësimeve të tyre.
Foto Citizens.al