Unioni i Studentëve të Universiteteve të Pavarura ( USUP ) u krijua nga vullneti i lirë i disa studentëve, për studentët, nga universitete të ndryshme shqiptare, private dhe publike, me qëllim pëfaqësimin e interesave studentore në Republiken e Shqipërisë dhe jo vetëm. Në këtë kuader USUP ka për qëllim:
• Ngritjen dhe zhvillimin e forumeve rinore, prezantimeve, debateve publike në nivel ekspertes
h, në rrafshin politik bërës, qeverisës, administrues dhe grupeve të interesit;
• Rishikimin dhe shqyrtiminin e legjislacionit për arsimimin në Republiken e Shqiperise për krijimin e një mjedisi më të mbrojtuar, të barabratë dhe social për të rinjtë dhe arsimdashesit;
• Nxitjen e bashkëpunimit midis grupeve të ekspertëve sektorial dhe ndërsektorial në fushën e arsimit dhe të arsimimit;
• Krijimin e një ambienti të lirë të konkurences dhe/ose konkurimit të universiteteve publike dhe/ose private në bazë të cilësive të tyre akademike;
• Krijimin e një ambienti të lirë të konkurencës dhe/ose konkurimit të studentëve për të drejtën e arsimimit me bazë meritokracinë;
• Krijimin e mundësisë dhe lirisë së studentit për të përzgjedhur Institucionin e Arsimit të Lartë ( IAL ) dhe fushën e studimit;
• Krijimin e një ambjeni akademik të pavaruar nga mbikqyrja e shtetit por që drejtohet nga vetë studentët dhe pedagogët;
• Angazhime me policy paper (punime shkencore);
• Bashkëpunimin me organizata analoge me subjekt të njejtë veprimtarie në nivel kombëtar dhe ndërkombetare për krijimin e një baze të dhënash (database) dhe krijimin e një rrjeti të përbashkët për shkëmbime të dhënash. Bashkëpunime dhe projekte në nivel kombëtar dhe ndërkombetar duke aplikuar direktivat e BE-së, konventat ndërkombëtare dhe politikat gjithëpërfshirëse;
2. Bashkëpunime me organizatat donatore dhe implementuese në fushën e zhvillimit akademik-arsimor të Shqipërisë, në funksion të identifikimit, analizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të arsimit në Republikën e Shqipërisë;
3. Shpërndarje informacioni, ndërgjegjësim dhe programe trajnimi, zhvillim,i për përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve publike qendrore dhe lokale, komuniteteve dhe organizatave të shoqërise civile në funksion të ritjes akademike-arsimore;
4. Punë kërkimore, sondazhe, analiza tregu, studime krahasimore në kuadrin rajonal dhe Europian;
5. Advokim, koordinim dhe përfaqesim interesash legjitime të grupimeve profesionale, akademike, kerkimore, dhe komunitare në përputhje me objektivat madhore te integrimit Europian të Shqiperisë. Në funksion të arritjes së qëllimeve të saj, në kuader të fushave të lartpermendura të veprimtarisë, në përputhje të plotë me Ligjin për OJF-të Nr. 8788 date 07.05.2001, Unioni i Studentëve të Universiteteve të Pavarura:
Mund të krijoje, të marrë pjesë ose te kontribuoje në zhvillimin e organizatave të tjera jofitimprurëse, fondacione dhe institucione të tjera të specializuara;
Mund t’u bashkohet qëndrave të tjera, institucioneve dhe organizatave në konsorciume të nivelit lokal, kombëtar e ndërkombëtar;
Mund të ofroje shërbime konsulence dhe asistence teknike në interes të institucioneve dhe të organeve qëndrore, lokale, grupeve të interesit si dhe të tretëve nëpërmjet lidhjes së marrëdhënieve kontraktore për promovimin, projektimin dhe realizimin e aktiviteteve që kanë për qëllim zhvillimin dhe qeverisjen e mirë;
Mund të krijoje iniciativa për të vendosur marrëdhënie pune brënda dhe ndërmjet sektorit joqeveritar dhe sektorëve të tjerë, duke përfshirë ketu qeverinë, median, biznesin dhe publikun e gjërë;
Në këto rrethana USUP ka legjitimitetin të mbroje në menyre rigoroze të drejtat dhe liritë e studenteve nga pikpamja ligjore dhe jo vetem. USUP ka strukturat e saj drejtuese për të siguruar mbarëvajtjen e çdo proçesi që është në funksion të studentëve. Sipas vendimit Nr. 1165, datë. 21/04/2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, qëndra Unioni i Studentëve të Pavarura regjistrohet si person juridik me përfaqësues Drejtorin Ekzekutiv. Në këtë vendim USUP kodifikon rregullat statutore dhe dhe organet drejtuese të cilat përbëhen nga institucioni më i lartë vendimmarrës që është Bordi Drejtues që përbëhet nga 5 student/anëtarë dhe themeluaes të organizatës, Anxhela Bakiasi, Erisa Korumi, Elson Frroku, Sara Mile dhe Sara Gorovelli.
Çdo student i cili mendon se i është cenuar e drejta, ndjehet i diskriminuar apo i pa përfaqësuar mund të na drejtohet me një mesazh. Ne do të jemi aty ku është studenti.