ACMS-Albanian Committee of Medical Students

ACMS-Albanian Committee of Medical Students Përfaqësuesit zyrtarë të IFMSA - The International Federation Of Medical Students’ Associations në Shqipëri.

Ne kemi vetëm një Tokë.  Lagunat, lumenjtë, malet, fushat, liqenet janë strehë për biodiversitetin. Shëndeti i njeriut, ...
05/06/2026

Ne kemi vetëm një Tokë.

Lagunat, lumenjtë, malet, fushat, liqenet janë strehë për biodiversitetin. Shëndeti i njeriut, qëndrueshmëria e ekosistemeve dhe kufinjtë natyralë të Tokës janë të ndërlidhur e si të tillë duhen respektuar.

Në kuadër të World Immunization Week, organizuam një seminar informues dhe ndërgjegjësues me Prof. Dr. Enver Roshi, mbi ...
27/05/2026

Në kuadër të World Immunization Week, organizuam një seminar informues dhe ndërgjegjësues me Prof. Dr. Enver Roshi, mbi rëndësinë e vaksinimit dhe rolin thelbësor që vaksinat kanë në mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik. 💉🌍

Aktiviteti shërbeu si një hap i rëndësishëm për të promovuar ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë qytetare ndaj shëndetit.

Falenderojmë profesorin për kontributin dhe ndarjen e njohurive me pjesëmarrësit, si edhe të gjithë të pranishmit për interesin dhe pjesëmarrjen aktive.

25/05/2026
17/05/2026

Japan Day People ✨

Një Ditë dedikuar Japonisë🇯🇵Ky aktivitet vjen si pjesë e planit të veprimit të Sabiana Seferi (pjesë e ACMS) ku u prezan...
17/05/2026

Një Ditë dedikuar Japonisë🇯🇵

Ky aktivitet vjen si pjesë e planit të veprimit të Sabiana Seferi (pjesë e ACMS) ku u prezantua shkëmbimi i saj nga programi MIRAI, përmes së cilit ajo ka pasur mundësi të vizitojë Japoninë për një javë si studente. Në këtë rast, ajo ka vizituar Universitetin e Sofias në Tokio, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë(MOFA) si dhe Hiroshima Peace Memorial Museum. Ky program financohet nga MOFA dhe zbatohet në rajonin tonë përmes Zyrës Rajonale për Bashkëpunim (RYCO) me tematikë ndërtimin e paqes dhe pajtimin. .jp_en

Aktiviteti u realizua për të gjithë anëtarët e ACMS si dhe komunitetin mjekësor rinor, ku pjesë e organizatorëve ishin: Elisona Gjana, Ada Omuri, Natali Bliu, Ejona Domi, Anxhela Miraka, Armela Selimaj, Inva Mustafa, Irini Hoda, Siloena Torra, Roena Cenaliu dhe Resilda Rata.

Gjatë takimit iu dedikua kohë përshtypjeve mbi kulturën japoneze, sistemin e edukimit e shëndetësor, kulinarinë, historinë si edhe rëndësinë e programit për zhvillimin profesional dhe personal të të rinjve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit patën mundësi të provonin disa ushqime dhe pije aziatike; kryesisht japoneze, për ta bërë gjithë eskperiencën më të këndshme dhe të plotësuar. Këto ushqime dhe pije u mundësuan nga .albania dhe .

Faleminderit të përzemërta për të gjithë ato që organizuan, morën pjesë dhe suportuan këtë iniciativë. Jemi krenarë për anëtarët tanë që për të disatin vit radhazi përfaqësojnë rajonin tonë në Japoni.

Mund të jesh ti i radhës.
Advancing healthcare.

Më shumë se hormone 🌸PCOS prek më shumë vajza sesa mendohet, por shumë prej tyre vazhdojnë të përballen me simptoma, pas...
12/05/2026

Më shumë se hormone 🌸
PCOS prek më shumë vajza sesa mendohet, por shumë prej tyre vazhdojnë të përballen me simptoma, pasiguri dhe mungesë informacioni.

Në kete takim me Dr. Ilta Bylykbashi, mjeke Obstetër - Gjinekologe dhe Pedagoge ne Fakultetin e Mjekësisë, do diskutojme mbi PCOS, ndikimin e tij në shëndetin fizik dhe emocional, mënyrat e menaxhimit dhe rëndësinë e kujdesit ndaj vetes.
Një diskutim informues, mbështetës dhe pa tabu, ku çdo pyetje ka vend. 💗

📆 14 Maj 2026 | 🕦 16:00
📍 Biblioteka Moikom Zeqo
🔗 Regjistrohu në linkun në Bio!
📑 Pjesëmarrësit do pajisen me çertifikatë!

Je i ftuar! 🫵🏻Piknik te liqeni me studentë të tjerë të shkencave mjekësore? Po. Lojëra dhe networking? Po. Sill snack-un...
04/05/2026

Je i ftuar! 🫵🏻

Piknik te liqeni me studentë të tjerë të shkencave mjekësore? Po.

Lojëra dhe networking? Po.

Sill snack-un, gatimin tënd të preferuar ose lojëra tavoline, top etj për të kaluar kohë në natyrë, për t’u njohur më tepër me ACMS dhe njerëzit e saj.

Shihemi të enjten, datë 7 Maj, ora 16:00 te diga e Liqenit Artifical Tiranë. 🫰🏻

Vaksinimi: mburoja e shoqërisë 🛡️Në kuadër të Javës Botërore të Imunizimit 2026, programi “Disease Prevention and Health...
01/05/2026

Vaksinimi: mburoja e shoqërisë 🛡️

Në kuadër të Javës Botërore të Imunizimit 2026, programi “Disease Prevention and Health Promotion” organizon një takim informues me Dr. Enver Roshi, rreth rolit të vaksinimit e ndërgjegjësimit shoqëror. Sesioni synon të forcojë besimin ndaj imunizimit aktiv dhe të promovojë shëndetin publik duke theksuar rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve infektive.

📍Biblioteka Moikom Zeqo
📆 5 maj
🕓16:00

Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë!

01/05/2026

Japan Day🎌
Fish chips and more from .albania

Arigatou gozaimasu!🏯

30/04/2026

Arigatou gozaimasu!🎌

Japan Day with mochi & drinks from to us!


Address

Rruga Aleksander Moisiu
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 06:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ACMS-Albanian Committee of Medical Students posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to ACMS-Albanian Committee of Medical Students:

Share