18/10/2026
📢 Ndaloni dhunën, mbroni jetën dhe të drejtën për protestë paqësore!
Përtej Barrierave i bashkohet organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri në thirrjen për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përfshirë të drejtën për protestë paqësore.
Përmes deklaratës së përbashkët, shprehim shqetësimin tonë për përshkallëzimin e tensioneve dhe raportimet për persona të lënduar gjatë protestave të ditëve të fundit.
U bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse të garantojnë sigurinë e qytetarëve, të respektojnë të drejtën për tubim paqësor dhe të sigurojnë që çdo ndërhyrje e forcave të rendit të jetë e ligjshme, e nevojshme dhe proporcionale.
Besojmë se dialogu, respektimi i të drejtave të njeriut dhe përgjegjshmëria institucionale janë thelbësore për një shoqëri demokratike, ku zëri i çdo qytetari dëgjohet dhe respektohet. 🙌🏻