Aidssh - Platforma: "Mësojmë nga e kaluara"

Directions Website Contact the organization

Aidssh - Platforma: "Mësojmë nga e kaluara" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Aidssh - Platforma: "Mësojmë nga e kaluara", Nonprofit Organization, Tirane, Garnizoni "Skenderbej", Tirana.

Informojmë për të shkuarën '44-'91 përmes dokumenteve arkivore, dëshmive të ish të përndjekurve e familjarëve të tyre, perspektives së letërsisë & botimeve shkencore.

12/10/2026

Flutura, vajza e regjisorit Viktor Stratobërdha, ishte gati shtatë vjeçe kur i ati u burgos. Sapo kishte filluar klasën e parë.

📚 Autoriteti kontribuon në programet e reja të Historisë për klasat VII-XI të Arsimit Parauniversitar Më 30 qershor 2026...
09/07/2026

📚 Autoriteti kontribuon në programet e reja të Historisë për klasat VII-XI të Arsimit Parauniversitar

Më 30 qershor 2026, Autoriteti mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Arsimit për prezantimin e risive të kurrikulës së Arsimit Parauniversitar për klasat II, VII dhe XI.
Autoriteti u përfaqësua nga Drejtoresha e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar, znj. Ornela Arapi, e cila ka qenë pjesë e procesit të konsultimit dhe hartimit të programeve të reja lëndore, duke përcjellë propozimet e Autoritetit për përfshirjen e fushës së kujtesës.
Në vijim të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit të Shqipërisë, Autoriteti, në bashkëpunim me ISKK-në dhe ASCAP-in, ka dhënë kontribut në hartimin e programeve të reja të Historisë për klasat VII dhe XI.
Gjatë takimit u prezantua mënyra se si fusha e kujtesës është integruar në programet e reja lëndore, si rezultat i këtij bashkëpunimi institucional.
Kontributi i Autoritetit u përqendrua në përfshirjen e termave kyçe që lidhen me fushën e kujtesës, si dhe në rekomandimin, si burime mbështetëse për autorët e teksteve dhe mësuesit, të botimeve të Autoritetit të përshtatura për fëmijë dhe të miratuara nga ASCAP, platformës "Mësojmë nga e kaluara – Burime mësimore të hapura 1944–1991", si edhe të një game të gjerë burimesh që përfshijnë dokumente arkivore, dëshmi gojore, vende të kujtesës dhe materiale të tjera edukative, në funksion të pasurimit të procesit të mësimdhënies dhe të nxënit.

Ornela Elezi Dorian Zanaliu Rovena Rrozhani

29/06/2026
Mësojmë nga e kaluara mëson përmes Klubit të Librit  në vendin e kujtesës.E si mund të mos lër gjurmë një aktivitet kur ...
01/06/2026

Mësojmë nga e kaluara mëson përmes Klubit të Librit në vendin e kujtesës.
E si mund të mos lër gjurmë një aktivitet kur zhvillohet në vendin e ndodhjes së ngjarjes të shkruar në libër, duke takuar personazhin dhe autorin e librit njëkohësisht.

Mësuesja Audenarda Balliu, nga shkolla e mesme e përgjithshme “Oso Kuka”, ndau përmes kësaj videoje përvojën dhe reflekt...
27/05/2026

Mësuesja Audenarda Balliu, nga shkolla e mesme e përgjithshme “Oso Kuka”, ndau përmes kësaj videoje përvojën dhe reflektimet e saj nga aktiviteti “Spaçi dje dhe sot”, i zhvilluar më 22 maj 2026 në ambientet e ish-kamp-burgut të Spaçit nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Përveç informacionit të marrë për kamp-burgun e Spaçit, mësuesja ndan edhe njohuritë që mori mbi platformën edukative “Mësojmë nga e kaluara”, si një hapësirë digjitale edukimi dhe ndërgjegjësimi për brezin e ri.

Spaçi, një klasë e hapur kujtese përmes librit memuaristik dhe dokumentevë arkivor nga AIDSSHAutoriteti për Informimin m...
23/05/2026

Spaçi, një klasë e hapur kujtese përmes librit memuaristik dhe dokumentevë arkivor nga AIDSSH

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me KIE, zhvilloi në ambientet e ish-kamp-burgut të Spaçit një aktivitet edukativ dhe reflektues me nxënës të shkollës 9-vjeçare Shkolla 9-vjeçare “Jeronim De Rada” dhe nxënës të shkollës së mesme Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Oso Kuka”.

Nxënësit u njohën me historinë e kamp-burgut të Spaçit, rëndësinë e përkujtimit të Revoltës së Spaçit, si edhe me punën e bëre në kuadër të projektit për edukimin për qytetari demokratike “Mësojmë për të kaluarën, veprojmë për të ardhmen”.

🔹 Nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada” zhvilluan një guidë në ambientet e kamp-burgut të Spaçit nën drejtimin e znj. Rovena Rozhani, e cila kishte përgatitur materiale orientuese dhe fletëpalosje informuese mbi historikun e kampit. Gjatë guidës, nxënësit dëgjuan edhe dëshmitë e z. Ioan Çeli dhe z. Artan Murrizi, të cilët dikur, në moshën e tyre, kishin vizituar Spaçin për të takuar baballarët e burgosur politikë.

Përmes këtyre rrëfimeve dhe vizitës në ambientet e kampit, nxënësit u njohën nga afër me historinë dhe funksionimin e një prej simboleve më të rënda të diktaturës komuniste. Pas guidës, ata realizuan punime artistike të frymëzuara nga informacioni, emocionet dhe përjetimet e marra gjatë kësaj eksperience edukative dhe reflektuese.

🔹 Ndërkohë, nxënësit e shkollës së mesme “Oso Kuka” zhvilluan një aktivitet të Klubit të Librit mbi veprën “Drama e jetës” të z. Nestor Topencarov. Përmes këtij libri me karakter memuaristik, ata u njohën me përvojën e rëndë që autori përjetoi në kamp-burgun e Spaçit, vuajtjet, përballjen me dhunën e sistemit komunist dhe qëndresën njerëzore në kushte çnjerëzore.

Diskutimi i librit u kthye në një moment reflektimi për të rinjtë mbi rëndësinë e kujtesës historike, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Gjatë aktivitetit, specialistet e Drejtorisë së Informacionit, znj. Elibjana Buçpapaj dhe znj. Anxhela Dervishi, u shpjeguan nxënësve mënyrën se si funksiononte Sigurimi i Shtetit, duke i njohur ata me mekanizmat e survejimit, kontrollit dhe përsekutimit që regjimi komunist ushtronte ndaj qytetarëve.

Përmes një materiali të përgatitur në bashkëpunim me znj. Mirela Murrizi, nxënësve iu prezantua edhe dosja e z. Nestor Topencarov procesi i hapjes së saj, si dhe dokumentet dhe informacionet që ajo përmban mbi periudhën e persekutimit dhe jetën në kamp-burgun e Spaçit.

Nxënësit dëgjuan rrëfimin prekës të autorit mbi kalvarin e vuajtjeve që ai përjetoi në burgun e Spaçit, të pasqyruara në librin “Shtigje të Ferrit”, dhe më pas vijuan guidën në ambientet e ish-kamp-burgut së bashku.

Një rol të rëndësishëm në këtë aktivitet patën edhe mësueset e shkollave pjesëmarrëse: Audenarda Balliu, Elona Pepa, Albana Kali, Jonida Vrapi dhe Vjolla Dedja, si edhe ekspertja e edukimit në zyrën e Këshillit të Europës, Anila Saljani, të cilat orientuan dhe mbështetën nxënësit gjatë gjithë aktivitetit edukativ dhe reflektues.

Në përmbyllje të aktivitetit, nxënësit e dy shkollave u mblodhën në sheshin ku, në vitin 1973, ish-të burgosurit politikë ngritën flamurin shqiptar pa yllin komunist, simbol i qëndresës dhe i aspiratës për liri. .

Gjimnazi "OSO KUKA" - Faqja Zyrtare Shkolla Jeronim De Rada



Gentiana Mara Sula Gentiana Sula Faqja Zyrtare Council of Europe Office in Tirana

19/05/2026
📚 U themelua në Shkodër  Klubi i Librit “Mësojmë nga e kaluara”, një nismë e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e...
18/05/2026

📚 U themelua në Shkodër Klubi i Librit “Mësojmë nga e kaluara”, një nismë e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Bashkinë Shkodër, Bibliotekën Publike “Marin Barleti” dhe ZVA Shkodër.

Takimi i parë iu kushtua librit memuaristik “Nëpër shtigjet e ferrit” të Viktor Martinit, një dëshmi tronditëse mbi përsekutimin e familjes Martini gjatë diktaturës komuniste.

Në aktivitet morën pjesë mësuese nga shkolla të ndryshme të qytetit të Shkodrës, të cilat shprehën interesin dhe gatishmërinë për t’u bërë pjesë e këtij klubi si një hapësirë reflektimi, edukimi dhe ndërgjegjësimi për brezat e rinj.

Aktiviteti u moderua nga znj. Rovena Rozhani, punonjëse e AIDSSH-së dhe shkrimtare e librave për fëmijë, e cila vuri theksin tek puna që Autoriteti zhvillon në fushën e edukimit qytetar, përmes platformave dhe produkteve edukative të përshtatura për fëmijë dhe të rinj, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe ASCAP.

Në emër të AIDSSH-së foli znj. Brunilda Cerraga, Përgjegjëse e Sektorit të Projekteve dhe Edukimit, e cila prezantoi synimet dhe qëllimin e Klubeve të Librit “Mësojmë nga e kaluara”, letërsinë që trajtohet në këto takime, si edhe rëndësinë e ndërthurjes së librit me dëshminë gojore dhe dokumentin arkivor për të kuptuar më mirë të kaluarën. Ajo diskutoi gjithashtu mbi materialet arkivore që gjenden në arkivin e AIDSSH-së për familjen Martini, për babain Zef Martini dhe katër djemtë e tij, ndër ta edhe Viktor Martinin.

Më pas, z. Leka Ndoja, Drejtor i Arkivës së ISKK-së, foli mbi vlerën e dëshmive gojore, rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe rolin që luan letërsia memuaristike në përcjelljen e kësaj kujtese tek brezat e rinj.

Gjatë aktivitetit, znj. Rovena Rozhani lexoi dy pjesë të rëndësishme nga libri, të cilat pasqyrojnë momentet që e kanë bërë Viktor Martinin të ndihet si një trashëgimtar i detyrës për të treguar historinë e familjes së tij dhe për të kontribuar në fushën e kujtesës përmes rrëfimit autobiografik. Libri sjell historinë e persekutimit të familjes Martini, por edhe qëndresën e jashtëzakonshme të nënës së tij, e cila u dha gjithmonë shpresë bijve të saj përballë vuajtjeve dhe represionit.

Takimi vijoi me diskutimet e mësueseve Merita Kastrati, Orjeta Dushi, Rudina Prendi dhe Mirela Sakej, të cilat ndanë reflektime mbi rëndësinë e trajtimit të historisë së diktaturës në shkollë dhe tek të rinjtë.

Klubi i Librit “Mësojmë nga e kaluara” synon të përdorë letërsinë memuaristike, kujtesën dhe dokumentin arkivor si mjete edukimi historik dhe qytetar, me qëllim që historia e diktaturës të njihet përmes fateve konkrete njerëzore dhe kujtesës së dokumentuar.

Autoriteti DosjeveGentiana Sula Faqja Zyrtare Biblioteka Publike "Marin Barleti" Viktor Martini Bashkia Shkodër Leke Ndoja Ajkana Sandri Dorian Zanaliu Rovena Rrozhani - Shkrimtare per femije Merita Kastrati Orjeta Dushi Rudina Prendi Mirela Golemi Sakej Sokoli Çërraga






Prishtinë 13 maj- Në funksion të platformës “Mësojmë nga e kaluara – Burime Arsimore të Hapura”, u zhvillua në Prishtinë...
13/05/2026

Prishtinë 13 maj- Në funksion të platformës “Mësojmë nga e kaluara – Burime Arsimore të Hapura”, u zhvillua në Prishtinë një takim me profesorët e Departamentit të Historisë të Universitetit të Prishtinës, Prof. Ass. Mentor Hasani, Prof. Ass. Kujtime Boshtrakaj Camajdhe Ass. Ma. Oktaj Hasani, si dhe me stafin e Autoritetit, të kryesuar nga Prof.Ass. Albert Nikolla, anëtar i Autoritetit , Dr. Ornela Arapi, Drejtore e Hulumitimit Shkencor, Dr.Brunilda Çërraga përgjegjëse për edukim dhe eksperti audo- vizual Dorian Zanaliu.

Pasi u njohën me historikun e fakultetit dhe me kurrikulën e periudhës së komunizmit që trajtohej në këtë fakultet, u diskutua për një marrëveshje midis dy institucioneve, me qëllim nxitjen e studimit shkencor të mbështetur në arkivin e Autoritetit, realizimin e konferencave të mbështetura mbi këtë arkiv, organizimin e punëtorive, praktikave studentore, konferencave dhe klubeve të librit, si dhe parashikimin e veprimtarive të përbashkëta në planet vjetore.

Autoriteti u ftua të marrë pjesë në Javën e Historisë, organizuar nga Fakulteti i Historisë i Universitetit të Prishtinës.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit akademik dhe institucional në funksion të studimit dhe reflektimit mbi të kaluarën komuniste, si dhe promovimit të burimeve arkivore për qëllime edukative dhe kërkimore.

Nikolla Ornela Elezi Çërraga Dorian Zanaliu

Address

Tirane, Garnizoni "Skenderbej"
Tirana
1010

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aidssh - Platforma: "Mësojmë nga e kaluara" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Aidssh - Platforma: "Mësojmë nga e kaluara":

Shortcuts

Share