Health for All Project - HAP

Directions Contact the organization

Health for All Project - HAP Projekti synon të ndihmojë popullatën e këtyre dy qarqeve për një shëndet më të mirë, nëpërmjet përmirësimit të sistemit shëndetësor parësor.

Shëndet për të Gjithë (HAP) është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (SwissTPH) me fokus përmirësimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor. Projekti Shëndet për të Gjithë [Health for All Project (HAP), i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, po zbatohet në qarqet Dibër dhe Fier nga Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH).

Me keqardhje ju njoftojmë se konferenca përmbyllëse e projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP), e planifikuar për më 28 t...
21/10/2026

Me keqardhje ju njoftojmë se konferenca përmbyllëse e projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP), e planifikuar për më 28 tetor 2026, është shtyrë për në muajin nëntor, në një datë që mbetet për t’u caktuar.

Në kushtet e protestave dhe të situatës së paqëndrueshme të krijuar në vend, ekipi drejtues i projektit në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës kanë vendosur shtyrjen e konferencës, në përputhje me përfundimet e vlerësimit të situatës dhe procedurat e sigurisë.

Data e re e konferencës do t'ju komunikohet sapo kushtet të mundësojnë zhvillimin e saj.

Shprehim keqardhjen tonë të sinqertë për trazirat që po kalon vendi dhe urojmë që qetësia dhe stabiliteti të rikthehen sa më shpejt për të mirën e Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj.

𝟏𝟐 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝐇𝐀𝐏 𝐧ë 𝐬𝐡𝐢𝐟𝐫𝐚 | Kujdesi shëndetësor në banesë𝟏,𝟑𝟎𝟒 profesionistë shëndetësorë janë trajnuar për zbatimin e proce...
19/10/2026

𝟏𝟐 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝐇𝐀𝐏 𝐧ë 𝐬𝐡𝐢𝐟𝐫𝐚 | Kujdesi shëndetësor në banesë

𝟏,𝟑𝟎𝟒 profesionistë shëndetësorë janë trajnuar për zbatimin e procedurave të ofrimit të kujdesit shëndetësor në banesë, me mbështetjen e projektit HAP, nga të cilët 1,232 infermierë dhe 72 specialistë të NJVKSH-ve.

Trajnimi i këtyre profesionistëve përbën një bazë të fortë për përmirësimin dhe shtrirjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në banesë për të gjithë ata pacientë që për shkak të gjendjes shëndetësore apo moshës e kanë të pamundur të paraqiten pranë qendrave shëndetësore.

Më shumë profesionistë të përgatitur, më shumë mundësi për kujdes cilësor pranë pacientit.

* * *

𝟏𝟐 𝐘𝐞𝐚𝐫𝐬 𝐨𝐟 𝐇𝐀𝐏 𝐢𝐧 𝐍𝐮𝐦𝐛𝐞𝐫𝐬 | Home-Based Health Care

With the support of the HAP project, 𝟏,𝟑𝟎𝟒 health professionals have been trained in procedures for delivering home-based health care, including 1,232 nurses and 72 specialists from Local Units of Health Care.

Training these professionals provides a strong foundation for improving and expanding home-based health care services for patients who, due to their health condition or age, are unable to visit health centres.

More skilled health professionals, greater access to quality care where patients need it most.

𝟏𝟐 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝐇𝐀𝐏 𝐧ë 𝐬𝐡𝐢𝐟𝐫𝐚 | Parandalimi dhe menaxhimi i sëmundjeve jo të transmetueshmePërmirësimi i cilësisë së Kujdesit Sh...
09/10/2026

𝟏𝟐 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝐇𝐀𝐏 𝐧ë 𝐬𝐡𝐢𝐟𝐫𝐚 | Parandalimi dhe menaxhimi i sëmundjeve jo të transmetueshme

Përmirësimi i cilësisë së Kujdesit Shëndetësor Parësor fillon nga forcimi i njohurive dhe aftësive të profesionistëve që u shërbejnë çdo ditë pacientëve.

Gjatë 12 viteve të zbatimit, projekti HAP ka mbështetur zhvillimin e kapaciteteve profesionale për parandalimin, diagnostikimin dhe menaxhimin e pesë sëmundjeve jo të transmetueshme më të përhapura, duke nxitur përdorimin e protokolleve klinike dhe praktikave të standardizuara të kujdesit.

𝟏,𝟐𝟎𝟔 profesionistë shëndetësorë janë trajnuar në këtë fushë, çka përkthehet në ndjekje dhe menaxhim më të mirë të pacientëveve me sëmundje kronike.

Me këtë postim nisim serinë “12 vjet HAP në shifra”, përmes së cilës do të ndajmë disa nga rezultatet kryesore të mbështetjes zvicerane për Kujdesin Shëndetësor Parësor në Shqipëri gjatë viteve 2015–2026.
* * * * *
𝟏𝟐 𝐘𝐞𝐚𝐫𝐬 𝐨𝐟 𝐇𝐀𝐏 𝐢𝐧 𝐍𝐮𝐦𝐛𝐞𝐫𝐬 | Prevention and Management of Non-Communicable Diseases

Improving the quality of Primary Health Care begins with strengthening the knowledge and skills of the professionals who care for patients every day.
Over its 12 years of implementation, HAP has supported professional capacity development in the prevention, diagnosis, and management of the five most prevalent non-communicable diseases, promoting the use of clinical protocols and standardised care practices.

𝟏,𝟐𝟎𝟔 health professionals have been trained in this area, contributing to better follow-up and management of patients with chronic conditions.

With this post, we launch the “12 Years of HAP in Numbers” series, highlighting some of the key results of Swiss support for Primary Health Care in Albania from 2015 to 2026.

Embassy of Switzerland in Albania

🗓️ Më 28 tetor 2026, Projekti HAP do të zhvillojë në Tiranë konferencën përmbyllëse: “Drejt një kujdesi shëndetësor parë...
07/10/2026

🗓️ Më 28 tetor 2026, Projekti HAP do të zhvillojë në Tiranë konferencën përmbyllëse: “Drejt një kujdesi shëndetësor parësor më të fortë: Dymbëdhjetë vjet mësime dhe perspektiva për të ardhmen”

Konferenca do të sjellë së bashku politikëbërës, profesionistë të shëndetësisë, partnerë institucionalë dhe ekspertë nga Shqipëria dhe rajoni për të reflektuar mbi përvojën e HAP-it gjatë viteve 2015–2026 dhe mbi zhvillimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri.

Pas dymbëdhjetë vjet bashkëpunimi, konferenca do të ofrojë një hapësirë të vyer për të reflektuar dhe për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm drejt një Kujdesi Shëndetësor Parësor më të fortë në Shqipëri.

E presim me kënaqësi këtë moment të rëndësishëm përmbyllës dhe diskutimet që do ta shoqërojnë.

* * * *
On 28 October 2026, the Health for All Project (HAP) will hold its Closing Conference in Tirana: “Advancing Primary Health Care in Albania: Twelve Years of Lessons and Perspectives for the Future”

The conference will bring together policymakers, health professionals, institutional partners, and experts from Albania and the region to reflect on HAP’s experience from 2015 to 2026 and on the development of Primary Health Care in Albania.

After twelve years of collaboration, the conference will provide a valuable opportunity to reflect on the experience gained and discuss the next steps towards stronger Primary Health Care in Albania.

We look forward to this important occasion and to the conversations it will bring

Ka filluar trajnimi i punonjësve socialë në KSHP, një  hap i rëndësishëm drejt shërbimeve të integruara socio-shëndetëso...
21/09/2026

Ka filluar trajnimi i punonjësve socialë në KSHP, një hap i rëndësishëm drejt shërbimeve të integruara socio-shëndetësore dhe ofrimit të një qasjeje më gjithëpërfshirëse ndaj nevojave të familjeve dhe individëve.

Trajnimi tre-ditor me një ngarkesë 18 orëshe përfshin punonjës socialë nga 28 qendra shëndetësore në 14 Njësi Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe bazohet në "Manualin Praktik të Punonjësit Social në Kujdesin Shëndetësor Parësor", të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në prill 2026.

Programi i trajnimitsynon të forcojë aftësitë e punonjësve socialë për vlerësimin biopsikosocial, menaxhimin e rasteve, ndërhyrjet psikosociale, referimin dhe bashkëpunimin multidisiplinar, duke kontribuuar në një shërbim më të vëmendshëm ndaj situatave sociale të individëve dhe familjeve në KSHP.

🔗 Lexoni më shumë: https://bit.ly/4dPjz9U

* * *
Training for social workers in Primary Health Care (PHC) has begun—an important step toward integrated social-health services and a more comprehensive approach to the needs of families and individuals.

The three-day, 18-hour training program involves social workers from 28 health centres across 14 Local Units of Health Care and is based on the "Practical Manual for Social Workers in Primary Health Care," approved by the Ministry of Health and Social Welfare in April 2026.

The program aims to strengthen social workers' skills in biopsychosocial assessment, case management, psychosocial interventions, referrals, and multidisciplinary collaboration, thereby contributing to services that are more responsive to the social circumstances of individuals and families within the PHC system.

🔗 Read more: https://bit.ly/4ro7aiZ

Forcimi i kapaciteteve të punonjësve socialë në kujdesin shëndetësor parësor është thelbësor për një qasje më të integruar ndaj nevojave shëndetësore dhe sociale të individëve, familjeve dhe grupeve në situatë vulnerabiliteti. Në këtë kuadër, ka filluar trajnimi tre-ditor pë...

Nga trajnimi te pacienti. Nga mësimi te puna e përditshme.Si marrin jetë në praktikë njohuritë, udhëzuesit dhe mjetet e ...
17/08/2026

Nga trajnimi te pacienti. Nga mësimi te puna e përditshme.
Si marrin jetë në praktikë njohuritë, udhëzuesit dhe mjetet e mbështetura nga HAP?

🔹 Ne ju pyetëm dhe ju na e treguat! 🔹

Këto janë fotografi nga vizitat e përditshme në një qendër shëndetësore, nga kujdesi i ofruar në shtëpi, përdorimi i mjeteve të HAP-it në praktikë, edukimi shëndetësor i nxënësve të shkollave si edhe edukimi në vazhdim përmes Grupeve të Kolegëve.

Janë momente të zakonshme të një dite pune. Dhe ne pikërisht këtë deshëm të ndanim me të gjithë: si përkthehet ajo që mësohet në trajnim në mënyrën se si punohet, si ofrohet kujdesi dhe si i shërbehet pacientit.

🙏 Faleminderit të gjithë profesionistëve që na hapën një dritare në punën e tyre të përditshme. 💙

🎯 Më shumë infermierë të trajnuar, më shumë pacientë që përfitojnë kujdes cilësor në banesë.Modeli i trajnimeve kaskadë ...
04/08/2026

🎯 Më shumë infermierë të trajnuar, më shumë pacientë që përfitojnë kujdes cilësor në banesë.

Modeli i trajnimeve kaskadë ka bërë të mundur që njohuritë dhe aftësitë profesionale të infermierëve për ofrimin e kujdesit shëndetësor në banesë të shtrihet në të gjithë vendin, duke forcuar kapacitetet e shërbimit aty ku pacientët kanë më shumë nevojë.

Që prej shtatorit 2025, HAP e ka mbështetur nga afër këtë proces duke mundësuar përgatitjen e 𝟔𝟏 𝐢𝐧𝐟𝐞𝐫𝐦𝐢𝐞𝐫ë𝐯𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐞 nga operatorët rajonalë shëndetësorë të Tiranës, Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës mbi Procedurat Standarde Infermierore për ofrimin e kujdesit shëndetësor në banesë dhe metodologjinë e trajnimit të kolegëve.

Tashmë, 𝟑𝟎 prej tyre kanë zhvilluar në mënyrë të pavarur trajnime për 𝟐𝟎𝟑 𝐢𝐧𝐟𝐞𝐫𝐦𝐢𝐞𝐫ë 𝐧ë 𝟏𝟐 𝐍𝐣ë𝐬𝐢 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫𝐞 𝐭ë 𝐊𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐒𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫, konkretisht në Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Shkodër, Burrel, Kukës, Tropojë, Lushnjë, Librazhd, Bulqizë dhe Peshkopi.

Arritje e këtij procesi është se këta 203 infermierë janë nga 𝟏𝟏𝟒 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 jashtë qendrave të mbështetura tradicionalisht nga HAP (150 QSH), çka dëshmon efektivitetin e modelit kaskadë në përhapjen e njohurive dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale në të gjithë vendin.

Në këtë mënyrë, HAP ka forcuar kapacitetet e sistemit shëndetësor përmes krijimit të një rrjeti të qëndrueshëm trajnerësh, duke mbështetur përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit shëndetësor në banesë.

Çdo ditë, në qendrat shëndetësore nga veriu në jug të Shqipërisë, trajnimet, udhëzuesit dhe pajisjet e ofruara nga HAP m...
30/07/2026

Çdo ditë, në qendrat shëndetësore nga veriu në jug të Shqipërisë, trajnimet, udhëzuesit dhe pajisjet e ofruara nga HAP marrin jetë përmes duarve dhe përkushtimit tuaj. 🩺✨

Këtë muaj gusht, ne duam të vendosim në qendër të vëmendjes punën tuaj të palodhur!

Na dërgoni foton tuaj dhe bëhuni pjesë e serisë: “𝐍𝐠𝐚 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝐢: 𝐙𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐦ë𝐬𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐇𝐀𝐏 𝐧ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐧 𝐞 𝐩ë𝐫𝐝𝐢𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞”

Si të bëheni pjesë?

1️⃣ Shkrepni një foto në aksion gjatë punës.
2️⃣ Dërgojeni me email në 𝐜𝐨𝐦𝐦𝐮𝐧𝐢𝐜𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧@𝐡𝐚𝐩.𝐨𝐫𝐠.𝐚𝐥
3️⃣ Shkruani emrin, qendrën shëndetësore dhe një fjali përshkruese!

Për më shumë detaje, shikoni udhëzuesin: https://bit.ly/4g02rQi

🔒 Kujtesë: Fotot me pacientë kërkojnë formularin e pëlqimit me shkrim (shikoni udhëzuesin).

Mirëpresim të gjitha fotot brenda datës 𝟏𝟒 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔.
Fotot tuaja do të publikohen gjatë muajit në kanalet tona të komunikimit.

😍 Nisni dërgimet që sot dhe bëhuni frymëzim për kolegët në të gjithë Shqipërinë!

📢 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐌𝐣𝐞𝐤ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟔Tema: 𝐏𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐤𝐚𝐭 𝐦ë 𝐭ë 𝐦𝐢𝐫𝐚 𝐧ë 𝐒ë𝐦𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞𝐭 𝐊𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐆𝐞𝐫𝐢𝐚𝐭𝐫𝐢Shoqata Shq...
29/07/2026

📢 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐌𝐣𝐞𝐤ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟔

Tema: 𝐏𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐤𝐚𝐭 𝐦ë 𝐭ë 𝐦𝐢𝐫𝐚 𝐧ë 𝐒ë𝐦𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞𝐭 𝐊𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐆𝐞𝐫𝐢𝐚𝐭𝐫𝐢

Shoqata Shqiptare e Mjekëve të Familjes fton mjekët e familjes, mjekët specialistë, specializantët, pedagogët dhe profesionistët e tjerë të shëndetësisë t'i bashkohen Konferencës Kombëtare të Mjekëve të Familjes, një aktivitet shkencor kushtuar forcimit të kujdesit shëndetësor parësor dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional.

📅 𝟏𝟔 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔
📍 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐚 𝐈𝐧𝐭𝐞𝐫𝐧𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐇𝐨𝐭𝐞𝐥

Përmes prezantimeve të kërkimeve shkencore, rasteve klinike dhe përvojave profesionale, konferenca synon të promovojë përditësimin e njohurive dhe përmirësimin e cilësisë së kujdesit për pacientët.

📌 Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve: 𝟏𝟎 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔

Shqiptare e MF

Përfundoi me sukses Programi i Mentorimit të Monitorimit Mbështetës për shërbimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë, një ...
10/07/2026

Përfundoi me sukses Programi i Mentorimit të Monitorimit Mbështetës për shërbimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë, një proces që synon forcimin e kapaciteteve të ekipeve monitoruese dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në kujdesin shëndetësor parësor.

Gjatë programit u realizuan 35 vizita monitoruese në tetë qarqe të vendit, duke ofruar mentorim praktik dhe rekomandime konkrete për forcimin e monitorimit të shërbimit, për zhvillimin profesional të stafit dhe për kujdes me në qendër pacientin.

👉 Lexoni lajmin e plotë: https://bit.ly/3Td2Jud

* * *

The Mentorship Programme for Supportive Monitoring Home Care Services has been successfully completed, marking an important step towards strengthening the capacities of monitoring teams and improving the quality of services in primary health care.

As part of the programme, 35 monitoring visits were carried out across eight regions of Albania, providing practical mentoring and concrete recommendations to strengthen service monitoring, support the continuous professional development of health personnel, and promote patient-centred care.

👉 Read the full story: https://bit.ly/4fdhIvz

Address

Rruga Themistokli Gërmenji, Pallati Helios, Kati II, Apartamenti 3
Tirana
1010

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:30
Tuesday 08:00 - 17:30
Wednesday 08:30 - 17:30
Thursday 08:30 - 17:30
Friday 08:30 - 17:30

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Health for All Project - HAP posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Health for All Project - HAP:

Shortcuts

Share