28/09/2026
Në kuadër të nismës së Dhomës Kombëtare të Zejtarisë për certifikimin e detyrueshëm me titullin “Mjeshtër”, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po zhvillon vizita këshilluese dhe informuese pranë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në sektorin e estetikës, parukerisë dhe kozmetikës.
🎯 Qëllimi i kësaj nisme është informimi dhe ndërgjegjësimi i subjekteve mbi kërkesat ligjore dhe standardet që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë zejtare, me fokus në:
✅ Respektimin e legjislacionit të punës dhe legjislacionit për zejtarinë;
✅ Garantimin e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës;
✅ Përmbushjen e kërkesave ligjore për kualifikimin dhe titullin “Mjeshtër”;
✅ Respektimin e detyrimeve për regjistrimin pranë Dhomës Kombëtare të Zejtarisë;
✅ Rritjen e standardeve dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara për qytetarët.
🎓 Titulli “Mjeshtër” – një hap drejt profesionalizimit dhe standardizimit të veprimtarisë zejtare.