Qëllimi i kësaj organizate është:
Objekti i kësaj shoqate është, të themelojë dhe të kultivojë Kulurën Urbane Shqiptare, duke ndërtuar dhe kultivuar Kulturën Hip Hop (duhet thënë, se janë at e bir si fenomene sociale). Synojmë ta arrijmë këtë, duke e prezantuar rininë Shqiptare me Elemente Shprehës Pozitiv dhe Jo violent, të cilët variojnë nga mënyra artistike të të shprehurit si: Poezia (ose MC-
ing), Graffiti (ose Pikturë Murale), Dj-ing (ose zhvillimi i muzikës me anë të teknologjisë), etj. Gjithashtu, aktivitete sportive si: Break Dance, Skateboarding, BMX-ing, etj. Ne synojmë të krijojmë një ambient ku rinia e qytetit pavarsisht gjinisë, ngjyrës, rracës, klasës ekonomike ose besimit fetar, mund të afrohen dhe të marrin informacion dhe njohuri praktike mbi këto aktivitete artistiko/sportive, dhe njëkohësisht duke krijuar edhe mundësitë (me anë të evenimenteve që do organizohen), që të rinjtë të vendosin në punë ato njohuri të reja që kanë mësuar, duke u mbledhur dhe krijuar nje Spektakël (një ose dy herë në vit), ku të tërë pjesmarrësit do jenë të ftuar për t'u shprehur në mënyrë Pozitive dhe Jo-Violente, por me anë të Artit ose Sportit përkatës.