Shoqata Gazetarë Profesionistë Rajonalë

Shoqata Gazetarë Profesionistë Rajonalë We are an non profit organization, established by the TIRANA COURT (Albania) decision 11.02.2013. Its mission is to protect journalists' freedom...........

13/07/2026

Pse himariotët flasin greqisht? Ja si pergjigjet historiani i njohur Kristo Frashëri.

Në gjirin e shtatë fshatrave të Himarës ka një dallim në një pikë të rëndësishme. Tre nga vendbanimet e krahinës – Palasa, Himara dhe Dhërmiu – flasin brenda dhe jashtë shtëpisë shqip dhe greqisht.

Katër fshatrat e tjerë, brenda dhe jashtë shtëpisë flasin vetëm shqip. Duhet patur parasysh se tre fshatrat e përmendura i kanë banesat e tyre afër detit. Për këtë arsye, ato merreshin kryesisht me lundrim, kurse kopshtarinë dhe blegtorinë e kishin si ekonomi ndihmëse.

Pothuajse çdo familje kishte mjetin e saj të lundrimit, dikush anije, dikush varkë, sipas fuqisë ekonomike. Banorët e katër fshatrave të tjerë (Vuno, Qeparo, Kudhës dhe Pilur) me banesat e tyre në kodrina, larg buzës së detit, nuk merreshin, me ndonjë përjashtim, me detari, pra nuk kishin mjete lundrimi.

Ata merreshin me kopshtari, blegtori dhe me emigracion. Si rrjedhim, sa herë që krahina e Himarës bëhej pre e fushatave ushtarake osmane, familjet e fshatrave kodrinore ngarkonin mbi kuaj teshat e shtëpisë dhe së bashku me familjet dhe bagëtitë e tyre strehoheshin përkohësisht në krahinën e Kurvelesh*t.

Përkundrazi, banorët e tre fshatrave të buzëdetit, meqenëse nuk i merrnin dot anijet në krah, pasi ngarkonin mbi to familjet dhe orenditë e domosdoshme, lundronin në viset që nuk ndodheshin nën sundimin turk – në ishujt greke Jonianë (Korfuz) ose në brigjet italiane të Puljes dhe riatdhesoheshin, nganjëherë edhe pas disa vitesh, kur largohej rreziku turk….

Këto largime të përkohshme do të na shpjegojnë depërtimin e greqishtes (dikur, sikurse e pohojnë vetë krerët himariotë në një letër të tyren të vitit 1759, edhe të italishtes) tek banorët e tyre…. Sot në përgjithësi edhe historiografia shqiptare pranon se banorët e këtyre tre fshatrave, ndonëse jo të gjithë, e njohin greqishten.

Por origjinën e saj, historianët shqiptarë e shpjegojnë me ndikimin që ka ushtruar kisha greko-fanariote në Shqipëri dhe pjesërisht me kontaktet tregtare, që këto fshatra kanë patur me qendra tregtare të afërta greke, kryesisht me Korfuzin dhe me ishujt e tjerë joniane….

Midis historianëve shqiptarë dhe atyre grekë ka pikëpamje të kundërta në tre drejtime. Sipas të parëve, banorët e këtyre tre fshatrave i përkasin kombësisë shqiptare dhe e kanë greqishten si gjuhë të dytë, sipas shkrimtarëve helenë ata i përkasin kombësisë greke dhe e kane shqipen si gjuhë të dytë.

E dyta, sipas të parëve idioma greqishte e këtyre tre fshatrave ka depërtuar nga jashtë në kohët e vona, sipas te dytëve ajo është me origjinë mesjetare, madje antike. Historianët shqiptarë e besojnë konstatimin e vëzhguesit të mprehtë anglez E. M. Leake, i cili pasi vizitoi Himarën më 1804 thotë: “Pothuajse të gjithë burrat dinë greqisht dhe ata që kanë qenë në kurbet, flasin edhe italisht; por gratë përgjithësisht s’dinë asnjë gjuhë tjetër veçse shqipes”.

Të dytët, nuk e kanë kundërshtuar me argumente pohimin e M. Leake, i cili e thotë shkoqur se greqishtja në kohën e tij nuk ishte gjuhë familjare.

25/06/2026

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka bërë me dije përmes një njoftimi zyrtar se po vijon zbatimi i projektit për rehabilitimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në zonën e Bënjës. Institucioni ka sqaruar gjithashtu ecurinë e punimeve pas disa materialeve të publikuara së fundmi mbi gjendjen e këtij destinacioni.

12/06/2026

Rasti Berisha dhe rasti Dodik, analisti Ben Andoni: Mund të udhëtojë në SHBA, por jo i përjashtuar nga sanksionet, as nuk dihet për familjen Berisha

🎥 Shikoni videon e plotë në linkun e vendosur në komentin e parë

Fatos P**oPërshkrimi / Si e rigjeta Mokrën pas 45 viteshPas 45 vitesh, në pragun e Vitit të Ri 2026, shkela sërish në Mo...
17/01/2026

Fatos P**o

Përshkrimi / Si e rigjeta Mokrën pas 45 vitesh

Pas 45 vitesh, në pragun e Vitit të Ri 2026, shkela sërish në Mokër. Zonë që lidhet me një kujtesë të çuditshme të jetës sime. Copëza imazhesh, mbetur thellë në memorie, m’u ringjallën, por disi ndryshe. Duke përshkuar rrugën e re Qukës-Qafë Plloçë munda të shoh një zonë të rilindur natyrore, vërtet të vogël, por tejet të pastër, si një ishull paqeje, urtësie. Shtëpitë e dikurshme të fshatrave: Laktesh, Krickovë, Selcë e Poshtme, Proptisht, Selcë e Sipërme, Trebinjë, Potkozhan ishin ringjallur dhe të tjera, të reja, i kishin dhënë hijeshi asaj zone. Më dukej sikur e kisha Mokrën nën sqetullën time dhe aty kishte mbetur e dremitur ndër vite, poshtë zemrës. Aty kisha shkrirë dikur shumë energji rinore, një punë plot pasion si mësues e drejtor shkolle, kisha ndarë gëzimet e mia me miqtë e shumtë. Pata shkuar aty në një kohë të vështirë për të ngritur ëndrrën time prej të riu, në atë rrethinë me dimër të ashpër, me shumë borë, po aq edhe me vetmi e ankth, sikur të isha një zog i pambrojtur dalë jashtë krahëve të nënës, jashtë rrethit tim familjar dhe shoqëror.
…E pra, pas kaq vitesh më kishin mbetur ende nga ajo zonë shumë kujtime. Kisha ndarë në ato vite me nxënësit dhe mësuesit dijet dhe historinë e asaj zone, luftrat e Mokrës, varret mbretërore të Selcës së Poshtme, që i përkasin princërve e princeshave të qytetit të lashtë Pelion, bëmat e mbretëreshës ilire, TEUTA, gjatë luftrave iliro-romake…
Kisha bujtur në shtëpitë e banorëve të Mokrës, në dasmat, në gëzimet dhe hidhërimet e tyre. Por kisha dhe ankthet e mia prej të riu, të një djaloshi nga Gjirokastra ‘e ngrohtë’. Dhe here-herë më kapnin dallditë e rrëpirave të fatit se ç’do të bëhej me mua vallë, a do të kishte një fund ky shtegëtim? Dhe padurimi e shpresa ime për një transferim, më torturonin. Por jeta është e habitshme ndonëse kjo zonë e vogël malore, ku kishte shumë ftohtësi dhe dëborë, sot më është shumë e dashur dhe shumë e dhembshur. Dikur për mua ishte një ‘picir’, një degdisje, një ndëshkim qindra kilometra larg nga familja, me vështirësi të panumërta jetese.

Ndersa sot kam kaq pendesa se përse, ndonjëherë, bëja bashkë fisnikërinë e fshatarëve të zonës me fatin dhe dëshpërimet e mia. Jo!! Mokra dhe njerëzit e saj ishin aq dashamirës me mua; aq mikpritës, të urtë, bujarë.
…Ah!! Fshatrat e Mokrës së Poshtme sot ma “mbushën shpirtin” me panoramën e mrekullueshme, rrugën e asfaltuar, me shtëpitë e rinovuara plot ngjyra, me gjelbërimin, ajrin e pastër. Por me keqardhje konstatova se edhe pse një numër banorësh të kësaj zone, kryesisht të rinj, vite më parë, shkuan në emigrim, sot një pjesë prej tyre po kthehen dhe, me fitimet e emigracionit, po e kërkojnë ekzistencën në qytetin e Pogradecit, duke blerë shtëpi dhe hapur biznes, ndërkohë që ripopullimi, si dikur, i fshatrave të Mokrës, mbetet një ëndërr e largët.

…Sa kënaqësi që më dha ky udhëtim aty në Mokër, ku flinte e fle ende kujtesa ime, mallëngjimi im, nanurisur aq shumë nga 45 vitet e një mungese të gjatë!

Moker (Pogradec). Fund-dhjetori 2025.

Address

Rr. Robert Shvarz, Pall. PIRA, Ap. 12-Selite-Tirane
Tirana
1045

Telephone

+355692158156

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Gazetarë Profesionistë Rajonalë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata Gazetarë Profesionistë Rajonalë:

Shortcuts

Share