RESU - Reinforce Sustainability

RESU - Reinforce Sustainability RESU - we engage for solutions that are ecologically impactful, socially equitable, economically feasible and politically viable.

We are aware of our responsibility to contribute to achieving the UN SDG

Dje, në protestë, erdhi edhe Simoni nga Kelmendi.Një bari.Një nga njerëzit që ende mban gjallë Transhumancën.Jo në dokum...
18/06/2026

Dje, në protestë, erdhi edhe Simoni nga Kelmendi.

Një bari.

Një nga njerëzit që ende mban gjallë Transhumancën.

Jo në dokumente.
Jo në konferenca.
Jo në strategji.

Në jetën e përditshme.

Ai na tregoi se për t'u çuar ujë bagëtive i duhet të ecë kilometra të tërë. Se kullotat po bëhen gjithnjë e më të vështira për t'u përdorur. Dhe se nuk e di nëse do të ketë dikush që ta vazhdojë këtë traditë pas tij.

Ndërsa sot, Shqipëria u zgjodh anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale.

Historia e Simonit na kujton diçka të rëndësishme:

Trashëgimia nuk jeton në institucione.

Jeton te njerëzit.

Dhe pyetja që duhet t'i bëjmë vetes është e thjeshtë:

A po mbrojmë vetëm statusin e trashëgimisë?

Apo edhe njerëzit që e mbajnë atë gjallë?

🐐 Nga Kelmendi në Tiranë.
🦩 Nga bjeshkët te flamingot.

Dje u takuan dy pjesë të së njëjtës Shqipëri.

🦩🦩🦩 🇦🇱 SHQIPVjosa-Narta është një nga zonat më të rëndësishme bregdetare në Adriatik - lagunë e kualifikuar për Ramsar, ...
16/06/2026

🦩🦩🦩 🇦🇱 SHQIP
Vjosa-Narta është një nga zonat më të rëndësishme bregdetare në Adriatik - lagunë e kualifikuar për Ramsar, zonë IBA, kandidate Emerald, shtëpi e mbi 200 specieve të zogjve.
Raporti i Progresit të BE-së 2025 dokumenton se ndryshimet e Ligjit mbi Zonat e Mbrojtura janë të papajtueshme me acquis europian. Dy nga nëntë kushtet e mbylljes së Kapitullit 27 kërkojnë riparimin e kësaj situate.
Për krahasim: Sečovlje në Slloveni - zonë Ramsar me të njëjtën tipologji ekologjike - ka ligj të qartë që lejon vetëm aktivitete të pajtueshme me natyrën. Ai ligj zbatohet.
BE-ja ka një standard për zonat e mbrojtura. Shqipëria e meriton të njëjtin.


RESU

🦩🦩🦩🇬🇧 ENGLISH
Vjosa-Narta is one of the most ecologically significant coastal areas in the Adriatic - a Ramsar-eligible lagoon, IBA site, Emerald candidate, and habitat for over 200 bird species.
The EU's 2025 Progress Report documents that Albania's 2024 amendments to the Law on Protected Areas are incompatible with the EU acquis. Two of the nine Chapter 27 closing benchmarks require addressing this directly.
For comparison: Sečovlje in Slovenia - a Ramsar wetland of identical ecological typology - operates under clear legislation permitting only activities compatible with nature conservation. That legislation is enforced.
The EU has one standard for protected areas. Albania deserves the same.

09/06/2026

Nga Parqet

Shqipëria ka mbrojtur natyrën e saj që prej viteve 1920, kur u miratua ligji i parë për mbrojtjen e pyjeve.

Më 20 prill 1966, në një ditë të vetme, u shpallën gjashtë parqe kombëtare: Llogara, Divjaka, Butrinti, Dajti, Lura dhe Tomorri. Në atë kohë, koncepti i zonës së mbrojtur ishte i qartë: territori konsiderohej i pandashëm dhe i paprekshëm.

Gjatë viteve 1990–2015, pavarësisht sfidave të tranzicionit, Shqipëria vazhdoi të zgjerojë rrjetin e zonave të mbrojtura. Në vitin 2015 u krijua AKZM-ja, institucioni i parë i dedikuar ekskluzivisht mbrojtjes së natyrës. Deri në vitin 2017, sipërfaqja e mbrojtur kishte arritur në 17.5% të territorit kombëtar.

Pastaj gjërat filluan të ndryshonin.

Ligji 81/2017 solli konceptin e "zonifikimit". Çdo zonë e mbrojtur u nda në nënzona dhe, për herë të parë, u krijua mundësia që me vendim qeverie të lejoheshin ndërtime në pjesë të caktuara brenda tyre. Ideja e zonës së mbrojtur si një territor i vetëm dhe i pandashëm ndryshoi rrënjësisht.

Hapi tjetër erdhi shpejt.

Pjesë të caktuara nisën të hiqeshin fizikisht nga kufijtë e zonave të mbrojtura, pikërisht aty ku planifikoheshin zhvillime ndërtimore. Rasti më i dokumentuar është ai i aeroportit të Vlorës, territori i të cilit ndodhej brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosa–Nartë, të shpallur me VKM nr. 680 të vitit 2004. Kufiri i zonës u ndryshua me vendim qeverie. Organizatat mjedisore dokumentuan rastin përmes analizave GIS dhe ngritën dy procese gjyqësore që vazhdojnë ende sot.

Megjithatë, në mars 2023, Shqipëria shpalli Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa — të parin në Europë. Sipërfaqja e mbrojtur u zgjerua në 21.4% të territorit dhe numri i zonave arriti në 801.

Bota e vuri re.

Por i njëjti sistem ligjor tashmë kishte vrima strukturore.

Më 22 shkurt 2024, në një seancë parlamentare që zgjati më pak se shtatë minuta, u miratua Ligji 21/2024 me 74 vota pro dhe asnjë votë kundër. Ndërtimi i resorteve turistike u lejua edhe brenda kategorive I dhe II të IUCN-së — zonat me nivelin më të lartë të mbrojtjes në botë.

Jashtë Parlamentit

19/03/2026

Një Program Edukimi po merr formë, eja të jesh pjesë e tij.

Çfarë ndodh kur bashkon një legjendë shqiptare, një lumë të vërtetë që po sëmuret dhe fëmijë që mund ta shpëtojnë?

Në kuadër të projektit Metamorfoza e Basenit të Ishmit, po ndërtojmë një program edukativ për fëmijë 10–12 vjeç - dhe jemi në mes të procesit.

E dimë që lumenjtë janë sisteme të gjalla.
E dimë që mbeturinat udhëtojnë nëpër basenet ujore.
E dimë edhe legjendën e Kuçedrës
Ajo që nuk e dimë ende: si ia tregojmë këtë një fëmije 10-vjeçar, në mënyrën që të mbetet.
Prandaj kemi nevojë për njerëz që dinë të flasin gjuhën e fëmijëve. Mësues, krijues, ilustrues, njerëz me ide.

Nëse të thotë diçka kjo - eja të bisedojmë.

📍 Zyra e RESU · 📅 E martë, 24 mars 2026 ⏰ 18:00

17/03/2026

Duam BE-në... por a jemi gati për standardet e saj për mjedisin?

Një pjesë nga biseda për mbetjet, riciklimin dhe ku qëndron Shqipëria sot.

Intervista e plotë është online, në bio.

Credit: Banka e Ideve - TV SCAN me Ledina_elezi

Address

Tirana
1000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+355696313359

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RESU - Reinforce Sustainability posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to RESU - Reinforce Sustainability:

Shortcuts

Share