PRO LGBT

Directions Website Contact the organization

PRO LGBT …hapa të vegjël, me dashuri të madhe - ...small steps with big love Kjo ankesë u pranua nga Komisionerja Kundër Diskriminimit, znj.

“Të bashkuar PRO kauzës LGBT në Shqipëri” ose shkurt PRO LGBT është një iniciativë vullnetare e një grupi të vogël por të përkushtuar djem e vajzash. Besojmë se Shqipëria është duke jetuar një moment të pazëvendësueshëm të Lëvizjes për të Drejtat e LGBT. Ne besojmë se duke kontribuar bashkarisht për të fuqizuar vetë komunitetin atëherë do ta avancojmë në mënyrë të sigurt kauzën LGBT në Shqipëri drejt përmirësimit të jetëve të atyre mijëra djemve e vajzave që ende jetojnë me frikë për atë që janë, në mes të një shoqërie ekstremisht armike ndaj të qënit ndryshe. Gjatë viteve 2010-2011 aktivistët e PRO LGBT në Shqipëri kanë mundur të rrisin vizibilitetin e komunitetit gay në vend, të kontribuojnë për fuqizimin e komunitetit dhe të lobojnë për të drejtat e tyre brenda dhe jashtë vendit. Në 2010 aktivistët e PRO LGBT morën pjesë në një forum të organizuar në Akademinë Marubi në lidhje me Diskriminimin, fjalimet e urrejtjes (hate speeches), me të drejtën për një gjykim të drejtë dhe objektiv (fair trials) dhe në lidhje me Ligjin Anti-Diskriminim. Ky forum u organizua nga Akademia Marubi, në bashkëpunim me PINK Embassy, Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe Civil Rights Defenders. Në tetor të po atij viti, një prej bashkëthemeluesve të PRO LGBT, Kristi Pinderi dha një intervistë për televizionin Vara në Hollandë, një transmetues publik ku kërkoi më shumë vëmendje nga politikanët europianë mbi cështje të të drejtave të njeriut në vende në zhvillim, si Shqipëria, intervistë që mund ta gjeni në linkun më poshtë:

http://www.youtube.com/watch?v=tZQLq66hHdY&feature=player_embedded

Një tjetër aktivist Erjon Tela intervistoi ekskluzivisht Vladimir Luxurian në fillim të vitit 2011, një intervistë e botuar në Divers, që publikohet nga PINK Embassy. Luxuria është e para deputete transgjinore që mundi të zgjidhej dy herë përfaqësuese e popullit në Parlamentin Europian. Gjatë kësaj interviste të botuar gjerësisht në median shqiptare por që pati jehonë edhe në disa prej mediave online e blogjeve të huaja më të lexuara për të drejtat LGBT , Luxuria u bëri thirrje aktivistëve shqiptarë që të ecnin të sigurt në betejën e tyre e të mos intimidoheshin, pasi sipas saj “është më mirë të ndezësh një qiri të vogël se të mallkosh përjetësisht errësirën”. Pas kësaj interviste aktivistët e PRO LGBT në Shqipëri vendosën kontakte me organizata të shumta në rajon, mes tyre dhe me ArciGay dhe me aktivistë të partisë Italia Dei Valori, një forcë politike e majtë e drejtuar nga Di Pietro në Itali. Gjatë kësaj kohe, u bë e mundur për herë të parë në Shqipëri inicimi i një debati në lidhje me të drejtat e personave gay në ushtrinë shqiptare. Gjatë një eventi për këtë arsye aktivistët e PRO LGBT mundën të provokonin para gjithë gjeneralëve më të lartë të ushtrisë për herë të parë debatin se si ka mundësi që personat gay në ushtri janë aq shumë të frikësuar sa deri më sot askush nuk ka mundur të shprehë hapur orientimin e vet seksual, ndonëse Shqipëria me ligj nuk e ndalon angazhimin në ushtri të minoriteteve seksuale?! Ky debat u pasqyrua gjerësisht nga media shqiptare, nga agjencia e lajmeve ballkanike Balkan Insight dhe nga disa prej forumeve më të rëndësishme online për kauzën LGBT. Paralelisht me këtë, aktivistë të PRO LGBT kanë patur në fokus të tyre vëmendjen dhe kujdesin ndaj personave të komunitetit për ti bërë këta të fundit të ndihen të sigurt dhe të qetë me orientimin e tyre seksual. Një prej aktivistëve tanë publikoi historinë e tij personale në revistën Free Press në fillim të vitit 2011, pasi ne besojmë se shoqëria ka nevojë për sa më shumë histori të tilla personale dhe pozitive për të kuptuar se ky komunitet është një komunitet që jeton mes nesh, që ka vlera e që në fund të fundit kontribuon për një jetë më të mirë për të gjithë, në një vend ku duhet të respektohen të drejtat e kujtdo qytetari, pavarësisht vecorive apo dallimeve që ne të gjithë mund të kemi. PRO LGBT në Shqipëri mendon se fuqizimi i komunitetit LGBT në vend është celësi kryesor i suksesit dhe avancimit të kësaj kauze. Për këtë arsye aktivistët e PRO LGBT shprehin vullnetin për të bashkëpunuar ngushtë me aktivistët e Aleancës Kundër Diskriminimit apo me këdo organizatë tjetër në evente të përbashkëta për motivimin dhe fuqizimin e komunitetit të gejve, lezbikeve, biseksualëve e transgjinorëve në Shqipëri. Një prej drejtuesve të PRO LGBT dhe drejtuesja e Aleancës Kundër Diskriminimit ishin të parët që firmosën një ankesë zyrtare kundër një deputeti të Shqipërisë, Tritan Shehu për deklarata e veprime të tij homofobike në dëm të kauzës sonë. Irma Baraku e cila nisi ndaj deputetit në fjalë të gjitha procedurat që i lejon Ligji Kundër Diskriminimit në Shqipëri.

Wiki Loves Pride… 🌈 Fushata që nuk lë në hije artikujt rreth informacionit të saktë, historisë dhe simboleve të komunite...
30/05/2026

Wiki Loves Pride… 🌈

Fushata që nuk lë në hije artikujt rreth informacionit të saktë, historisë dhe simboleve të komunitetit LGBT+.

Në bashkëpunim me PRO LGBT, do të shkruajmë e të përmirësojmë artikujt në Wikipedia dhe si të ngarkojmë fotografi në Wikimedia Commons nga aktivitete dhe evente të komunitetit LGBT+ në Shqipëri.

Ky event është i hapur për të gjithë, si për ata që kanë redaktuar më parë në Wikipedia, por edhe për ata që duan të redaktojnë artikuj për herë të parë.

Sepse Wikipedia nuk është thjesht një faqe enciklopedike. Ajo është një hapësirë, ku secili mund të japë një kontribut të vogël për dije të mira dhe të plota.

Mos e humbni rastin dhe bashkohuni me ne në këtë event social.

Kur: 30 maj 2026
Ku: Coolab, Tiranë
Regjistrimi: https://forms.gle/8nHTYiPoTJEFouWBA

Në kuadër të eventeve të EuroPride-it dhe Krenaria e Paradës Tiranë, Grupi i Përdoruesve Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe organizon editatonin “Wiki Loves EuroPride 2026”. Ky editaton (maratonë redaktimi) zhvillohet për të shkruar, përkthyer dhe përmirësuar artikuj të ndryshëm rret...

Tirana / Immediate Protection Order Requested for Same-Sex Family Following Posts by Pastor Akil PanoTIRANA, May 27, 202...
27/05/2026

Tirana / Immediate Protection Order Requested for Same-Sex Family Following Posts by Pastor Akil Pano

TIRANA, May 27, 2026– Edlira Mara and Alba Ahmetaj, mothers of 5-year-old twin daughters, filed an urgent request for a Protection Order today with the Tirana Police and Court. The lawsuit is directed against Pastor Akil Pano and his son, Jonathan Pano, who are accused of "technology-facilitated violence" and public incitement of hatred through social media platforms.

According to the lawsuit, which is based on Law No. 11/2026, Facebook statuses published by the father and son on May 23 and 25 sparked a massive wave of threatening comments from their followers. The mothers state that they feel endangered, their daily lives have been paralyzed, and they have not left their home for two days, while their children are not attending kindergarten out of fear of potential attacks.

In their request, they demand the immediate deletion of the posts, a ban on mentioning their names or publishing their photos on social media, and the enforcement of a physical distance from their residence and the children's kindergarten.

Concerns Raised Over Continuous Persecution

Beyond this recent incident, the case has brought attention to a broader concern regarding the family's safety.

This is not viewed as an isolated incident, but rather as part of a targeted campaign of persecution spanning several years, dating back to the birth of their children in 2021.

According to the concerns raised, the individuals named in the lawsuit have built a continuous platform of hatred targeting the family, which included hosting podcasts and mobilizing protests during the couple's wedding. This legal denunciation is considered a vital precedent for protecting LGBTQ+ families from intentional public denigration campaigns.

Address

Tirana
TIRANA

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when PRO LGBT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to PRO LGBT:

Shortcuts

Share