IETT Albania

Call Directions Website Contact the organization

IETT Albania IETT is an independent cultural and scientific center, located in Tirana.

🏞️ 𝗣𝗿𝗮𝗸𝘁𝗶𝗸𝗮 𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲𝗿𝗿𝗲̈𝗻: 𝗘𝗸𝘀𝗽𝗹𝗼𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗽𝗼𝘁𝗲𝗻𝗰𝗶𝗮𝗹𝗲𝘃𝗲 𝘁𝘂𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗭𝗮𝗱𝗿𝗶𝗺𝗲̈𝘀Më datë 20 tetor, Instituti i Edukimit, Trashë...
23/10/2026

🏞️ 𝗣𝗿𝗮𝗸𝘁𝗶𝗸𝗮 𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲𝗿𝗿𝗲̈𝗻: 𝗘𝗸𝘀𝗽𝗹𝗼𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗽𝗼𝘁𝗲𝗻𝗰𝗶𝗮𝗹𝗲𝘃𝗲 𝘁𝘂𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗭𝗮𝗱𝗿𝗶𝗺𝗲̈𝘀
Më datë 20 tetor, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) nisi praktikën në terren me të rinjtë e zonës, në kuadër të projektit për fuqizimin e komunitetit të Zadrimës në ofrimin e shërbimeve turistike dhe interpretimin e trashëgimisë kulturore.

⛪ Së bashku me të rinjtë, eksploruam Kishën e Shën Mërisë së Vaut të Dejës, Qendrën Artizanale dhe bregun e liqenit, ku nisin shëtitjet me varkë drejt ishullit të Shurdhahut dhe rrënojave të Sardës mesjetare. Vizituam gjithashtu pikat industriale të zonës, punishten e vajit të ullirit dhe kantinën e verës dhe të mushtit në Hajmel, ku u njohëm nga afër me prodhimet vendase.

🌿 Itineraret e zonës po fillojnë të marrin jetë. Trashëgimia, natyra, zejtaria dhe prodhimet tradicionale po bashkohen në një ofertë turistike autentike dhe të qëndrueshme, e ndërtuar bashkë me vetë komunitetin.

🤝 Projekti “Fuqizimi i Komunitetit të Zadrimës në Ofrimin e Shërbimeve Turistike dhe Interpretimin e Trashëgimisë Kulturore” financohet nga Fondacioni Albanian Besa Capital dhe zbatohet nga IETT Albania.

🌐 www.iett.al
📩 [email protected]

🏛️ 𝗡𝗴𝗮 𝘁𝗿𝗮𝘀𝗵𝗲̈𝗴𝗶𝗺𝗶𝗮 𝘁𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝘃𝗼𝗷𝗮 𝘁𝘂𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗭𝗮𝗱𝗿𝗶𝗺𝗲̈Më datë 15 tetor, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit ...
19/10/2026

🏛️ 𝗡𝗴𝗮 𝘁𝗿𝗮𝘀𝗵𝗲̈𝗴𝗶𝗺𝗶𝗮 𝘁𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝘃𝗼𝗷𝗮 𝘁𝘂𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗭𝗮𝗱𝗿𝗶𝗺𝗲̈
Më datë 15 tetor, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) zhvilloi trajnimin praktik mbi guidimin lokal dhe komunikimin me vizitorët, në kuadër të projektit për fuqizimin e komunitetit të Zadrimës në ofrimin e shërbimeve turistike dhe interpretimin e trashëgimisë kulturore.

🎯 Trajnimi synoi të përmirësojë aftësitë e pjesëmarrësve në komunikimin me vizitorët, prezantimin e vlerave të destinacionit dhe njohjen e ofertës turistike lokale.

🔖 Aktiviteti përfshiu diskutime pranë Njësisë Administrative mbi komunikimin me vizitorët, vizitën në sitin arkeologjik të Basanias, ku po zhvillohen gërmime nga arkeologë shqiptaro-polakë, si dhe njohjen me shërbimet dhe ofertën turistike të resortit Gardenland.

🔶 Vizitat synuan të evidentojnë potencialet e zonës dhe mënyrat se si trashëgimia kulturore dhe shërbimet lokale mund të ndërthuren për zhvillimin e një oferte turistike autentike dhe të qëndrueshme.

📌 Projekti “Fuqizimi i Komunitetit të Zadrimës në Ofrimin e Shërbimeve Turistike dhe Interpretimin e Trashëgimisë Kulturore” financohet nga Fondacioni Albanian Besa Capital dhe zbatohet nga IETT Albania.

🌐 www.iett.al
📩 [email protected]

🔖 𝗜𝗘𝗧𝗧 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗼𝗻 𝘁𝗿𝗮𝗷𝗻𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗱𝘆-𝗱𝗶𝘁𝗼𝗿 “𝗢𝗳𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘀𝗵𝗲̈𝗿𝗯𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝘁𝘂𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗺𝗲 𝗯𝗮𝘇𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘁𝗮𝗿𝗲”Gjatë javës së kaluar, Instituti ...
12/10/2026

🔖 𝗜𝗘𝗧𝗧 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗼𝗻 𝘁𝗿𝗮𝗷𝗻𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗱𝘆-𝗱𝗶𝘁𝗼𝗿 “𝗢𝗳𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘀𝗵𝗲̈𝗿𝗯𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝘁𝘂𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗺𝗲 𝗯𝗮𝘇𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘁𝗮𝗿𝗲”
Gjatë javës së kaluar, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) zhvilloi trajnimin dyditor me temë “Ofrimi i shërbimeve turistike me bazë komunitare”, nën drejtimin e ekspertit të turizmit Luan Dervishej.

🎯Trajnimi synoi të forcojë kapacitetet e komunitetit të Zadrimës për zhvillimin e shërbimeve turistike të mbështetura në trashëgiminë kulturore, traditat dhe potencialet lokale, duke nxitur krijimin e përvojave autentike dhe të qëndrueshme për vizitorët.

🏺Në kuadër të trajnimit, pjesëmarrësit vizituan 𝗘𝘁𝗲𝗿𝗻𝗮𝗹 𝗘𝗱𝗲𝗻 𝗕𝘂𝘁𝘁𝗲𝗿𝗳𝗹𝘆 𝗚𝗮𝗿𝗱𝗲𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗠𝗷𝗲𝗱𝗲̈, 𝗤𝗲𝗻𝗱𝗿𝗲̈𝗻 𝗠𝘂𝘇𝗲𝗼𝗿𝗲 “𝗠𝗷𝗲𝗱𝗮” 𝗻𝗲̈ 𝗞𝘂𝗸𝗲̈𝗹 dhe koleksionin e 𝗡𝗱𝗼𝗰 𝗦𝗵𝗮𝗯𝗲𝗻𝗶𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗣𝗹𝗲𝘇𝗵𝗲̈. Këto vizita shërbyen si mundësi për të njohur nga afër potencialet lokale dhe për të diskutuar mënyrat se si trashëgimia, njohuritë dhe nismat e komunitetit mund të shndërrohen në shërbime dhe përvoja turistike me vlerë.

🔸Ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të komunitetit dhe zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, të mbështetur në vlerat dhe potencialet e zonës.

📌 Projekti “Fuqizimi i Komunitetit të Zadrimës në Ofrimin e Shërbimeve Turistike dhe Interpretimin e Trashëgimisë Kulturore” financohet nga Fondacioni Albanian Besa Capital dhe zbatohet nga IETT Albania.

🌐 www.iett.al
📩 [email protected]

🔰 𝗩𝗮𝗹𝗹𝗷𝗮 𝗲 𝗢𝘀𝗺𝗮𝗻 𝗧𝗮𝗸𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝗟𝗶𝘀𝘁𝗲̈𝗻 𝗞𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗧𝗿𝗮𝘀𝗵𝗲̈𝗴𝗶𝗺𝗶𝘀𝗲̈ 𝗞𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲🔸E lidhur me figurën legjendare të 𝗢𝘀𝗺𝗮𝗻 𝗧𝗮𝗸𝗲...
09/10/2026

🔰 𝗩𝗮𝗹𝗹𝗷𝗮 𝗲 𝗢𝘀𝗺𝗮𝗻 𝗧𝗮𝗸𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝗟𝗶𝘀𝘁𝗲̈𝗻 𝗞𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗧𝗿𝗮𝘀𝗵𝗲̈𝗴𝗶𝗺𝗶𝘀𝗲̈ 𝗞𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲

🔸E lidhur me figurën legjendare të 𝗢𝘀𝗺𝗮𝗻 𝗧𝗮𝗸𝗲̈𝘀 𝗻𝗴𝗮 𝗞𝗼𝗻𝗶𝘀𝗽𝗼𝗹𝗶, kjo valle përfaqëson një nga shprehjet më të veçanta të traditës shqiptare dhe identitetit çam. Përmes lëvizjeve elegante dhe plot forcë, ajo përcjell vlera të trimërisë, krenarisë dhe qëndresës, duke ruajtur kujtesën dhe shpirtin e një tradite të trashëguar ndër breza.

〽️ Njohja e saj si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale përbën një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes, promovimit dhe përcjelljes së kësaj pasurie kulturore te brezat e ardhshëm. 🇦🇱

🌐 www.iett.al 📧 [email protected]
📷 Web
e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

📌 𝗜𝗘𝗧𝗧 𝗭𝗛𝗩𝗜𝗟𝗟𝗢𝗡 𝗧𝗥𝗔𝗝𝗡𝗜𝗠𝗜𝗡 𝗗𝗬-𝗗𝗜𝗧𝗢𝗥 “𝗜𝗡𝗧𝗘𝗥𝗣𝗥𝗘𝗧𝗜𝗠𝗜 𝗜 𝗧𝗥𝗔𝗦𝗛𝗘̈𝗚𝗜𝗠𝗜𝗦𝗘̈” Më 2–3 tetor, në Bushat të Shkodrës, IETT, në bashkëp...
05/10/2026

📌 𝗜𝗘𝗧𝗧 𝗭𝗛𝗩𝗜𝗟𝗟𝗢𝗡 𝗧𝗥𝗔𝗝𝗡𝗜𝗠𝗜𝗡 𝗗𝗬-𝗗𝗜𝗧𝗢𝗥 “𝗜𝗡𝗧𝗘𝗥𝗣𝗥𝗘𝗧𝗜𝗠𝗜 𝗜 𝗧𝗥𝗔𝗦𝗛𝗘̈𝗚𝗜𝗠𝗜𝗦𝗘̈”
Më 2–3 tetor, në Bushat të Shkodrës, IETT, në bashkëpunim me Zyrën e Turizmit të Bashkisë Vau i Dejës, zhvilloi trajnimin “Interpretimi i Trashëgimisë”, me pjesëmarrjen e komunitetit lokal nga zona e Zadrimës.

🖋️ Përmes diskutimeve, shembujve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit eksploruan mënyra të ndryshme për të promovuar vlerat kulturore, historinë dhe traditat e Zadrimës, duke i shndërruar ato në përvoja kuptimplota për vizitorët.

🏛️ Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit “𝗙𝘂𝗾𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗭𝗮𝗱𝗿𝗶𝗺𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝗼𝗳𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗦𝗵𝗲̈𝗿𝗯𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗧𝘂𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗜𝗻𝘁𝗲𝗿𝗽𝗿𝗲𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗧𝗿𝗮𝘀𝗵𝗲̈𝗴𝗶𝗺𝗶𝘀𝗲̈ 𝗞𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲”, financuar nga Fondacioni Albanian Besa Capital dhe zbatuar nga IETT – Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit.

🌐 www.iett.al
📩 [email protected]

🔹𝗭𝗔𝗗𝗥𝗜𝗠𝗔. 𝗛𝗜𝗦𝗧𝗢𝗥𝗜𝗔 𝗝𝗢𝗧𝗘. 𝗭𝗘̈𝗥𝗜 𝗬𝗧.🔹IETT në kuadër të projektit 𝗙𝘂𝗾𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗭𝗮𝗱𝗿𝗶𝗺𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝗢𝗳𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗦𝗵𝗲̈𝗿𝗯...
25/09/2026

🔹𝗭𝗔𝗗𝗥𝗜𝗠𝗔. 𝗛𝗜𝗦𝗧𝗢𝗥𝗜𝗔 𝗝𝗢𝗧𝗘. 𝗭𝗘̈𝗥𝗜 𝗬𝗧.🔹
IETT në kuadër të projektit 𝗙𝘂𝗾𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗭𝗮𝗱𝗿𝗶𝗺𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝗢𝗳𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗦𝗵𝗲̈𝗿𝗯𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗧𝘂𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗜𝗻𝘁𝗲𝗿𝗽𝗿𝗲𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗧𝗿𝗮𝘀𝗵𝗲̈𝗴𝗶𝗺𝗶𝘀𝗲̈ 𝗞𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲, do të zhvillojë një program trajnues për 10 të rinj nga zona e Vaut të Dejës dhe Lezhës.

💬 Programi synon të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë e të rinjve në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, duke i përgatitur ata për angazhime të mëtejshme në ofrimin e shërbimeve turistike dhe interpretimin e pasurive kulturore të zonës.

🔖 𝗚𝗷𝗮𝘁𝗲̈ 𝘁𝗿𝗮𝗷𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗲̈𝘀𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵:
• Interpretimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore
• Produkteve dhe shërbimeve turistike
• Vlerave kulturore dhe turistike të zonës së Zadrimës
• Rëndësisë së trashëgimisë kulturore në zhvillimin e turizmit lokal

👥 𝗞𝘂𝘀𝗵 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗼𝗷𝗲̈?

Të rinjtë që punojnë ose dëshirojnë të angazhohen si guida turistike, në sektorin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, në site arkeologjike e muze, në strukturat e turizmit pranë bashkive, si dhe në OJQ dhe organizata që veprojnë në zonën e Vaut të Dejës dhe Zadrimës.

✅ 𝟏𝟎 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗶𝗻𝗷 do të përzgjidhen për të marrë pjesë në program.

Ky projekt financohet nga Fondacioni Albanian Besa Capital dhe zhvillohet nga Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, në mbështetje të zhvillimit të të rinjve, trashëgimisë kulturore dhe turizmit në zonën e Zadrimës.

📅 𝗔𝗳𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶𝘁: 30 shtator 2026

📞 +355 67 605 8044
✉️ [email protected]
🌐 www.iett.al

🏺𝐙𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦 𝐢 𝐫𝐢 𝐚𝐫𝐤𝐞𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤 𝐧ë 𝐐𝐞𝐬𝐚𝐫𝐚𝐭, 𝐧ë 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡𝐢𝐧 𝐞 𝐓𝐞𝐩𝐞𝐥𝐞𝐧ë𝐬📌 Një zbulim i ri arkeologjik është realizuar në Qesarat, në ...
24/09/2026

🏺𝐙𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦 𝐢 𝐫𝐢 𝐚𝐫𝐤𝐞𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤 𝐧ë 𝐐𝐞𝐬𝐚𝐫𝐚𝐭, 𝐧ë 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡𝐢𝐧 𝐞 𝐓𝐞𝐩𝐞𝐥𝐞𝐧ë𝐬

📌 Një zbulim i ri arkeologjik është realizuar në Qesarat, në kuadër të ekspeditës së përbashkët shqiptaro-italiane, e zhvilluar nga arkeologë shqiptarë dhe italianë.

🔎 Kërkimet në terren kanë për qëllim dokumentimin, studimin dhe evidentimin e gjurmëve të trashëgimisë arkeologjike të zonës, duke kontribuar në njohjen më të thelluar të pasurisë historike dhe kulturore të zonës.

🤝 Ekspedita është pjesë e veprimtarisë kërkimore të Institutit të Arkeologjisë, pranë Akademisë së Shkencave, dhe dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar në studimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

🏛️ Ky zbulim i shtohet kërkimeve arkeologjike në territorin e Shqipërisë dhe sjell një tjetër dëshmi të pasurisë së trashëgimisë sonë historike.

📷 Web
📧 [email protected] | [email protected]
📲 +355 67 605 8044

🇦🇱🇦🇪 Shqipëria prezantohet në Women’s Museum në DubaiNë kuadër të vizitës në EBA, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe...
18/09/2026

🇦🇱🇦🇪 Shqipëria prezantohet në Women’s Museum në Dubai

Në kuadër të vizitës në EBA, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) zhvilloi një prezantim të veçantë të Shqipërisë në Women’s Museum – Bait Al Banat në Dubai.

🌿🏛️ Gjatë këtij aktiviteti, znj. Anisa Hykaj, Drejtore e IETT, solli për të pranishmit një udhëtim nëpër historinë, trashëgiminë, kulturën dhe turizmin shqiptar, duke prezantuar peizazhet, qytetet historike, trashëgiminë islame, traditat, gastronominë dhe mikpritjen e Shqipërisë.

🌸 Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të grave shqiptare në ruajtjen dhe përcjelljen e traditave ndër breza, përmes artizanatit, veshjeve tradicionale, gastronomisë, këngëve dhe zakoneve familjare.

📝 Në përfundim u zhvillua edhe një sesion pyetje-përgjigje, ku të pranishmit patën mundësinë të ndanin pyetjet dhe interesin e tyre rreth Shqipërisë, kulturës dhe trashëgimisë së saj.

✨ Women’s Museum – Bait Al Banat, i themeluar nga Prof. Dr. Rafia Ghubash, është një hapësirë e dedikuar ruajtjes dhe promovimit të historisë dhe trashëgimisë së grave të Emirateve të Bashkuara Arabe. Një muze që ia vlen të vizitohet nga kushdo që ndodhet në UAE, për të njohur nga afër historitë, kulturën, artin dhe trashëgiminë e grave të Emirateve.

🤝 IETT shpreh mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe mundësinë për të prezantuar historinë dhe kulturën shqiptare në këtë hapësirë të veçantë kulturore.

📞 +355 67 605 8044
📧 [email protected]
🌐 www.iett.al

🌍 IETT Participates in Arabian Travel Market Dubai 🇦🇪📆 From 14 to 17 September 2026, IETT is participating in Arabian Tr...
15/09/2026

🌍 IETT Participates in Arabian Travel Market Dubai 🇦🇪

📆 From 14 to 17 September 2026, IETT is participating in Arabian Travel Market Dubai, held at Dubai World Trade Centre, bringing together leading professionals and organisations from the global travel and tourism industry.

🔸ATM Dubai connects tourism professionals, destinations, entrepreneurs and innovators from the Middle East, Africa, Eastern Europe, Asia-Pacific and beyond, creating opportunities for networking and international cooperation.

🔖IETT's participation aims to promote Albania's tourism and cultural heritage, explore new partnerships and strengthen connections with international tourism markets.

🔹Through its presence at this major international event, IETT continues to support the international promotion of Albania and the development of new opportunities in tourism.

📧 [email protected] | [email protected]
🌐 www.iett.al

📚 𝐕𝐢𝐭𝐢 𝐢 𝐫𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝐧𝐢𝐬 𝐬𝐨𝐭!🌿 Me emocionet e ditës së parë, rikthehen në shkolla buzëqeshjet, miqësitë dhe ëndrrat e re...
14/09/2026

📚 𝐕𝐢𝐭𝐢 𝐢 𝐫𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝐧𝐢𝐬 𝐬𝐨𝐭!

🌿 Me emocionet e ditës së parë, rikthehen në shkolla buzëqeshjet, miqësitë dhe ëndrrat e reja. Çdo fillim sjell mundësi të reja për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të hedhur hapa drejt së ardhmes.

✨ IETT ju uron të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve një vit të mbarë shkollor, plot suksese, dije, frymëzim dhe momente të bukura.

🌐 www.iett.al
📧 [email protected] | [email protected]
📱 +355 67 605 8044

Address

Rruga E Elbasanit
Tirana
1003

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IETT Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to IETT Albania:

Share