CoPlan Institute for Habitat Development

Call Directions Website Contact the organization

CoPlan Institute for Habitat Development Co-PLAN works in the fields of urban, regional, municipal, and environmental management and institutional development.

Co-PLAN is a non-profit organization that contributes to sustainable development by enabling good urban and regional governance, tackling key environmental issues, developing civil society, and promoting community participation. The issues of governance, public administration, and social development are also essential to Co-PLAN`s efforts. Co-PLAN is a professional NGO with national and international experience and is active in Albania and Kosovo. Since its founding, Co-PLAN has matured as an organization, and is now comprised of twenty full-time employees in addition to a large network of experts and practitioners working part-time on a number of initiatives. Co-PLAN has contributed to Albanian social and economic development in low-income neighborhoods, the empowerment of local governments through decentralization policies, improvement of services delivery, efficient use of resources, and participatory governance through workshops, training seminars, conferences, and publications. Co-PLAN plays a significant role as an intermediary body bringing together various Albanian institutions and is active player in national and international networks focused on good urban governance practices.

📍Junik, 🇽🇰 - Projekti EFFORT ka shënuar një moment të rëndësishëm me përfundimin e ndërhyrjeve për eficiencën energjetik...
23/10/2026

📍Junik, 🇽🇰 - Projekti EFFORT ka shënuar një moment të rëndësishëm me përfundimin e ndërhyrjeve për eficiencën energjetike në ndërtesat publike të Junikut. Që nga Komuna apo shkollat te Qendra e Mjekësisë Familjare, ndërhyrjet në 5 ndërtesa publike kanë sjellë përmirësimin e sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes, izolimin termik dhe instalimin e pompave të nxehtësisë, duke krijuar kushte më të mira për përdoruesit dhe duke ulur konsumin e energjisë.

Për të përshëndetur finalizimin e ndërhyrjeve, mbajtën një fjalë përshëndetëse Kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Mëlyshi, Kreu i Sektorit te Bashkepunimit ne Delegacionin e Bashkmit Evropian ne Shqiperi znj. Ritva Heikkinen, Drejtoresha Ekzekutive e CoPlan, znj. Anila Bejko, ndërsa përfaqësues nga institucione qendrore e vendore nga Shqipëria dhe Kosova, u njohën nga afër me punimet e kryera.

Është mbresëlënëse të shohësh se do të kursehen 50 mijë euro në vit nga Komuna Junik si rrjedhojë e projektit, tek sa do të reduktohen gjithashtu emëtimet e dioksidit të karbonit. Kjo nismë e vendos energjinë e rinovueshme dhe zhvillimin e qëndrueshëm në zemër të mënyrës se si planifikohet dhe investohet me kujdes në hapësirat publike.

Përmes bashkëpunimit ndërkufitar, janë forcuar më tej kapacitetet dhe ndarë përvojat më të mira, tek sa janë realizuar dhe fushata ndërgjegjësuese frymëzuese për komunitetin, për energji më eficiente në mbrojtje të mjedisit.
-
Projekti EFFORT zbatohet nga Bashkia e Mirditës, Komuna e Junikut dhe CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, dhe financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit Ndërkufitar IPA Shqipëri–Kosovë.

CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit bashkohet me organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri në thirrjen për nda...
18/10/2026

CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit bashkohet me organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri në thirrjen për ndalimin e menjëhershëm të dhunës, mbrojtjen e jetës dhe respektimin e së drejtës për protestë paqësore.

Përmes një deklarate të përbashkët, shprehim shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve dhe raportimet për persona të lënduar gjatë protestave të ditëve të fundit.

U bëjmë thirrje autoriteteve të garantojnë që çdo përdorim i forcës nga policia të jetë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional. Kërkojmë gjithashtu hetim të shpejtë, të pavarur dhe të paanshëm të çdo pretendimi për dhunë apo përdorim të paligjshëm të forcës.

U bëjmë thirrje përfaqësuesve politikë dhe drejtuesve të institucioneve shtetërore të shmangin retorikën nxitëse, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të krijojnë hapësirë për dialog dhe adresimin e shqetësimeve të qytetarëve.

Deklarata e plotë: https://www.co-plan.org/organizatat-e-shoqerise-civile-dhe-mediatike-kerkojne-ndalimin-e-dhunes-dhe-mbrojtjen-e-te-drejtes-per-proteste-paqesore/

ORGANIZATAT NËNSHKRUESE ⬇️

CIVIL RIGHTS DEFENDERS, Shqipëri
SCiDEV
AWEN-Albanian Women Empowerment Network
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
Faktoje
AIS
BIRN Albania
Rrjeti Erasmus Tirana
Citizens.al
Amfora.al
Protection and Preservation of Natural Environment in Albania
Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike - ACER
Partners Albania for Change and Development
CCIS Albania
Albanian Center for Quality Journalism
INAC Albania
Shoqata Together for Life
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH
CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit

🌿 Hapet thirrja për grante për monitorimin e zonave të mbrojtura!Organizatat e shoqërisë civile që punojnë për mbrojtjen...
16/10/2026

🌿 Hapet thirrja për grante për monitorimin e zonave të mbrojtura!

Organizatat e shoqërisë civile që punojnë për mbrojtjen e mjedisit, biodiversitetit dhe habitateve natyrore kanë mundësinë të aplikojnë për mbështetje financiare për nisma që synojnë monitorimin e pavarur të zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Përmes kësaj thirrjeje synohet të gjenerohen të dhëna të verifikuara në terren, të rritet ndërgjegjësimi dhe angazhimi i komuniteteve, si dhe të forcohet roli i shoqërisë civile në advokimin për mbrojtjen e natyrës dhe llogaridhënien e institucioneve.

💶 Granti maksimal: 5,000 euro
🗓 Afati i aplikimit: 13 nëntor 2026, ora 16:00
⏳ Kohëzgjatja e projekteve: 5 muaj
💻 Më 20 tetor zhvillohet edhe sesioni informues online, ku të interesuarit mund të marrin më shumë informacion rreth thirrjes dhe procesit të aplikimit.
🔗 Linkun për thirrjen dhe sesionin informues e gjeni në: https://greenal.al/call-for-grants-for-monitoring-protected-areas-is-now-open/
-
Projekti GreenAL “Mbështetja e Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile 2024 - 2027”, financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitateve të Shqipërisë për bashkëpunimin me VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.

VIS Albania
COSV NGO
Embassy of Sweden in Tirana

Përmes hartëzimit me bazë GIS dhe analizës të sintaksës hapësinore, projekti Wheels of Change po krijon harta që reflekt...
14/10/2026

Përmes hartëzimit me bazë GIS dhe analizës të sintaksës hapësinore, projekti Wheels of Change po krijon harta që reflektojnë përvojën reale të banorëve të Velipojës dhe Shkodrës.

Po si t’i lexojmë këto harta nëse nuk jemi ekspertë? Vija e kuqe e reflektuar në secilën hartë, paraqet rrugën me më shumë lidhje të drejtpërdrejta me rrugët e tjera përreth. Tonalitetet e tjera të blusë, reflektojnë ndërlidhje më të vogël, duke e bërë lëvizshmërinë më të komplikuar.

Gjithashtu, analiza në vijim do të na mundësojë të kuptojmë më mirë përvojën e grave, fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar, përmes dëshmive të marra nga vëzhgimet në terren dhe vetë individët.

Kjo mënyrë e të hartëzuarit të qyteteve na mundëson të kuptojmë më mirë dinamikat e lëvizshmërisë, dhe të pasurojmë më tej hartat me elemente të tjera si gjendja e trotuareve, ndriçim, siguria dhe detaje të ngjashme. Më tej, institucionet mund të përdorin këto harta për të adresuar problematikat e lëvizshmërisë që banorët kanë.
-
Projekti “Wheels of Change: Përdorimi i instrumentave GIS dhe Sintaksës Hapësinore për Transport Publik Gjithëpërfshirës ndaj Grave dhe të Rinjve në Bashkitë Shqiptare dhe Malazeze” implementohet nga CoPlan dhe GreenHOME, me mbështetjen e OSF-WB dhe Transport Community.

🚨 Mendoni këtë skenar hipotetik: në orën 10:30, në Sukth rritet niveli i ujit të Erzenit si rrjedhojë e rreshjeve të den...
13/10/2026

🚨 Mendoni këtë skenar hipotetik: në orën 10:30, në Sukth rritet niveli i ujit të Erzenit si rrjedhojë e rreshjeve të dendura. Merret njoftimi në autoritetet përkatëse nga një banor.

Çfarë ndodh më pas?

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë, u zhvillua në Durrës një ushtrim për të provuar si merren vendimet dhe si bashkëpunojnë strukturat në kushtet e një emergjence të simuluar. I gjithë organizimi u bë i mundur nga Bashkia Durrës në bashkëpunim me AKMC, GIZ Albania, Vodafone Foundation dhe Kryqin e Kuq Shqiptar, ndërsa CoPlan moderoi dhe lehtësoi zhvillimin e aktivitetit.  

Si u zhvillua ushtrimi?

Në Pallatin e Sporteve “Ramazan Njala” u vendos qendra e koordinimit. Në NjA Sukth u zhvillua raportimi lokal, demonstrimi i komunikimit dhe evakuimit, regjistrimi dhe ndihma e parë. 

Çfarë u testua?

Fillimisht, sa shpejt aktivizohet struktura: kush merr drejtimin, kush mban cilën detyrë dhe a ka secili rol një përgjegjës të qartë, që asnjë hap të mos mbetet pa drejtim. Pastaj fokusi u vendos te informacioni. Çdo raport nga terreni duhej verifikuar përpara se të merrej një vendim, dhe komuniteti duhej të merrte një mesazh të qartë e të kuptueshëm, jo zhurmë e panik.

Kur komunikimi i zakonshëm u ndërpre, ekipet nga salla dhe terreni gjetën rrugë alternative për të mbetur në lidhje. Në terren, vëmendja kaloi te njerëzit: evakuimi me asistencë, regjistrimi i çdo personi, ndihma e parë dhe pritja në një vend të sigurt.

Në fund, kur kërkesat tejkaluan kapacitetet vendore, Bashkia duhej të menaxhonte burimet, të kërkonte mbështetje të arsyetuar dhe të përcjellë një raport të plotë të situatës (SITREP) te Prefektura dhe AKMC.

Vlerësimi u fokusua te proceset, koordinimi dhe dokumentimi. Çdo institucion punoi sipas rolit dhe mandatit të vet, dhe çdo mungesë e identifikuar do të shërbejë për ta forcuar gatishmërinë në kushte të një emergjence reale.

📢 Së shpejti vjen nga GreenAL thirrja për Grante të Monitorimit të Zonave të Mbrojtura!Një mundësi për organizatat e sho...
13/10/2026

📢 Së shpejti vjen nga GreenAL thirrja për Grante të Monitorimit të Zonave të Mbrojtura!

Një mundësi për organizatat e shoqërisë civile që duan të sjellin fakte, të monitorojnë ndërhyrjet në zonat e mbrojtura dhe të advokojnë për mbrojtjen e vlerave natyrore të Shqipërisë.

Detajet e thirrjes publikohen këtë të enjte, më 16 tetor. Ndërkohë takimi informues do të zhvillohet më datë 20 tetor online. Ruajini datat!
-
Projekti GreenAL “Mbështetja e Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile 2024 - 2027”, financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitateve të Shqipërisë për bashkëpunimin me VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.

VIS Albania
COSV Albania
Embassy of Sweden in Tirana

🚲 Uni ka vetëm pak ditë që ka nisur, por studentët e Planifikimit Urban në POLIS nuk humbën kohë e iu bashkuan projektit...
08/10/2026

🚲 Uni ka vetëm pak ditë që ka nisur, por studentët e Planifikimit Urban në POLIS nuk humbën kohë e iu bashkuan projektit Wheels of Change, për të përshkuar rrugët e Shkodrës dhe Ulqinit, dhe analizuar nga afër problematikat e lëvizshmërisë në këto dy qytete.

Në Bike & Mobility Day, Studentët bashkë me Dr. Kejt Dhrami, Eksperte e Planifikimit në CoPlan dhe lektore në POLIS, vëzhguan, analizuan dhe dokumentuan problematikat që ndikojnë në mënyrën se si njerëzit lëvizin çdo ditë: nga ecja dhe çiklizmi, te transporti publik, trafiku dhe hapësirat e dedikuara për lëvizje.

Çfarë synon Wheels of Change?

Projekti synon të kuptojë më mirë sfidat e mobilitetit urban dhe të nxisë ide e zgjidhje më të qëndrueshme, të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për mënyrën se si lëvizim në qytetet tona. Përgjatë projektit, janë realizuar vëzhgime në terren dhe pyetësorë me qytetarët, duke mbledhur perspektiva të ndryshme mbi përvojën e lëvizjes në Shkodër dhe Ulqin.

Paralelisht, po realizohen harta dhe analiza të të dhënave të mbledhura, për ta kthyer atë që ndodh çdo ditë në rrugët e qytetit në informacion që mund të na ndihmojë të kuptojmë se ku qëndrojnë problemet dhe ku ka potencial për ndryshim.
-
Projekti “Wheels of Change: Përdorimi i instrumentave GIS dhe Sintaksës Hapësinore për Transport Publik Gjithëpërfshirës ndaj Grave dhe të Rinjve në Bashkitë Shqiptare dhe Malazeze” implementohet nga CoPlan dhe GreenHOME, me mbështetjen e OSF-WB dheTransport Community.

Last week, Anila Bejko (Director, CoPlan), Ledio Allkja, Fiona Imami and Kejt Dhrami represented CoPlan and Universiteti...
05/10/2026

Last week, Anila Bejko (Director, CoPlan), Ledio Allkja, Fiona Imami and Kejt Dhrami represented CoPlan and Universiteti Polis at the ARL International Congress 2026 in Cologne, Germany, under the theme “European Regional Policy in Times of Transition.” Our team participated in the Congress as part of the CROSS-REIS project, funded by Horizon Europe. The Congress brought together experts from academia and practice to discuss the future of European regional policy in a period of profound transformation.

The Congress addressed the multiple transformations currently shaping European regions. The green and digital transitions, demographic change, geopolitical uncertainty and growing environmental risks were all at the centre of the presentations and discussions throughout the event. Particular attention was also given to widening territorial disparities between urban and rural areas, central and peripheral regions, as well as territories experiencing economic and demographic growth and those facing decline.

The European Union is negotiating its next budget, and the future of cohesion policy remains wide open. The insights shared by Andrés Rodríguez-Pose and Rachel Lancry Beaumont from the European Committee of the Regions, as well as the debate with Kai Böhme and fellow panelists, made clear just how much is at stake for regions like ours. This includes our prospects for a just, green and regenerative transition.

Our colleague Ledio Allkja brought a Western Balkan perspective to the closing “Visions for Europe” panel, chaired by Peter Ache.

Our message from Cologne is clear: Albania must keep pace with Europe, but it should also contribute to shaping where Europe is heading. CoPlan remains committed to being a meaningful actor in this conversation.

Many thanks to ARL for an inspiring Congress and for opening its doors to international perspectives and voices.

This project has received funding from the Horizon Europe Widening participation and spreading excellence programme under grant agreement 101136834.


-
Javën e kaluar, Anila Bejko (Drejtore, CoPlan), Ledio Allkja, Fiona Imami dhe Kejt Dhrami përfaqësuan CoPlan dhe Universitetin POLIS në Kongresin Ndërkombëtar të ARL 2026, në Këln, Gjermani, me temë “European Regional Policy in Times of Transition”. Pjesëmarrja e ekipit tone u zhvillua në kuadër të projektit CROSS-REIS, të financuar nga Horizon Europe. Kongresi mblodhi ekspertë nga akademia dhe praktika për të diskutuar të ardhmen e politikës rajonale evropiane në një periudhë transformimesh të thella.

Kongresi trajtoi zhvillimet e shumëfishta që po përjetojnë rajonet evropiane. Tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital, ndryshimet demografike, pasiguria gjeopolitike dhe rritja e rreziqeve mjedisore, të gjitha këto çështje ishin në fokus të prezantimeve dhe takimeve të zhvilluara. Në vëmendje ishte edhe thellimi i pabarazive territoriale mes zonave urbane dhe rurale, rajoneve qendrore dhe periferike, si dhe territoreve me rritje ekonomike e demografike dhe atyre që përballen me tkurrje.

Bashkimi Evropian po negocion buxhetin e saj të ardhshëm dhe e ardhmja e politikës së kohezionit mbetet ende e hapur. Idetë e Andrés Rodríguez-Pose dhe Rachel Lancry Beaumont nga Komiteti Evropian i Rajoneve, si edhe debati me Kai Böhme dhe panelistët e tjerë, treguan qartë se sa shumë është në lojë për rajonet si i yni. Kjo përfshin edhe mundësinë për një tranzicion të drejtë, të gjelbër dhe rigjenerues.

Kolegu ynë Ledio Allkja solli perspektivën e Ballkanit Perëndimor në panelin përmbyllës “Visions for Europe”, të moderuar nga Peter Ache.

Mesazhi ynë nga Këlni është i qartë: Shqipëria duhet të ecë në hap me Evropën, por njëkohësisht duhet të kontribuojë në përcaktimin e drejtimit ku po shkon Evropa. CoPlan mbetet i angazhuar për të qenë një aktor kuptimplotë në këtë dialog.

Falënderojmë ARL për një kongres frymëzues dhe për hapjen e tij ndaj perspektivave dhe zërave ndërkombëtarë.

Ky projekt është financuar nga programi Horizon Europe “Widening participation and spreading excellence”, në kuadër të marrëveshjes së grantit nr. 101136834.

☀️ Vendosja e paneleve fotovoltaike në objektet publike në Junik ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare. Ndërhyrjet e rea...
24/09/2026

☀️ Vendosja e paneleve fotovoltaike në objektet publike në Junik ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare. Ndërhyrjet e realizuara falë projektit “EFFORT”, synojnë të përmirësojnë performancën energjetike të objekteve publike dhe të rrisin përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, duke sjellë zgjidhje konkrete dhe më të qëndrueshme për komunitetin.

Godinat ku janë realizuar ndërhyrjet në Junik janë:

- Gjimnazi “Kuvendi i Junikut”
- Shfmu “Edmond Hoxha”, Junik
- Ndërtesa e Komunës Junik
- Çerdhja, Junik
- QMF, Junik

Puna në Junik nuk është ndalur vetëm te infrastruktura. Projekti përgjatë gjithë implementimit ka sjellë së bashku institucione, biznese, shoqërinë civile dhe të rinjtë për të diskutuar dhe vepruar mbi energjinë e rinovueshme dhe eficiencën energjetike.

Projekti EFFORT zbatohet nga Bashkia e Mirditës, Komuna e Junikut dhe CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, dhe financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit Ndërkufitar IPA Shqipëri–Kosovë.

Address

Rr. “Bylis" Nr. 12, Kashar, Kutia Postale 2995
Tirana
1051

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Telephone

+355697082668

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when CoPlan Institute for Habitat Development posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to CoPlan Institute for Habitat Development:

Shortcuts

Share