Ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë është njohur dhe zhvillon aktivitete konform statutit dhe misionit te vet. Misioni i organizatës është përmirësimi i statusit ekonomik, arsimor, social e kulturor të gruas, fëmijëve dhe të rinjve në vend, identifikimin e problemeve të gruas dhe ndërmarrja e aktivitete që sensibilozojnë çështje që përfshihen në programet e saj në ndihmë të komunitetit dhe shtr
esave të margjinalizuara, nëpërmjet: bashkimit të anëtarëve me qëllim nxitjen e mundësive dhe kualifikimin, duke shfrytëzuar kapacitetet, resurset njerëzore dhe vënia e tyre në shërbim të komunitetit. Në vëmendje të LGZHI-së qëndron deklarata e Filadelfias ”Të gjitha qëniet njerëzore pavarësisht nga raca, besimi dhe seksi kanë te drejtë të përpiqen për mirëqënien e tyre materiale dhe për zhvillimin e tyre shpirtëror në kushtet e lirisë dhe të dinjitetit, të sigurisë ekonomike dhe mundësive të barabarta”. Synimet e shoqatës
Shoqata do të synojë bashkimin e anëtarëve me qëllim nxitjen e mundësive dhe kualifikimin, duke shfrytëzuar kapacitetet dhe resureset njerëzore e materiale, të konsolidojë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet midis anëtarëve të saj dhe komunitetit duke zgjidhur problemet e tyre në interes të të gjithë anëtarëve dhe publikut. Të identifikojmë problemet e gruas dhe të ndërmarrë aktivitete që sensibilozojnë çështje që përfshihen në programet e saj.Domosdoshmërisht do të punojë për të fuqizuar pozitën e gruas dhe fëmijëve në Shqipëri nëpërmjet OJF-ve të gruas. Do të jetë e gatshme për të kooperuar me OJF të tjera shqiptare dhe ndërkombetare si dhe Qeverinë e Biznesin.Të ndërmarrë fushata të përbashkëta me OJF të tjera për ta bërë shoqatën dhe aktivitetin e saj të njohur nëpërmjet masmedias.Të krijojë lidhje dhe bashkëpunim me shoqata të tjera brenda vendit dhe jashtë vendit. Te jape sherbime konsultative lidhur me komunikimin dhe informacionin perkates. Synimet e veta do t’i realizojë nëpërmjet punës së anëtarëve të saj, marrdhënieve konsultative me shoqata të tjera analoge, organizmave qeveritare të specializuara, biznesit dhe nëpërmjet mundësive të bashkëpunimit me organizata të huaja analoge. Objektivi i shoqatës
Përmirësimin e statusit, ekonomik, arsimor e social e kulturor të gruas, fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri nëpërmjet:
Evidentimit dhe propogandimit të aritjeve të tyre etike, morale dhe profesionale, për t’i vënë ato në shërbim të integrimit të individit në grupe sociale të shoqërise civile me anë të aktiviteteve të ndryshme (seminare, kurse trajnimi, tavolina të rrumbullakta etj). Të zhvilloje dhe të nxisë standarte më të larta të zgjerimit të bashkëveprimit dhe të bashkëpunimit social individ-individ dhe individ- grup në shoqërinë e sotme civile si dhe forcimin e partneritetit me sektorin publik me qëllim nxitjen e përgjegjësisë qytetare për reformat dhe strategjitë kombëtare të reduktimit të varfërisë, ndotjes së ambjentit dhe rrezikshmërisë së kimikate në drejtim të sigurisë së produkteve me qëllim mbrojtjen e interesave të komunitetit. Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme si:
Nëpermjet edukimit për qytetari demokratike të ndikojë në ritjen e kulturës demokratike dhe të risë mirëkuptimin e ndërsjelltë, për barazinë gjinore dhe marrëdhëniet harmonike midis njerëzve e më tej. Të rritë ndërgjegjësimin e grave për të drejtat e tyre në gjirin e familjes dhe të shoqërisë dhe të jetë e aftë të monitorojë dhe të avokatojëqeverinë lokale dhe atë qëndrore për problemet që e shqetësojnë. Të marrë pjesë aktive në vetqeverisjen e saj dhe të jetë e gatshme të ofrojë shërbime, për shtresat më vulnerabël të shoqërisë, në komunitet dhe në mbarë shoqërinë shqiptare në fushën e edukimit të shërbimeve sociale dhe shëndetësore. Të hartojë programe ne lidhje me arsimimin, kualifikimin në punësimin e gruas, mbrojtjes ndaj produkteve, të ushqyerit etj. Të krijojë lidhje dhe bashkëpunim me shoqata të tjera brenda vendit dhe jashtë vendit për të realizuar synimet e saj. Te nxise inisiativa për të bërë lobingje në interes të komunitetit dhe përmirësime ligjore për gruan dhe statusin e saj, në luftë me diskriminimin me të cilin ajo përballet .