Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)

Call Directions Website Contact the organization

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli, është zgjedhur President Nderi i ACES Europe për vendet...
21/10/2026

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli, është zgjedhur President Nderi i ACES Europe për vendet e Ballkanit, me propozim të Presidentit të ACES Europe, Gian Francesco Lupatelli.

Ky vlerësim vjen në shenjë mirënjohjeje për kontributin e veçantë të Presidentit Fidel Ylli në promovimin e sportit dhe të nismës së Qyteteve Europiane të Sportit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

Një vlerësim që forcon bashkëpunimin rajonal dhe dëshmon rëndësinë e sportit si një urë lidhëse mes qyteteve, komuniteteve dhe vendeve tona, në frymën e vlerave olimpike dhe europiane.

Presidenti Fidel Ylli ka qenë promovues për Tiranën si Kryeqyteti Europian i Sportit, më pas Vlora, Shkodra, Korça, Prishtina, Plovdiv, Ferizaj, si Qytetet Europiane të Sportit.

KOKSH mbështet talentet e reja, kampionët e së ardhmes së sportit shqiptar!Në selinë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqipt...
20/10/2026

KOKSH mbështet talentet e reja, kampionët e së ardhmes së sportit shqiptar!

Në selinë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar u organizua ceremonia e dorëzimit të Bursave Olimpike për talentet e reja, duke konfirmuar angazhimin për të mbështetur sportistët premtues në rrugëtimin e tyre drejt sukseseve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli në fjalën e tij, vlerësoi talentin, punën dhe përkushtimin e sportistëve dhe trajnerëve të tyre, duke theksuar se investimi te brezi i ri është një përgjegjësi dhe një prioritet për të ardhmen e sportit shqiptar.

Nga xhudoja te atletika, boksi, gjimnastika, qitja, ping pongu, taekwondo, mundja, çiklizmi dhe peshëngritja, këta të rinj përfaqësojnë shpresën dhe potencialin për të sjellë rezultate të mëdha për Shqipërinë.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ndodhet në Plovdiv të Bullgarisë, si pjesë e delegacionit ...
17/10/2026

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ndodhet në Plovdiv të Bullgarisë, si pjesë e delegacionit të ACES Europe, në kuadër të vlerësimit të kandidaturës së qytetit për titullin prestigjioz “Kryeqyteti Europian i Sportit 2028”.

Delegacioni, i kryesuar nga Presidenti i ACES Europe, Gian Francesco Lupattelli, zhvilloi takimin e parë zyrtar me Kryetarin e Bashkisë së Plovdivit, Kostadin Dimitrov, i cili prezantoi investimet në infrastrukturën sportive, mbështetjen për sportistët elitarë dhe traditën e pasur sportive të qytetit.

I njohur si “qyteti që nxjerr kampionë olimpikë”, Plovdivi synon të dëshmojë potencialin e tij përmes sukseseve sportive, infrastrukturës dhe politikave që nxisin zhvillimin e sportit.

Pjesëmarrja e Presidentit Fidel Ylli në këtë komision vlerësues përfaqëson një tjetër kontribut të Shqipërisë në strukturat europiane të sportit, duke forcuar praninë dhe angazhimin e lëvizjes olimpike shqiptare në nismat që promovojnë sportin, aktivitetin fizik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

11/10/2026

Fjalimi i Presidentit Fidel Ylli në ceremoninë e dorëzimit të flamurit për vendin mikpritës të Golden Age Gym Festival 2028!

Një moment simbolik dhe emocionues për sportin shqiptar! Në përfundim të edicionit të 10-të të Golden Age Gym Festival, ...
10/10/2026

Një moment simbolik dhe emocionues për sportin shqiptar! Në përfundim të edicionit të 10-të të Golden Age Gym Festival, në Les Sables-d’Olonne të Francës, u zhvillua ceremonia tradicionale
e dorëzimit të flamurit, me të cilën Tirana mori zyrtarisht stafetën e organizimit të edicionit të 11-të, në vitin 2028.

Në një ceremoni spektakolare, ku performuan përfaqësuesit e të gjitha vendeve pjesëmarrëse, flamuri i festivalit kaloi nga organizatorët te drejtuesit e Federatës Europiane të Gjimnastikës dhe
më pas iu dorëzua përfaqësuesit të vendit mikpritës të ardhshëm, Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli.

Në fjalën e tij, Presidenti Ylli shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë Shqipërisë, duke theksuar se edicioni i vitit 2028 do të jetë një festë e madhe e sportit, miqësisë dhe vlerave olimpike, si dhe një mundësi e shkëlqyer për të promovuar Shqipërinë dhe për të mirëpritur miq e dashamirës të këtij sporti nga e gjithë Europa.

Gjatë ceremonisë, në sallën sportive në Les Sables-d’Olonne, më shumë se 2,000 pjesëmarrës patën mundësinë të njihnin nga afër Shqipërinë përmes prezantimit promovues të përgatitur nga Federata Shqiptare e Gjimnastikës, duke sjellë në vëmendje bukuritë, mikpritjen dhe potencialin e vendit tonë për organizimin e këtij eventi ndërkombëtar.

Golden Age Gym Festival është shumë më tepër se një aktivitet sportiv. Ai promovon aktivitetin fizik në çdo moshë, miqësinë mes popujve, përfshirjen dhe vlerat olimpike, duke krijuar një platformë të veçantë për shkëmbimin kulturor dhe promovimin e vendeve mikpritëse.

Tashmë, përgatitjet për Tiranën 2028 marrin një kuptim të ri. Shqipëria do të ketë mundësinë të tregojë edhe një herë aftësinë e saj për të organizuar aktivitete ndërkombëtare dhe për të përcjellë më të mirën e saj përmes sportit.

Një lajm i shkëlqyer për sportin shqiptar dhe një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë! T...
09/10/2026

Një lajm i shkëlqyer për sportin shqiptar dhe një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë!

Tirana do të jetë vendmikpritëse e edicionit të 11-të të Golden Age Gym Festival, nga 1 deri më 7 tetor 2028, një prej ngjarjeve më të rëndësishme europiane të gjimnastikës për moshat e rritura, që pritet të mbledhë mbi 2,000 pjesëmarrës nga e gjithë Europa.

Kjo arritje vjen falë iniciativës së Federatës Shqiptare të Gjimnastikës dhe mbështetjes së Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, të cilat bashkuan forcat për ta sjellë këtë aktivitet të rëndësishëm në vendin tonë.

Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, përmes një prezantimi të veçantë, përcolli vizionin për organizimin e festivalit dhe potencialin e Shqipërisë për të pritur një event të kësaj përmase. Bukuritë natyrore, mikpritja shqiptare, infrastruktura, lehtësitë për pjesëmarrësit dhe përkushtimi ndaj sportit u bënë pjesë e një projekti bindës, i përforcuar edhe nga një video promovuese e Shqipërisë, që la mbresa te të pranishmit.

Vendimi unanim i Bordit Ekzekutiv për të përzgjedhur Tiranën është një vlerësim i rëndësishëm për kandidaturën shqiptare dhe një dëshmi e besimit te potenciali organizativ.

Më shumë se një festival sportiv, Golden Age Gym Festival 2028 është një mundësi për të promovuar Shqipërinë, për të prezantuar kulturën dhe traditat tona dhe për të forcuar lidhjet mes njerëzve përmes sportit.

🎀 TETORI ROZËForca është edhe të kujdesesh për veten!Ky muaj na kujton sa e rëndësishme është të kujdesemi për shëndetin...
03/10/2026

🎀 TETORI ROZË

Forca është edhe të kujdesesh për veten!

Ky muaj na kujton sa e rëndësishme është të kujdesemi për shëndetin dhe të mos e neglizhojmë kontrollin.

KOKSH është pranë çdo gruaje dhe çdo familjeje që përballet me këtë sfidë.

4 vite të “Ekipet Sportive në Shkolla” Më shumë se 40 mijë fëmijë dhe nxënës, në 57 bashki, janë bërë pjesë e katër sezo...
02/10/2026

4 vite të “Ekipet Sportive në Shkolla”

Më shumë se 40 mijë fëmijë dhe nxënës, në 57 bashki, janë bërë pjesë e katër sezoneve të një prej projekteve më gjithëpërfshirëse për sportin shqiptar.

3,412 ndeshje, 825 ekipe vetëm në edicionin e katërt dhe qindra fëmijë që kanë hedhur hapin drejt federimit dhe vazhdimësisë në sportin e organizuar.

“Ekipet Sportive në Shkolla” nuk është pjesë e kurrikulës. Është një strukturë që lidh shkollën me sportin, duke krijuar mundësi për stërvitje, garë, zbulim talenti dhe zhvillim të sigurt, nën kujdesin e profesionistëve.

4 vite punë. Mijëra histori. Një investim te e ardhmja e sportit shqiptar.

Një tjetër brez profesionistësh i bashkohet sportit shqiptar!Universiteti i Sporteve të Tiranës ka përmbyllur një tjetër...
01/10/2026

Një tjetër brez profesionistësh i bashkohet sportit shqiptar!

Universiteti i Sporteve të Tiranës ka përmbyllur një tjetër cikël të rëndësishëm akademik, me diplomimin e rreth 500 studentëve në të gjitha programet e studimit.

Në një ceremoni madhështore, të zhvilluar në sallën sportive të UST, në prani të stafit akademik dhe të diplomuarve, nën drejtimin e Rektorit, Prof. Dr. Agron Kasa, ishin të pranishëm edhe Ministrja e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli.

Në fjalën e tij, Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, vlerësoi rolin e Universitetit të Sporteve të Tiranës si një prej institucioneve më të rëndësishme në formimin dhe zhvillimin e profesionistëve që i shërbejnë sportit shqiptar.

Nga drejtuesit dhe specialistët e sportit, te trajnerët, mësuesit e edukimit fizik, fizioterapistët, masazhatorët dhe profesionistët e tjerë të fushës, UST vijon të jetë një pikë referimi për përgatitjen e brezave që do të kontribuojnë në zhvillimin e sportit në Shqipëri.

Me iniciativën e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe mbështetjen e fuqishme të Komitetit Olimpik Kinez, ka mbërritur...
24/09/2026

Me iniciativën e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe mbështetjen e fuqishme të Komitetit Olimpik Kinez, ka mbërritur në Tiranë eksperti i njohur kinez i ping pongut dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar, Feng Zhe.

Misioni i tij është të sjellë në Shqipëri një ekspertizë të specializuar për formimin e sportistëve dhe trajnerëve shqiptarë, duke kontribuar në zhvillimin e kësaj disipline në një nivel të ri.

Kjo është një tjetër fazë e bashkëpunimit mes dy Komiteteve Olimpike, pas mbështetjes me bazë materiale dhe programeve të trajnimit të zhvilluara në Kinë, të ndërtuara përmes bashkëpunimit të Presidentit të KOKSH, Fidel Ylli, dhe Presidentit të Komitetit Olimpik Kinez, Gao Zhidong.

Në Universitetin e Sporteve të Tiranës u zhvillua ceremonia prezantuese, në prani të Ambasadores së Republikës Popullore të Kinës, Pang Chunxue, Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH, Gerti Shima, dhe Presidentit të Federatës Shqiptare të Ping Pongut, Krenar Dila.

“Ky nuk është thjesht një aktivitet për shkëmbim eksperiencash. Është një ekspertizë e drejtpërdrejtë dhe një formësim cilësor që trajnerët dhe sportistët tanë do të marrin nga mjeshtrat kinezë. Kjo iniciativë do të krijojë avantazhe të mëdha që këtë disiplinë sportive ta përfshijmë së shpejti edhe në projektin ‘Ekipet Sportive në Shkolla’”, u shpreh Gerti Shima.

Mjeshtri Fend Zhe do të qëndrojë për një kohë të gjatë në Shqipëri, duke zhvilluar stërvitje të posaçme me sportistë dhe trajnime të specializuara për trajnerët shqiptarë.

Address

Tirana Olympic Park
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH):

Shortcuts

Share