SHIS

Call Directions Website

SHIS Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHIS, Nonprofit Organization, Rruga Vaçe Zela, Tirana.

Shoqata Internacionale Për Solidaritetin është aktiv në fushën e edukimit në tërësi, nëpërmjet shoqërimit të fëmijëve për t’i ndihmuar ata që të bëhen të aftë të bëjnë zgjedhjet e duhura për jetën e tyre.

Në kuadër të Javës së Edukimit & Solidaritetit, në ambientet e Qendrës “Princi i Vogël”, fëmijët dhe të rinjtë u bënë pj...
05/10/2026

Në kuadër të Javës së Edukimit & Solidaritetit, në ambientet e Qendrës “Princi i Vogël”, fëmijët dhe të rinjtë u bënë pjesë e një aktiviteti kushtuar solidaritetit, bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke. Përmes diskutimeve, punës në grup dhe ideve të tyre, ata reflektuan mbi rëndësinë e të dëgjuarit, respektit, përfshirjes dhe rolit që secili prej nesh ka në ndërtimin e një komuniteti më të mirë për fëmijët.

💙 Solidariteti fillon nga veprimet e vogla: të dëgjojmë, të përfshijmë, të respektojmë dhe të mbështesim njëri-tjetrin.

Ky aktivitet u organizua nga Shoqata Internacionale për Solidaritetin (SHIS) në kuadër të programit "Mbështetje në Distancë" (DSP), i cili zbatohet me mbështetjen financiare të Fondacionit AVSI Itali.


As part of Education & Solidarity Week, children and young people took part in an activity at the Little Prince Center, dedicated to solidarity, cooperation, and mutual support. Through discussions, group work, and sharing their ideas, they reflected on the importance of listening, respect, inclusion, and the role each of us can play in building a better community for children.

💙 Solidarity begins with small actions: listening, including, respecting, and supporting one another.

This activity was organized by Shoqata Internacionale për Solidaritetin (SHIS) within the framework of the Distance Support Program (DSP), implemented with the financial support of Fondazione AVSI Italy.

📣 FTESË PËR OFERTË-MATERIALE KANCELARIKEShoqata Internacionale për Solidaritetin (SHIS), në kuadër të projektit “KVR dhe...
24/08/2026

📣 FTESË PËR OFERTË-MATERIALE KANCELARIKE

Shoqata Internacionale për Solidaritetin (SHIS), në kuadër të projektit “KVR dhe Rinia në Veprim për Planin Lokal Vlorë”, shpall ftesë për ofertë për:

🗂️ Furnizim me materiale kancelarike

📌 Kërkohet furnizimi i materialeve sipas specifikimeve teknike dhe sasive të përcaktuara në dokumentacionin e ftesës për ofertë.

📝 Dokumentet që duhet të paraqiten:
▪️ Ekstrakti i QKB-së, i përditësuar dhe i vlefshëm;
▪️ Oferta financiare e plotësuar sipas specifikimeve të kërkuara;
▪️ Numri i llogarisë bankare.

📍 Vendi i dorëzimit të materialeve: Vlorë
📩 Ofertat dërgohen në: [email protected]
⏳ Afati i dorëzimit: 04 Shtator 2026, ora 16:30

🔗 Të dhënat e plota, specifikimet teknike dhe dokumentacioni për aplikim i gjeni në linkun bashkëngjitur:
https://shisal-my.sharepoint.com/:b:/g/personal/projekte_shisalbania_org/IQB8DgJvqoOVQ5sWgd8bg6jiATXK8frsVTp6NG1h9TJIVRs?e=wAbpqb

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga 🇪🇺 Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).



UNDP Albania
Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans
European Union in Albania

🤝 Përfundon faza e parë e koordinimit institucional për projektin "KVR dhe Rinia në Veprim për Planin Lokal Vlorë"Gjatë ...
16/07/2026

🤝 Përfundon faza e parë e koordinimit institucional për projektin "KVR dhe Rinia në Veprim për Planin Lokal Vlorë"

Gjatë javëve të para të zbatimit të projektit, u zhvilluan një sërë takimesh koordinuese me partnerët dhe institucionet kryesore vendore, duke hedhur bazat e bashkëpunimit për realizimin e aktiviteteve të planifikuara.

Në kuadër të kësaj faze u organizuan takime me Bashkinë Vlorë, ZVA Vlorë, si edhe me drejtuesit e gjimnazeve "Halim Xhelo" dhe "Jani Minga", institucione që do të kenë një rol të rëndësishëm në zbatimin e projektit.

Takimet shërbyen për prezantimin e objektivave dhe rezultateve të pritshme të projektit, si edhe për dakordësimin e mënyrës së bashkëpunimit ndërmjet partnerëve dhe institucioneve për realizimin e aktiviteteve me të rinjtë. Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje që lidhen me angazhimin e të rinjve në hartimin e Planit Lokal të Veprimit për Rininë 2026–2031.

Besojmë se bashkëpunimi i ngushtë me institucionet vendore dhe arsimore është thelbësor për të krijuar një proces gjithëpërfshirës, ku të rinjtë jo vetëm të dëgjohen, por edhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në hartimin e politikave rinore dhe zhvillimin e komunitetit të tyre.

Falënderojmë Bashkinë Vlorë, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Vlorë-Himarë, si edhe drejtuesit e gjimnazeve "Halim Xhelo" dhe "Jani Minga" për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar. Ky është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të aktiviteteve të projektit dhe arritjes së objektivave të tij.

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga 🇪🇺 Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).



UNDP Albania
Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans
European Union in Albania

06/07/2026

Proud to share SELDI’s video highlighting the achievements of the Small Grants Programme across 6 countries.

SHIS was pleased to be part of this regional initiative, contributing to youth engagement, integrity, transparency, and accountability in Albania.

Thank you SELDI for the support and trust!

Shoqata Internacionale për Solidaritetin (SHIS), në partneritet me Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center, ka nisur...
06/07/2026

Shoqata Internacionale për Solidaritetin (SHIS), në partneritet me Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center, ka nisur zbatimin e projektit "KVR dhe Rinia në Veprim për Planin Lokal Vlorë", i cili do të zbatohet përgjatë muajve në vijim në Bashkinë Vlorë.

Projekti synon të rrisë përfshirjen e të rinjve në jetën publike dhe në proceset vendimmarrëse në nivel vendor, duke forcuar rolin e Këshillit Vendor Rinor (KVR) dhe duke krijuar hapësira reale dialogu ndërmjet të rinjve dhe institucioneve.

Gjatë zbatimit të projektit do të zhvillohen aktivitete për fuqizimin e kapaciteteve të të rinjve, konsultime me komunitetin rinor, iniciativa të udhëhequra nga të rinjtë, si edhe procesi i hartimit të Planit Lokal të Veprimit për Rininë 2026–2031 për Bashkinë Vlorë.

Besojmë se politikat më të mira për të rinjtë ndërtohen duke i dëgjuar dhe duke i përfshirë ata në çdo hap të procesit. Për këtë arsye, projekti do të krijojë mundësi konkrete që të rinjtë të japin idetë, mendimet dhe kontributin e tyre për zhvillimin e komunitetit.

📌 Ndiqni faqen tonë për t'u njohur me aktivitetet, rezultatet dhe historitë që do të sjellë ky projekt.

🤝 Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).



Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans
UNDP Albania
European Union in Albania
Bashkia Vlorë

19/06/2026

🎈 1 Qershor 2026 | Kujtime nga festa e fëmijëve

Një rikthim në disa nga momentet më të bukura të asaj dite: buzëqeshje, ngjyra, lojëra, ide kreative dhe shumë gëzim.

Sepse çdo fëmijë meriton të dëgjohet, të marrë pjesë dhe të rritet në një komunitet që e mbështet. 🌟

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Gjuhës së Urrejtjes, me fëmijët e Shkolla 9-vjecare "Gjon Ndoci"-Faqja zyrtare  ...
18/06/2026

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Gjuhës së Urrejtjes, me fëmijët e Shkolla 9-vjecare "Gjon Ndoci"-Faqja zyrtare në Bushat, Vau i Dejës, u zhvillua aktiviteti edukues “Semafori i Fjalëve”. Me shumë energji, lojë dhe bashkëpunim, fëmijët përdorën ngjyrat e semaforit për të kuptuar më mirë fuqinë e fjalëve: cilat fjalë lëndojnë, kur duhet të ndalemi e të mendojmë para se të flasim dhe si mund të zgjedhim fjalë që sjellin respekt, mirësi dhe përfshirje.

Aktiviteti përcolli një mesazh të bukur e të rëndësishëm: fjalët kanë fuqi, le të zgjedhim çdo ditë ato që ndërtojnë, bashkojnë dhe frymëzojnë!



National Resource Centre for Civil Society in Albania


Address

Rruga Vaçe Zela
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Telephone

+35542263209

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHIS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share