Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise- BSPSH

Call Directions Website Contact the organization

Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise- BSPSH Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise- BSPSH, Nonprofit Organization, 21 dhjetori , Tirane, Tirana.

BSPSH është konfederata më e madhe në Shqipëri e krijuar në shkurt 1991 dhe luftoi së bashku me Sindikata e Pavarur e Minatoreve te Shqiperise - SPMSH për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, regjimin më të egër të Ballkanit.

11.10.2026 - DurrësKëshilli  Kombëtar i Sindikata e Pavarur e Minatoreve te Shqiperise - SPMSH në mbledhjen e rradhës së...
12/10/2026

11.10.2026 - Durrës
Këshilli Kombëtar i Sindikata e Pavarur e Minatoreve te Shqiperise - SPMSH në mbledhjen e rradhës së datës 11.10.2026 me shumicë votash vendosi:
✅️Hapjen e Fushatës Zgjedhore për Kongresin e 9-të të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë (Neni 21), i cili do të zhvillohet në vitin 2027.
✅️ Marrjen e Masave Organizative për Fushatën Zgjedhore, bazuar në Statutin e SPMSH.
✅️ Aprovimin e Procedurës së Fushatës Zgjedhore, e cila i bashkëlidhet vendimit të Këshillit Kombëtar.
✅️Miratimin e Fushatês Zgjedhore për Kryetarët e Këshillave Sindikale të Rajonit, nëpërmjet Konferencave Zgjedhore Rajonale(Neni 20 i Statutit e SPMSH).
✅️ Konferencat Zgjedhore Rajonale do të mbulohen financiarisht nga SPMSH.

07/10/2026

Përgjigjja zyrtare në lidhje me shkresën e dërguar nga BSPSH për ratifikimin dhe aprovimin e 2 Konventave të International Labour Organization.
Jo vetëm shkresa të protokolluara , por edhe përgjigje konkrete!
Fushatat mbajnë emrin Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise- BSPSH
BSPSH inicion, lançon fushata të rëndësishme, të tjerët kopjojnë.
Megjithatë kemi vendosur standardet të cilat startojnë konkurrueshmërinë!


International Trade Union Confederation - ITUC

07/10/2026

7 TETOR – DITA BOTËRORE E PUNËS SË DENJË

Puna e denjë është e drejtë e çdo punonjësi, pagë që siguron jetesën, kushte të sigurta, mbrojtje sociale dhe liri për t’u organizuar e për të ngritur zërin pa frikë nga presioni apo largimi nga puna.

Për artistët dhe punonjësit e artit, kulturës dhe medias, këto të drejta duhet të garantohen në praktikë. Pas çdo shfaqjeje, interpretimi apo krijimi qëndrojnë vite përgatitjeje, sakrifica dhe punë që meriton vlerësim e mbrojtje.

Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë kërkon paga dinjitoze, respektimin e kontratave kolektive, mbrojtjen e të drejtave sindikale dhe mundësi reale punësimi për të rinjtë.

Kërkesa jonë për STATUSIN E ARTISTIT është pjesë e kësaj përpjekjeje, një kuadër që njeh veçoritë e profesionit, vështirësinë fizike dhe vokale, garanton mbrojtjen gjatë karrierës dhe sigurinë sociale pas përfundimit të veprimtarisë skenike.

NUK PRANOJMË ASNJË TRAJTIM FINANCIAR TË SHKËPUTUR NGA HARTIMI DHE MIRATIMI I STATUSIT TË ARTISTIT.

Sot riafirmojmë angazhimin tonë për të mbrojtur dinjitetin e çdo punonjësi. Respekti për artin shprehet edhe përmes respektimit të të drejtave të atyre që e krijojnë.

PUNË E DENJË. PAGË E DENJË. JETË ME DINJITET.

Z.Gëzim Kalaja -Presidenti i Sindikata e Pavarur e Minatoreve te Shqiperise - SPMSH dhe Bashkimi i Sindikatave te Pavaru...
01/10/2026

Z.Gëzim Kalaja -Presidenti i Sindikata e Pavarur e Minatoreve te Shqiperise - SPMSH dhe Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise- BSPSH zhvilloi një takim me strukturat në minierat në Krast , Qaf Bari, Fabrika e Pasurimit, në lidhje me kontratat kolektive , sigurinë dhe shendetin në punë
Në takim morën pjesë dhe z. Jonuz Xhetani - Zv. President SPMSH, Vlash Topjana, Xhemal Kurti.

🇦🇱 🇺🇳Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise- BSPSH zyrtarizon çeljen e fushatave  ne lidhje  miratimin  dhe ra...
29/09/2026

🇦🇱 🇺🇳Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise- BSPSH zyrtarizon çeljen e fushatave ne lidhje miratimin dhe ratifikimin te dy Konventave me te reja te International Labour Organization.

👩‍💻👨‍🚒👩‍🚀👨‍💻Ne kuader te Dites Boterore per Pune te Denje -7 Tetor ( WDDW) Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise, si nje nga aktoret kryesore, si dhe konfederata me e madhe e Shqiperise, ne misionin tone per mbrojtje te te drejtave te punetoreve per nje jete me te denje kërkon nga Qeveria Shqiptare si shtet anetar i ILO;

✅️Miratimin dhe ratifikimi i “Konventes per Rreziqet Biologjike ne Mjedisin e Punes”, 2025 (Nr. 192) “Rekomandimin per Rreziqet Biologjike ne Mjedisin e Punes”, 2025 (Nr. 209), aprovuar nga Konferenca 113-te e ILO, Gjeneve 2025, e cila eshte votuar ne kete Konference nga BSPSH.

✅️ Miratimi dhe ratifikimi i Konventes “Pune dinjitoze në ekonomine e platformes”- Konventa nr. 193 aprovuar nga Konferenca 114-te e ILO, Gjeneve 2026.

✅️ Marrjen e masave per te filluar procedurat te pershpejtuara per te dyja Konventat, ne lidhje me perputhshmerine e legjislacionit shqiptar me keto konventa, ne bashkepunim me partneret sociale ne Shqiperi.

✅️Bashkepunimi i ngushte me zyren e ILO ne Shqiperi, ne lidhje me ekspertizat e nevojshme perpara procedures se ratifikimit te Konventave me te reja te ILO.

✅️ Ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit Kombetar te Punes, te vendosen si prioritet ne axhenden e KKP, miratimi dhe ratifikimi i dy konventave me procedure te pershpejtuar nga Qeveria Shqiptare.

✅️ Kerkojme funksionimin e dialogut social, nepermjet thirrjes se rregullt te mbledhjeve te KKP per te diskutuar ceshtje sociale-ekonomike ne favor te punonjesve ne Shqiperi.

Copy right©️ BSPSH
Do not copy like the last time for C190‼️‼️
International Trade Union Confederation - ITUC
ETUC
IndustriALL Global Union
IndustriAll Europe
Sindikata e Pavarur e Minatoreve te Shqiperise - SPMSH

Address

21 Dhjetori , Tirane
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

0035542227579

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise- BSPSH posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise- BSPSH:

Shortcuts

Share