Diakonia Agapes

Diakonia Agapes Diakonia Agapes është zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Diakonia Agapes është themeluar në vitin 1992 me iniciativën dhe bekimin e Fortlumturisë së Tij Anastasit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë si zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ajo filloi aktivitetin e saj duke ofruar ndihmë humanitare gjatë periudhave të emergjencës, e më pas për t’u përshtatur sa më mirë me nevojat në n

dryshim të situatës në Shqipëri, i orientoi aktivitetet e saj drejt fushës së zhvillimit, duke synuar t’i qëndrojë afër dhe të mbështesë individët dhe grupet më në nevojë në shoqërinë shqiptare. Që prej vitit 2000, zyra operon brenda Fondacionit “Fryma e Dashurisë” të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që është një organizatë jo-fitimprurëse. Diakonia Agapes është gjithashtu një nga themelueset e Rrjetit Ballkanik të Zhvillimit të Shoqërisë Civile i cili është një rrjet i përbërë prej 15 organizatash të kësaj fushe që veprojnë në Ballkan. Diakonia Agapes was established in 1992 with the initiative and blessing of His Beatitude Anastasios, Archbishop of Tirana, Durrës and all Albania as the social, development and relief office of the Orthodox Autocephalous Church of Albania. Since the year 2000 the office operates under the Church Foundation “Spirit of Love”. Diakonia Agapes office is a founding member of the Balkan Civil Society Development Network that is a network of 15 local civil society organizations from 10 countries in the Balkans. Its vision is sustainable peace, harmony and prosperity of societies in the region.

11/04/2026
24/12/2025
16/09/2025
Ekspert për të ofruar trajnime dhe këshillim për përgatitjen e planeve të biznesitDiakonia Agapes është zyra sociale, zh...
12/07/2025

Ekspert për të ofruar trajnime dhe këshillim për përgatitjen e planeve të biznesit

Diakonia Agapes është zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e themeluar në vitin 1992.

Në kuadër të projektit: “Fuqizimi socio-ekonomik i grave në zonat rurale në Shqipërinë e Mesme” që po zbatohet nga Diakonia Agapes në Bashkinë Elbasan në Njësitë Administrative Shirgjan Tregan, Gjinar dhe Shushicë, kërkohen Ofrues Shërbimi (subjekte apo individë) të cilët të ofrojnë Trajnime për sipëmarrjen dhe mentorim për përgatitjen e Planeve te Biznesit.

Subjektet apo individët e interesuar duhet të dërgojnë Ofertën Financiare dhe dokumentacionin e kërkuar në zarf të mbyllur në adresën:

Diakonia Agapes
Rruga “Ibrahim Rrugova”
Katedralja Orthodhokse
Tiranë - Shqipëri

Ose në adresën së emailit:
Email: [email protected]

Afati përfundimtar për pranimin e aplikimit është data 18 korrik, 2025 ora 18:00.

Ju lutem për informacione të mëtejshme referojuni:
Termave të Referencës.
https://docs.google.com/document/d/1EYONfdKwjLGcv4cBk-g7c1iOIrM933kI/edit?usp=share_link&ouid=104144577475994282407&rtpof=true&sd=true

Oferta Financiare:
https://docs.google.com/spreadsheets/d/1W1IcoaPP0BGJ5eXsSwTCyY9oPRHLWZdC/edit?usp=share_link&ouid=104144577475994282407&rtpof=true&sd=true

Ju faleminderit

Ekipi i Diakonia Agapes

28/06/2025

Fjeti në Zotin Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimitri.
------------------
Me hidhërim të thellë njoftojmë, fjetjen në Zotin të Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, vëllait dhe bashkëmeshtarit tonë, Imzot Dhimitrit. Gjatë periudhës së fundit, Hirësia e Tij ishte i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Janinës, për shkak të një infeksioni respirator dhe të endokarditit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Hirësia e Tij nuk arriti ta mposhtte sëmundjen dhe fjeti në Zotin sot, më 28 qershor 2025, në orën 20:30, si pasojë funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve.
Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri, u lind në Serres të Greqisë, në shtator të vitit 1940. Studimet i kreu në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, ku edhe u diplomua.
Jeta e tij u karakterizua nga përkushtimi i plotë ndaj Kishës. Ishte anëtar i vëllazërisë monastike të Manastirit të Hirshëm të Shën Ekaterinës në Malin Sinai (Egjipt), ku u bë murg në vitin 1974. Në këtë manastir, ai punoi në fushën e paleografisë dhe të sistematizimit të dorëshkrimeve të vjetra, të cilat përbëjnë një nga pasuritë më të njohura të këtij manastiri. Ai iu bashkua veprimtarisë misionare të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë që në hapat e saj të parë, pas mbërritjes së Kryepiskopit Anastas në gusht të vitit 1991. Nga vjeshta e vitit 1994 shërbeu si Protosingjel i Mitropolisë së Gjirokastrës.
Zgjedhja e Hirësisë së Tij në fronin e Mitropolisë së Gjirokastrës u bë më 11 nëntor 2006, nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas Asamblesë së Përgjithshme Kleriko-Laike, e cila miratoi Statutin e Kishës. Ai u dorëzua episkop më 16 nëntor 2006, në Kishën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses në Tiranë, ndërsa ceremonia e fronëzimit të tij u krye më 26 nëntor 2006 në Gjirokastër, në Kishën e Shenjtë të Kryeengjëjve.
Gjatë periudhës së shërbesës së tij si mitropolit, Hirësia e Tij dha një kontribut të rëndësishëm në ringjalljen e Kishës Orthodhokse në Shqipërinë e Jugut. Me zell të palodhur dhe dashuri të madhe, e udhëhoqi shpirtërisht grigjën e tij për 19 vjet, duke ndërtuar kisha, zhvilluar katekizmin dhe veprimtarinë filantropike, si dhe duke forcuar jetën shpirtërore të besimtarëve. Dallohej për njohjen e thellë të Traditës Orthodhokse dhe formimin e tij biblik, duke qenë një mbështetje e sigurt për grigjën e eparkisë së tij. Për një periudhë të gjatë shërbeu me përkushtim si Zëvendëskryetar i Fondacionit Arsimor “Fryma e Dashurisë” të themeluar nga Kryepiskopi i ndjerë Anastas, duke kontribuar në mënyrë thelbësore në zhvillimin dhe përparimin e arsimit orthodhoks.
Në kishëzën e Kryepiskopatës së Shenjtë të Tiranës u krye shërbesa e përshpirtjes (trisaia) për prehjen e shpirtit të tij në tendat e të drejtëve.
Shërbesa e varrimit do të mbahet në Katedralen "Ngjallja e Krishtit”, në Gjirokastër, më 1 korrik 2025, në orën 11:00.
"E çmuar është në sytë e Zotit vdekja e besnikëve të tij" (Psalm 116:15).
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Nga Kryesekretaria e Sinodhit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

17/04/2025
28/03/2025

FRONËZIMI I KRYEPISKOPIT TË TIRANËS, DURRËSIT DHE GJITHË SHQIPËRISË, + JOANIT

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë fton të gjithë të marrin pjesë:

• të shtunën, më 29 mars 2025, ora 11:00 - në Ceremoninë e Fronëzimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, +Joanit.

• të dielën, më 30 mars 2025 - në Liturgjinë e parë të Kryepiskopit Joan, me pjesëmarrjen e Sinodit tonë të Shenjtë dhe shumë delegacioneve nga Kishat e tjera Orthodhokse.

Shërbesat do të zhvillohen në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", Tiranë.

16/03/2025

HIRËSIA E TIJ, MITROPOLITI I KORÇËS, IMZOT JOANI, KRYEPISKOPI I RI I TIRANËS, DURRËSIT DHE GJITHË SHQIPËRISË

Sot, më 16 mars 2025, të dielën e dytë të Kreshmës, kushtuar Shën Grigor Palamait, pas Liturgjisë Hyjnore dhe në përputhje me Traditën e Shenjtë dhe Statutin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u mbajt në Qendrën Sinodike në Tiranë mbledhja e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me qëllim zgjedhjen e Kryepiskopit të ri. Pas lutjes, anëtarët e Sinodit të Shenjtë, nën kryesinë e Mbikëqyrësit të Fronit Kryepiskopal, Hirësisë së tij Mitropolitit të Korçës Imzot Joanit, me vota kanonike në mënyrë unanime zgjodhën njëzëri pasuesin e të ndjerit Kryepiskopit Anastas.

Hirësia e tij Mitropoliti i Korçës Imzot Joani u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë dhe Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Më pas, në Katedralen e “Ngjalljes së Krishtit”, u zhvillua ceremonia e Mesazhit të Madh, ku Sinodi i Shenjtë njoftoi zyrtarisht rezultatin e zgjedhjes të nënshkruar nga të gjithë Kryepriftërinjtë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: Mitropolitët e Korçës, Gjirokastrës, Apolonisë, Elbasanit, Beratit, Amantias dhe Episkopi i Krujës. Besimtarët orthodhoks që kishin mbushur katedralen dhe oborrin e saj, në një atmosferë gëzimi dhe lavdërimi ndaj Zotit, thirrën “Aksios” (I Denjë) për Primatin e ri të Kishës së Shqipërisë. Në vijim Kryepiskopi i ri Imzot Joani lexoi Mesazhin e Madh dhe e nënshkroi atë në Tryezën e Shenjtë, duke konfirmuar zyrtarisht pranimin e detyrës së lartë.

Kryepiskopi i porsazgjedhur Imzot Joani ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Kryepiskop Anastas për 32 vjet, nga të cilat 27 vite si Mitropolit i Korçës. Ai është dalluar për veprën e tij baritore dhe kontributin në rindërtimin e Kishës, zhvillimin e arsimit teologjik dhe forcimin e veprimtarive bamirëse të Kishës. I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në studimet teologjike në SHBA, ai u kthye në Shqipëri për të kontribuar përkrah Kryepiskopit Anastas në rimëkëmbjen e Kishës së shkatërruar të Shqipërisë. Që nga viti 1993 ka shërbyer si profesor në Akademinë Teologjike të Durrësit, përkthyes i shumë teksteve teologjike dhe autor i tekstit të parë të Dogmatikës në gjuhën shqipe. Ai themeloi revistën “Tempulli”, përfaqësoi Kishën në takime ndërortodokse dhe ndërkristiane dhe është nderuar me tituj të spikatur për kontributin e tij në kulturë, arsim dhe dialog ndërfetar.

Për shumë vjet o Kryezot!

13/03/2025

ZGJEDHJA E KRYEPISKOPIT TË RI TË KISHËS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë bën me dije se zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepiskopin e ndjerë Anastas, do të kryhet të Dielën e Dytë të Kreshmës, më 16 mars 2025, në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Tiranë, 13 Mars 2025

Nga Sekretaria e Sinodit të Shenjtë

22/02/2025

🇦🇱 Njoftim
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë njofton se përkujtimorja e dyzetë diteve të ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit, do të mbahet të shtunën, më 1 mars 2025, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, pas Liturgjisë Hyjnore. Në vazhdim do të kryhet një përshpirtje në varrin e Kryepiskopit të ndjerë.
Ftohen të gjithë që të nderojmë kujtimin e Atit dhe Kryebariut tonë të dashur, dhe të bashkohemi në lutje për prehjen e shpirtit të Tij.

Tiranë, 22 Shkurt
Nga Sekretaria e Sinodit të Shenjtë

🇬🇷 ΑΝΑΚΟΙΝΩΣΗ
Η Ιερά Σύνοδος της Αυτοκεφάλου Ορθοδόξου Εκκλησίας της Αλβανίας ανακοινώνει ότι το τεσσαρακονθήμερο μνημόσυνο για την κοίμηση του μακαριστού Αρχιεπισκόπου Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας, κυρού Αναστασίου, θα τελεστεί το Σάββατο, 1η Μαρτίου 2025, στον Καθεδρικό Ναό «Η Ανάσταση του Χριστού» στα Τίρανα, αμέσως μετά τη Θεία Λειτουργία.
Εν συνεχεία, θα τελεστεί τρισάγιο στον τάφο του μακαριστού Αρχιεπισκόπου.
Παρακαλούνται όλοι να τιμήσουν τη μνήμη του αγαπητού Πατέρα και Ποιμενάρχη μας και να ενώσουμε μαζί μας τις προσευχές μας, για την ανάπαυση της ψυχής του.

Τίρανα, 22 Φεβρουαρίου
Εκ της Γραμματείας της Ιεράς Συνόδου

🇬🇧 Announcement
The Holy Synod of the Orthodox Autocephalous Church of Albania announces that the forty-day memorial of the passing from this life of the Archbishop of Tirana, Durres and all Albania, his Beatitude Anastasios, will be held on Saturday, March 1st, 2025, at the Resurrection of Christ Cathedral in Tirana, following the Divine Liturgy.
This will be followed by a Trisagion service at the grave side of the late Archbishop.
All are invited to honor the memory of our beloved Father and Arch-shepherd and to join in prayer for the repose of his soul.

Tirana, February 22nd,
From the Secretariat of the Holy Synod

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Diakonia Agapes posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Diakonia Agapes:

Share