Shpresë për ty

Call Directions Website Contact the organization

Shpresë për ty Të sjellim shpresë përmes Jezusit tek gratë dhe vajzat në Shqipëri dhe ndër breza. Edukojmë, inkurajojmë, pajisim, lutemi, dëgjojmë;

15/10/2026

Buzëqesh para të gjithëve… por qan kur je vetëm?

Ndonjëherë, pas fjalëve “Jam mirë”, fshihet një zemër që po vuan. Buzëqeshim, vazhdojmë ditën dhe përpiqemi të mos e tregojmë dhimbjen. Maska mund të na duket si mbrojtje. Por, me kalimin e kohës, mund të bëhet një mur që na largon nga njerëzit dhe na lë vetëm me vuajtjen tonë.

Përpara Perëndisë, nuk ke nevojë të shtiresh. Mund t’i afrohesh me lotët, lodhjen dhe fjalët që mezi i shqipton. Ai e njeh zemrën tënde dhe të fton t’ia besosh atë që të rëndon.

Nuk ke pse t’ua tregosh gjithçka të gjithëve. Por mund të hedhësh një hap të vogël: të flasësh sinqerisht me një person të besuar dhe të lejosh dikë të të qëndrojë pranë.

Dëgjo programin e plotë në linkun në komentin e parë.
Ndaje me dikë që ka nevojë të dëgjojë: Nuk ke pse ta përballosh gjithçka vetëm.

#

Le të bashkojmë zemrat në lutje për Shqipërinë në këtë stinë që është duke kaluar!Zoti llogarit numrin e yjeve dhe i thë...
14/10/2026

Le të bashkojmë zemrat në lutje për Shqipërinë në këtë stinë që është duke kaluar!
Zoti llogarit numrin e yjeve dhe i thërret ata të gjithë me emrat e tyre (Psalmi 147:4)
Asgjë nuk mund të fshihet para Tij!
Perëndi i Shenjtë sjellim para teje në lutje Shqipërinë dhe kërkojmë fytyrën tënde për këtë vend! Ki mëshirë për ne! Në emrin e Jezusit, amen.

, , ,

10/10/2026

A mund të sjellë ndryshim një zgjedhje e vogël e jotja?

Një gabim i pranuar, një përgjegjësi e ndarë në familje apo një dorë ndihme për një mikeshë mund të bëhet fillimi i diçkaje më të madhe.

Në episodin e ri të “Shpresë për ty”, flasim për përgjegjësinë personale dhe shoqërore, mbështetjen mes grave dhe forcën që shohim në shembujt e grave të Biblës.

Dëgjo episodin në linkun në komentin e parë dhe gjej një hap që mund ta zbatosh këtë javë.

, , , # 💪🌹

Takimi i radhës te Qendra Kombëtare e Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje.Falemnderit Jacqui për mesazhin e shpr...
08/10/2026

Takimi i radhës te Qendra Kombëtare e Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje.
Falemnderit Jacqui për mesazhin e shpresës që ndave me gratë e vajzat e qendrës. 🙏
Ndërsa muaji TETOR ëdhtë lutje kundra dhunës në mbarë botën, le të lutrmi që Zoti të shërojë zemrat e thyera dhe të ngushellojë të gjithë ata që janë prekur nga dhuna apo abuzimi.

08/10/2026

Një fjalë e vetme mund të të kujtojë sa shumë vlen: “Bijë!”

Pas vitesh vuajtjeje, turpi dhe përjashtimi, kjo grua iu afrua Jezusit me besim dhe frikë. Si do të reagonte Ai?

Përpara gjithë turmës, Jezusi e pranoi dhe e nderoi besimin e saj: “Bijë, besimi yt të shëroi; shko në paqe!”

Ai e pa përtej vuajtjes së saj. Fjala “Bijë” i dha përkatësi, dinjitet dhe guxim për të ngritur kokën përsëri.
Ndoshta edhe ti e njeh dhimbjen e refuzimit.

Kjo histori të kujton se je e çmuar në sytë e Perëndisë. Vuajtja që ke përjetuar nuk e përcakton vlerën tënde. Dëgjo historinë e plotë në linkun në komentin e parë.

, ,

Gjatë gjithë muajit tetor do lutemi për të gjitha gratë e vajzat që kanë përjetuar abuzim dhe dhunë! Pikat e lutjes post...
07/10/2026

Gjatë gjithë muajit tetor do lutemi për të gjitha gratë e vajzat që kanë përjetuar abuzim dhe dhunë! Pikat e lutjes postohen çdo ditë në story. Falemnderit qe bashkoni zemrat në lutje për vajzat dhe gratë! 🛐🙏

03/10/2026

Si ndikojnë përrallat në zhvillimin e një fëmije dhe çfarë roli luajnë ato në mirëqënien e tij të përgjithshme?
Dëgjoni programin e plotë SHPRESE PER TY, në kanalin tonë në YOUTUBE, TWR ALBANIA, playlista Shprese per ty 2026, episodi: A janë të mira përrallat

, , ,

01/10/2026

A mund të fillosh një jetë të re, kur frika të ndjek ende?
Ajo është një vajzë e re që po përpiqet të rindërtojë jetën pas shfrytëzimit seksual. Dëshiron të ecë përpara, por ndonjëherë frika e pushton pa e kuptuar pse. Është një frikë që ndihet edhe në trup dhe që mund t’i bëjë hapat e përditshëm shumë të vështirë.
Në serinë me 10 audiodrama “Thesare të Fshehura”, ndjekim përjetimet e vajzave të prekura nga trafikimi seksual: frikën, vështirësinë për t’u besuar të tjerëve dhe kërkimin e shpresës. Këto histori na ftojnë të dëgjojmë pa gjykuar dhe të kuptojmë se rruga e rimëkëmbjes kërkon kohë e mbështetje.
🎧 Ndiqni audiodramën dhe ndajeni me dikë që mund të ketë nevojë ta dëgjojë.

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+355696091066

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shpresë për ty posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shpresë për ty:

Shortcuts

Share