QATH - Qendra për Angazhim, Transformim dhe Hulumtime

Directions Website Contact the organization

QATH - Qendra për Angazhim, Transformim dhe Hulumtime QATH është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2022, me qendër në Tiranë. QATH është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2022.

Qendra ka për qëllim realizimin e projekteve për qëllime në të mirë dhe në interes të publikut me fonde dhe të ardhura të siguruara sipas ligjit. Ka për qëllim:

- Të kryejë shërbime dhe realizojë projekte

- Të organizojë konferenca, seminare, trajnime, përkthime, publikime dhe aktivitete te tjera ndërgjegjësuese, promovuese dhe informuese mbi çështje të zhvillimit ekonomik, të drejtave të njeriut, orientimit drejt barazisë sociale si dhe zhvillimit kulturor dhe artistik.

-Të ndikojë në luftën kundër korrupsionit; kundër trafikimit të qënieve njerëzore; të ndihmojë trajtimin e viktimave të saj: të punojë kundër dhunës në familje e kundër dhunës ndaj fëmijëve; të nxisë qytetarët në veprimtari, t'i përfshijë ata në zhvillimin e komunitetit;

- Të organizojë, strukturojë dhe ngrejë kapacitetet e grupeve studentore, organizatave sindikaliste apo grupeve të tjera të interesit, si dhe të këshillojë dhe mbrojë ata në rastet kur kjo është e nevojshme në të gjitha format qe lejon dhe mundëson ligji.

- Të kryejë veprimtari në të mirë dhe në interes të publikut, duke kuptuar çdo veprimtari qe mbështet dhe zhvillon tek individi dhe shoqëria vlera shpirtërore dhe vlera te tjera humanitare, mbron jetën e njeriut, shëndetin e tij, siguron dhe realizon shërbime publike dhe sociale, ndihma dhe mbështetje në raste fatkeqësish, mbron mjedisin dhe zhvillon kulturën dhe edukatën ndaj tij, mbështet e zhvillon vlerat dhe traditat kulturore e historike, shkencën, arsimimin, edukimin fizik dhe shpirtëror, jep ndihmese nẽ zhvillmin e zakoneve të mira dhe vlerave demokratike si dhe çdo drejtim tjetër në interes të publikut.

-Të mbështesë dhe suportojë edukimin e brezit të ri dhe të mbështesë studime dhe aktivitete të ndryshme jofitimprurese për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë të Shqipërisë.

Address

Rruga Sami Frashëri, Bllok
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QATH - Qendra për Angazhim, Transformim dhe Hulumtime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to QATH - Qendra për Angazhim, Transformim dhe Hulumtime:

Shortcuts

Share