Kisha "Drita E Re"

Kisha "Drita E Re" Te Perhapim Fjalen e ZOTIT !!

17/05/2018

Ftesë për Kamp Anglisht 2018!
------------
Më dt. 16-19 Korrik 2018 në Eden Park, ne do të zhvillojmë Kamp Anglisht si vitin e kaluar.
Ne duam të ftojmë fëmijët dhe të rinjtë.

1) Tema : " Always Remember " (Gjoni 14:26)
2) Pjesëmarrësit : Nga klasa 5 e sipër deri viti i 3.
3) Pagesa : 2,500 lekë për person.
4)Regjistrim : Na dërgoni numrin e personave që duan të marrin pjesë deri në muajin Maj. (Me emër, gjini, moshë, klasa ose viti)
5) Gjatë kampit do të zhvillohet "Golden Bell" si konkurs Biblik nga Ruthi dhe Esteri. Pjesëmarrësit duhet t’i lexojnë këto libra para kampit.

08/03/2018
Lutuni për pastorët tuaj dhe u jepni një inkurajim.
01/04/2017

Lutuni për pastorët tuaj dhe u jepni një inkurajim.

TAG Pastorin tuaj
Pastorët kanë një punë të vështirë.
Keni dëgjuar ndonjëherë këto arsyetime dhe ankesa të njerëzve për pastorët?

Nëse një pastor është shumë i ri – atij i mungon eksperienca; Nëse ka flokët e thinjura – ai është shumë i vjetër.
Nëse ka pesë fëmijë – ai ka tepër shumë; Nëse nuk ka asnjë, ai nuk është shembull i mirë.
Nëse gruaja e tij këndon tek grupi i adhurimit – asaj i është dhënë tepër shumë përparësi: Nëse nuk është pjesë e skenës – ajo nuk është e dedikuar pas Kishës.
Nëse pastori predikon nga shënimet – ai është tepër predikues i mërzitshëm: Nëse fjalët e tij janë aty për aty atëherë ai është tepër i cekët dhe s’ka shumë për të thënë.
Nëse ai kalon tepër kohë duke studiuar fjalën – ai po neglizhon njerëzit e tij; Nëse bën tepër shumë vizita shtëpiake tek njerëzit e Kishës – ai nuk është një menaxhues i mirë i kohës.
Nëse i kushton vëmendje të varfërve – ai po kërkon aprovim publik të njerëzve; Nëse merret me njerëzit e pasur – ai dëshiron ofertat e tyre.
Nëse sygjeron ndryshime – ai është një diktator; Nëse nuk inkurajon ndryshimin – ai nuk ka vizion për Kishën.
Nëse përdorë shumë ilustrime në predikim – ai neglizhon Biblën; Dhe nëse nuk përdorë mjaftueshëm ilustrime – ai është çdo herë i paqartë.
Nëse flet kundër gjërave të gabueshme – ai është tepër legalist; Dhe nëse nuk flet kundër mëkatit – ai bën shumë kompromis.
Nëse predikon për një orë ai flet shumë; Nëse predikon më pak se një orë ai s’di të predikojë.
Nëse nuk arrin të kënaq të gjithë – ai po lëndon Kishën; Nëse mundohet t’i kënaq dëshirat e të gjithve ai nuk ka bindje të qëndrueshme personale.
Nëse predikon për të dhjetën – ai dëshiron vetëm parat e njerëzve; Nëse jo, ai nuk po arrin të zhvillojë e ndërtojë njerëzit e Kishës së tij.
Nëse merrë një rrogë të madhe – ai është një mercenarë; Nëse nuk merrë rrogë të madhe – ai nuk ka shumë vlerë.
Nëse predikon rregullisht çdo të diele – njerëzit lodhen duke dëgjuar të njëjtin person; Nëse fton mysafir predikues të tjerë – ai po largohet nga përgjegjësit e tij.
E shihni pra!
Dhe ju menduat se pastori juaj e ka një jetë të lehtë? Dëshironi t’i ndërroni vendet?
Andaj shfaqni pak dashuri ndaj pastorit tuaj.
Lutuni për ta dhe kujdesuni për ta!
Përshëndesim të gjithë pastorët nëpër trojet shqiptare! Faleminderit për punën që bëni për ungjillin në mes të shqipfolësve!
TAG pastorin tuaj!

16/08/2016
16/08/2016
16/08/2016
16/08/2016
16/08/2016
16/08/2016
06/08/2016

Address

Rruga "Besa" , Tirane
Tirana
1017

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kisha "Drita E Re" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share