Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë (Offical Page)

Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë (Offical Page) Albanian National Orphans Association (Offical Page)
Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë (Offical Page)
www.jetimet.org ,[email protected]

Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë u krijua dhe u miratua nga Ministria e Arsimit me Vendim Nr. 17, Datë 25-11-1991.

• Qëllimi i kësaj Shoqate është mbrotja e të drejtave të Jetimëve të Shqipërisë kudo që janë dhe integrimi i tyre në jetë dhe punon me një program pune të qartë në fushën: juridike, humanitare, ekonomike, arsimore e sportive etj.

• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipëris

ë është shoqatë mbarë kombëtare mbasi e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe të gjithë drejtuesit e qendrës dhe të rretheve janë persona të rritur vetë në institucionet shtetërore të jetimëve ose janë nëna me fëmijë jetimë.

• Të gjithë personat që punojnë në ndihmë të jetimëve nga qendra në bazë janë vullnetarë dhe punojnë pa pagesë.

• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë mbulon dhe punon për dy lloje grupe jetimësh: Grupi i parë i Jetimëve janë ata që dalin nga Institucionet shtetërore dhe grupi i dytë janë ata fëmijë që u ka vdekur një prind dhe mbahen nga prindi tjetër ose nga persona të tjerë të familjes.

• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është Subjekt Juridik që nga viti 1995 me Vendim Nr. 35, datë 24-02-1995 në Gjykatën e rrethit Tiranë.

• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë ka fituar nga Parlamenti Shqiptar me ligjin Nr.8153, datë 30-11-1996 Statusin e Jetimit.

• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është e pranishme në dy organizma kryesore qeveritare:

• Është anëtare me të drejta të plota në Komitetin Shqipëtar të Birësimeve pranë Aparatit të Këshillit të Ministrave. Është anëtare me të drejta të plota në Komisionin Shtetëror të Dhënies së Statusit të Jetimit pranë Administratës së Përgjithshme të Ndihmës dhe të Çështjeve Sociale, pranë Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta.

• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Alfred Mojsiu me Vendim Nr.5077, datë 12-11-2006 me Medaljen e Mirënjohjes.

• Kryesia e Përgjithshme e Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë me kërkesën e saj drejtuar Parlamenti kërkoi që data 20- Majit të jetë Dita Kombëtare në Ndihmë të Fëmijëve Jetimë, e cila u miratua nga Parlamenti Shqiptar dhe përbën një Apel për të gjitha subjektet brenda dhe jashtë për të ndihmuar Jetimët e Shqipërisë.

• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është nderuar nga Ministria e Punës dhe Shanseve të Barabarta me Çmimin e parë me Rastin e 20-Majit Ditës Kombëtare në Ndihmë të Fëmijë Jetimë.



----------------------------------Anglisht-English----------------------------------------------
• Albanian National Orphans Association is established on 25 November 1991, with the decision number 17 of the Ministry of Education.

• The mission of the organization is protection of the rights of orphan children throughout Albania, their integration into normal life, and for this purpose has a program in the juridical, relief, economic, education and sports areas.

• ANOA was established by a group of orphan intellectuals raised as orphans in the public orphan ages.

• ANOA is organized and functions based on its statute and by-laws. It has an effective structure and transparency and internal democracy. The governing bodies are the General Directory and the National Leading Council.

• The General Directory is comprised of seven members with respective duties and responsibilities. The General Directory is comprised of: President, Deputy President, General Secretary, and four members elected from the local district branches.

• ANOA has also the accounting and auditing department comprised of the Director and two members.

• ANOA is a national organization and its activity is spread throughout the country. Also its 30 local branches directors are raised as orphans in the public orphanages or are mothers with orphan children.

• All the ANOA employees and elected leaders work on a voluntary basis.

• ANOA represents two groups of orphans. The first group is the orphans that live in the public institutions and the second groups are the orphans that do have only one parent and live with the parent or a relative.

• ANOA is excluded from all the taxes in the Republic of Albania with a decision of the Government of Albania.

• ANOA has identified and registered in its files about 13.500 families and 42.000 Orphan Children throughout Albania.

• ANOA is a Legal Subject since 1995, with the decision number 35, date 24 February 1995 of the Tirana Court.

• ANOA has benefited from the Albanian Parliament with the law number 8153, date 30 November 1996 on the “Orphan’s Status”.

• ANOA is a full time member of the of Albanian Adoption Comity beside the Government of Albania.

• ANOA is a full time member in the State’s Commission for Provision of the “Orphan’s Status”, attached to the State Social Services, of the Ministry of Labor, Social Affairs and Equal Opportunities.

• ANOA has been awarded by the President of the Republic of Albania with the “Medal of Gratitude” with the act number 5077, dated 12 November 2006.

• With the General Directory of ANOA’s request send to the Albanian Parliament, the 20 May established and is celebrated as the “Orphan’s Day”.

• ANOA has been honored by the Ministry of Labor, Social Affairs and • ual Opportunities with the First Prize, in the occasion of May 20th, the Orphan’s Day.

Një falenderim për të gjithë donatorët të cilët mbështesin pa kursim Fëmijët Jetimë.Falenderim për "Stem &Gene Art Clini...
19/03/2026

Një falenderim për të gjithë donatorët të cilët mbështesin pa kursim Fëmijët Jetimë.
Falenderim për "Stem &Gene Art Clinic" të cilët mbështetën 100 Familje me Jetimë në Rrethin e Fierit. Zoti jua shtoftë të mirat e
Bajram të Gëzuar.

Në këto netë të bekuara të "Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit" duam të falenderojmë përzemërsisht  BANK , Gjigantin e ...
05/03/2026

Në këto netë të bekuara të "Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit" duam të falenderojmë përzemërsisht BANK , Gjigantin e sigurimeve "Insig-Eurosig" mikun dhe pjesëtarit e Bordit të Shoqatës avokat Enea Cenko si dhe përkushtimin e palodhur të znj Fitnete Avdiaj Kryetare Shoqatës Dega Tiranë për organizimin e Iftareve të Ramazanit.
Zoti jua pranoftë agjërimin tuaja dhe ju begatoftë kudo në Familjet tuaja.

.
.

18/11/2025

Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë ka ndjekur me shqetësim të madh gjuhën e përdorur nga një person i zgjedhur nga vota e Popullit Shqipëtar (pjesë e së cilës janë edhe kategoria e Fëmijëve Jetimë të rritur në rezidenca sociale apo në familje) në një debat televiziv.
Është e palejueshme, aspak etike dhe e papajtueshme bullizimi, gjuha fyese dhe denigruese për Institucionin ku kanë jetuar Fëmijë Jetimë të braktisur apo që fati ka bërë të jenë pjesë e tyre.
Kërkojmë që ky Person të kërkojë një ndjesë publike për gjuhën e përdorur për Jetimët dhe jetën e tyre në rezidencat sociale si dhe ftojmë
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi të tregojë vëmendjen e duhur për tu tërhequr vërejtjen dhe mos lejimin e një gjuhe të tillë nga askush qofshin këta njerëz nën petkun e personave me imunitet.


.

Një falenderim të veçantë për "Stem and Gjene Art Clinic" për mbështetjen që u ka dhënë 40 Familjeve me Fëmijë Jetimë të...
11/11/2025

Një falenderim të veçantë për "Stem and Gjene Art Clinic" për mbështetjen që u ka dhënë 40 Familjeve me Fëmijë Jetimë të degës Tiranës në kuadër "Ditës Ndërkombëtare të Jetimëve".
Kënaqësi të mbështesim këtë kategori të Fëmijëve në Nevojë,
Donatorë ju falenderojmë dhe ju urojmë mbarësi dhe begati për çdo suport që u jepni Jetimëve Shqipëtar.

Në kuadër të projektit "ROMA RISE"
08/10/2025

Në kuadër të projektit "ROMA RISE"

📣 Tryezë e Rrumbullakët Kombëtare: “Të rinjtë romë kundër diskriminimit – Identitet, përfshirje dhe zë në shoqëri”

📅 15 Tetor 2025
📍 Tiranë, Selia e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi
🕙 Ora 10:00 – 14:00

Projekti ROMA-RISE (Roma Resilience: Investing in Skills and Exchange) hap ciklin e aktiviteteve kombëtare me një tryezë dialogu që sjell bashkë institucione, organizata dhe të rinj romë për të diskutuar mbi përfshirjen, politikat anti-diskriminuese dhe fuqizimin e komunitetit.

🔹 Prezantime, diskutime dhe sesione interaktive
🔹 Zëra të rinj nga komuniteti rom
🔹 Ide dhe rekomandime për një shoqëri më gjithëpërfshirëse

05/09/2025

📢 Njoftim i Rëndësishëm për Jetimët që ndjekin shkollën e mesme dhe të lartë.

Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë njofton të gjithë nxënësit jetimë që ndjekin shkollën e mesme apo studime Universitare.

📚 Për të gjithë Fëmijët që kanë nevojë për vërtetim nga shoqata si anëtar,

✅ Shërbimi mund të merret:
Drejtpërdrejt në degët tona

Ose online përmes WhatsApp në numrin: 0685011777

🙏 Faleminderit për bashkëpunimin dhe kujdesin tuaj!

Fillimi shkollës po afron Së bashku me Fëmijë Jetimë të degës së Tiranës bëmë shpërndarjen e 80 çantave me mjete shkollo...
30/08/2025

Fillimi shkollës po afron
Së bashku me Fëmijë Jetimë të degës së Tiranës bëmë shpërndarjen e 80 çantave me mjete shkollore si dhe shpërndarë nga një shpërblim monetar prej 5000 lekësh për secilin prej tyre.
Gjejmë rastin të falenderojmë sponsorët tanë për mbështetjen e Fëmijëve Jetimë. Zoti ju begatoftë në Familjet tuaja.
.

Sot në ditën Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve nuk ka munguar përkrahja dhe mbështetja e grupit  Bank ,,  Farma, si dhe ni...
20/05/2025

Sot në ditën Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve nuk ka munguar përkrahja dhe mbështetja e grupit Bank ,, Farma, si dhe nismën e Av Enea Cenko të cilët kanë organizuar një drekë festive për 120 Fëmijë Jetimë të degës Tiranë.
Një falenderim nga zemra për donatorët tanë,
Respekt për të gjithë ata që mbështesin këtë kategori të Fëmijëve Jetimë,
Gjejmë rastin të ftojmë çdo kënd që të ketë një vëmendje të shtuar për Fëmijët Jetimë.

.

20/05/2025

Nga intervista e sotme mbi gjendjen e Jetimëve Shqipëtarë dhe denigrimit që vazhdon të bëjë ligji 8153 date 21.10.1996 për më shumë se 95 % të Fëmijëve Jetimë në vend.

20/05/2025

Një ditë nga ish Fëmijë Jetimë sot në rolin e përkujdesësve për Fëmijët 6-15 vjeç.
Respekt Kryetar Shoqatës Kombëtare të Jetimëve Dega Shkodër.

✨ Bëhu ambasador i projektit RomaRise! ✨Po kërkojmë të rinj e të reja si ty që duan të bëjnë ndryshim në komunitet!RomaR...
10/04/2025

✨ Bëhu ambasador i projektit RomaRise! ✨
Po kërkojmë të rinj e të reja si ty që duan të bëjnë ndryshim në komunitet!
RomaRise është një projekt që synon të fuqizojë të rinjtë romë me njohuri dhe aftësi për të luftuar diskriminimin dhe për të ngritur zërin për të drejtat e tyre. Emri RomaRise vjen nga Qëndrueshmëria Rome: Investim në Aftësi dhe Shkëmbim!
Ky projekt mbështetet nga Erasmus+ i Bashkimit Evropian dhe po zhvillohet në bashkëpunim me organizata nga Hungaria, Bullgaria, Greqia, Shqipëria dhe Rumania. Ndër partnerët janë edhe organizata shqiptare ANOA – Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë.

🎯 Çfarë do të përfitosh si ambasador?
Do të marrësh pjesë në aktivitete dhe trajnime që të ndihmojnë të zhvillosh aftësi lidershipi, komunikimi dhe vetë-shprehjeje. Do të rritesh si individ dhe si pjesë aktive e komunitetit tënd. Dhe më e bukura? Gjithçka është falas!

🧩 Projekti ndahet në tre pjesë kryesore:
1️⃣ Ndërtimi i Aftësive
Do të ketë trajnime praktike, si online ashtu edhe ballë për ballë, në secilin vend partner. Pastaj, do të kesh mundësinë të marrësh pjesë në aktivitete ndërkombëtare:
🇭🇺 Hungari – Promotorë Ndryshimi Rom
🇧🇬 Bullgari – Zhvillimi i Komunitetit
🇬🇷 Greqi – Identiteti dhe Vetëvlerësimi
🇦🇱 Shqipëri – Advokimi dhe Rrjetëzimi
Gjithashtu do të ketë mentorime online për të mbështetur rritjen tënde personale dhe profesionale.
2️⃣ Arti & Kreativiteti
Në Cluj-Napoca, Rumani, do të kesh mundësinë të shprehësh identitetin dhe historinë tënde përmes artit:
🎭 Laboratori Performues Ndërkulturor – takime javore për të eksploruar tema si përfaqësimi dhe paragjykimet.
🌍 Laboratori Kulturor Ndërkombëtar – ku do të thellohesh në kulturën rome, vetëvlerësimin dhe fuqizimin.
Kjo pjesë do të mbyllet me një event festiv kulturor, ku do të festojmë së bashku kreativitetin dhe identitetin.
3️⃣ Rrjetëzim dhe Advokim për Ndryshim
Organizatat, liderët lokalë, ekspertët dhe vendimmarrësit do të bashkohen në aktivitete advokimi

Address

RRuga Bogdaneve. Njesia 10
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 00:00
Tuesday 08:00 - 00:00
Wednesday 08:00 - 00:00
Thursday 08:00 - 00:00
Friday 08:00 - 00:00

Telephone

+355685011777

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë (Offical Page) posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share