24/06/2026
🚶Vazhdojnë ekspeditat kërkimore në Zonën e Mbrojtur Korab-Koritnik
➡️Ekspertët e kontraktuar nga ALCDF, Profesor Elvin Toromani dhe Dhimiter Peci, së bashku me ekipin teknik të ALCDF, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe aktorë të tjerë lokalë, po vijojnë punën në terren në kuadër të hartëzimit dhe vlerësimit të habitateve prioritare në Zonën e Mbrojtur Korab-Koritnik.
➡️Gjatë inspektimeve dhe verifikimeve në terren u kryen vëzhgime, m***e dhe vlerësime ekologjike, si dhe u mblodhën të dhëna hapësinore të gjeoreferencuara (GIS). Aktivitetet përfshinë identifikimin dhe hartëzimin e habitateve natyrore, vlerësimin e gjendjes së ekosistemeve, evidentimin e elementëve të biodiversitetit, analizimin e përdorimit aktual të tokës, regjistrimin e koordinatave gjeografike (GPS), dokumentimin fotografik të zonës së studimit dhe grumbullimin e të dhënave të nevojshme për monitorimin dhe vlerësimin e ndikimeve në mjedis.
🗂️Informacioni i mbledhur do të shërbejë për identifikimin, vlerësimin dhe klasifikimin e habitateve prioritare që kërkojnë ndërhyrje për ruajtje dhe konservim, si dhe për evidentimin e zonave me ndjeshmëri të lartë ekologjike. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbrojtjes dhe konservimit të habitateve kullosore, për të cilat do të përzgjidhen dhe zhvillohen parcela pilote demonstrative që do të shërbejnë si modele për zbatimin e praktikave të qëndrueshme të menaxhimit.
➡️Në vijim, të dhënat e grumbulluara do t’i nënshtrohen proceseve të përpunimit, analizës dhe vlerësimit teknik, në bashkëpunim me ekspertët përkatës dhe palët e interesuara. Ky proces do të mundësojë përmirësimin e klasifikimit të habitateve, vlerësimin e gjendjes së tyre ekologjike dhe përcaktimin e prioriteteve për ruajtjen, restaurimin dhe menaxhimin afatgjatë të tyre.
📊Rezultatet e këtij procesi do të përmblidhen në raporte teknike, harta të detajuara GIS dhe materiale informuese që do të mbështesin monitorimin, menaxhimin dhe planifikimin afatgjatë të kësaj zone me vlera të veçanta natyrore.
➡️Këto aktivitete zhvillohen në kuadër të projektit “Korab-Koritnik: Restaurimi i Natyrës dhe Fuqizimi i Komuniteteve”, financuar nga Programi PONT dhe zbatuar nga ALCDF në partneritet me LAG “Dibra Turistike”.
🌱 Mbrojtja e natyrës fillon me njohjen, dokumentimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të saj.
Prespa Ohrid Nature Trust - PONT Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Agjencia Kombëtare e Pyjeve Adzm Diber AdZM Kukes