24/04/2023
"BISEDAT" në Fier me të rinj dhe anëtarë të Organizatës Epoka e Re. Në takim kishim të ftuar gazetarin Ervin Koçi i cili tregoi realitetet që gjeti në Londër midis të rinjve që ruanin "shtëpitë e barit". Ndryshe nga premtimet e gënjeshtërta, për shumë prej tyre, përvoja angleze përmbante ankth, rrezik dhe pasoja.