Special Olympics Albania

Directions Website

Special Olympics Albania Special Olympics Athlete Oath: "Let me win. But if I cannot win, let me be brave in the attempt."

Special Olympics provides year-round sports training and athletic competition in a variety of Olymipc-type sports for children and adults with intellectual disabilities, giving them continuing opportunities to develop physical fitness, demonstrate courage, experience joy and participate in a sharing of gifts, skills and friendship with their families, other Special Olympics athletes and the community.

Monumentale! Urime Gersi, studenti i parë me Sindromë Down qe diplomohet në Universitetin e Sporteve të Tiranës.Festojmë...
05/10/2026

Monumentale! Urime Gersi, studenti i parë me Sindromë Down qe diplomohet në Universitetin e Sporteve të Tiranës.

Festojmë me krenari një arritje të veçantë: Gersi Troka është studenti i parë me aftësi të kufizuara intelektuale që diplomohet në Universitetin e Sporteve të Tiranës (UST), përmes programit të veçantë për sportistët elitarë.

Përgëzime Gersi-t dhe familjes së tij për këtë moment historik! Një falënderim i veçantë për stafin dhe pedagogët e UST-së për mbështetjen dhe për krijimin e mundësisë që talenti sportiv të kthehet edhe në një arritje akademike.

Urojmë që ky sukses të jetë vetëm fillimi dhe të hapë rrugën drejt krijimit të kuotave dhe mundësive të posaçme për sportistët me aftësi të kufizuara intelektuale, duke u dhënë edhe më shumë prej tyre mundësinë për të ndjekur arsimin e lartë dhe për të zhvilluar potencialin e tyre sportiv e akademik.



Forumi i Shëndetit të Familjes të Olimpikut Special Shqiptar u zhvillua me sukses pranë ambienteve të Universitetit të S...
01/10/2026

Forumi i Shëndetit të Familjes të Olimpikut Special Shqiptar u zhvillua me sukses pranë ambienteve të Universitetit të Sporteve të Tiranës. Një ditë e dedikuar informimit, kujdesit dhe mirëqenies së familjeve të komunitetit të Olimpikut Special.

Gjatë forumit, së bashku me prindër, sportistë dhe specialistë, folëm për:

🫶 Marrëdhëniet e shëndetshme në familje
❤️ Shëndetin seksual dhe riprodhues
🥗 Ushqyerjen e shëndetshme
🩺 Shëndetin dhe parandalimin e diabetit

Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të marrin këshillim nga specialistët dhe të kryejnë m***e te glicemisë dhe nivelit të vitaminave ne organizëm.

Faleminderit të gjithë prindërve, sportistëve dhe profesionistëve që u bënë pjesë e këtij takimi!

Forumi i Shëndetit të Familjes!Në kuadër të programit të shëndetit të Olimpikut Special, ju ftojmë të bëheni pjesë e For...
24/09/2026

Forumi i Shëndetit të Familjes!

Në kuadër të programit të shëndetit të Olimpikut Special, ju ftojmë të bëheni pjesë e Forumit të Shëndetit të Familjes, një hapësirë informimi, këshillimi dhe kujdesi për shëndetin e familjeve tona.

📅 E premte
⏰ 10:30–12:00
📍 Universiteti i Sporteve të Tiranës

Gjatë forumit do të trajtohen tema të rëndësishme për mirëqenien dhe shëndetin:
🔹 Marrëdhëniet e shëndetshme në familje
🔹 Shëndeti seksual dhe riprodhues
🔹 Ushqyerja e shëndetshme
🔹 Matja e nivelit të vitaminave dhe glicemisë për parandalimin e diabetit

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin informacion dhe këshillim nga specialistët, si dhe të kryejnë m***et shëndetësore të parashikuara.

Shëndeti fillon me kujdesin, informimin dhe mbështetjen brenda familjes.

Ju lutemi, konfirmoni pjesëmarrjen tuaj.

🇦🇱 Shqipëria në Malta Open 2026! 🇲🇹Nga 10–14 Shtator, ekipi i Olimpikut Special Shqiptar është në Maltë për Europianin e...
13/09/2026

🇦🇱 Shqipëria në Malta Open 2026! 🇲🇹

Nga 10–14 Shtator, ekipi i Olimpikut Special Shqiptar është në Maltë për Europianin e Notit Malta Open 2026, eventin e përvitshëm ndërkombëtar, ku këtë vit Shqipëria merr pjesë për herë të parë, me 4 sportistë.

🏊 Gersi Troka
🥈 50 m stil delfin – vendi i 2-të
7️⃣ 100 m stil i lirë – vendi i 7-të

🏊‍♀️ Iris Hoxha
🥇 100 m stil i lirë – vendi i 1-rë
7️⃣ 50 m stil i lirë – vendi i 7-të

🏊 Joel Gërmënji
🥈 50 m stil i lirë – vendi i 2-të
4️⃣ 25 m stil i lirë – vendi i 4-t

🏊‍♀️ Alisa Boçi
Për arsye shëndetësore, Alisa nuk mundi të marrë pjesë në gara këtë herë. E rëndësishmja është që ajo ishte pjesë e ekipit dhe e këtij rrugëtimi të veçantë në Maltë.

Për Irisin dhe Joelin, kjo ishte edhe gara e parë ndërkombëtare e notit – dhe të dy e nisën këtë eksperiencë me rezultate të shkëlqyera!

Në këtë rrugëtim sportistët shoqërohen nga trajneri Gentian Lama dhe drejtuesja e Olimpikut Special Shqiptar, Sara Bala Muça.

Mbi të gjitha, kjo pjesëmarrje është një tjetër hap drejt asaj që besojmë çdo ditë: sport për të gjithë.

Pjesëmarrja në këtë event u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, nëpërmjet projektit “Programi Kombëtar Sportiv Gjithëpërfshirës”.

🇦🇱 Krenarë për ekipin shqiptar, për përkushtimin, guximin dhe çdo rezultat të arritur!

🇦🇱 Shqipëria në Malta Open 2026! 🇲🇹Nga 10–14 Shtator, ekipi i Olimpikut Special Shqiptar është në Maltë për Europianin e...
12/09/2026

🇦🇱 Shqipëria në Malta Open 2026! 🇲🇹

Nga 10–14 Shtator, ekipi i Olimpikut Special Shqiptar është në Maltë për Europianin e Notit Malta Open 2026, eventin e përvitshëm ndërkombëtar, ku këtë vit Shqipëria merr pjesë për herë të parë, me 4 sportistë.

🏊 Gersi Troka
🏊‍♀️ Alisa Boçi
🏊‍♀️ Iris Hoxha
🏊 Joel Gërmënji

Për Irisin dhe Joelin, kjo është edhe gara e parë ndërkombëtare e notit – një debutim që e bën këtë eksperiencë edhe më të veçantë. Në këtë rrugëtim sportistët shoqërohen nga trajneri Gentian Lama dhe drejtuesja e Olimpikut Special Shqiptar, Sara Bala Muça.

Mbi të gjitha, kjo pjesëmarrje është një tjetër hap drejt asaj që besojmë çdo ditë: sport për të gjithë. Pjesëmarrja në këtë event u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit nëpërmjet projektit "Programi Kombëtar Sportiv Gjithëpërfshirës".

🇦🇱 Suksese ekipit shqiptar! Krenarë për ju!

🇦🇱 Përfundon grumbullimi përzgjedhës në Korçë!13 sportistë të Olimpikut Special Shqiptar, nga Tirana, Durrësi, Korça, El...
31/08/2026

🇦🇱 Përfundon grumbullimi përzgjedhës në Korçë!

13 sportistë të Olimpikut Special Shqiptar, nga Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani dhe Pogradeci, përmbyllën grumbullimin e tyre katërditor, duke vijuar rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike Speciale Santiago 2027.

Në tre disiplina – peshëngritje, atletikë dhe ping-pong – sportistët dhanë maksimumin e tyre për të treguar potencialin, për të sfiduar veten dhe për të bërë një hap më pranë ëndrrës për të qenë pjesë e delegacionit shqiptar në skenën ndërkombëtare.

Por ky grumbullim ishte më shumë se një garë për një vend në ekip. Ishte një rrugëtim i ndërtuar mbi vite pune, përkushtimi dhe besimi te vetja. Mbyllja e një sezoni të suksesshëm dhe çelja e rrugës intensive për në arenën ndërkombëtare.

Ky rrugëtim vijon me mbështetjen e vazhdueshme të Coca-Cola Bottling Albania, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

📍 Korçë | 24–27 gusht 2026

🇨🇱 Rruga drejt Santiago 2027 vazhdon!

🇦🇱 Dita e parë e grumbullimit në Korçë!13 sportistë të Olimpikut Special Shqiptar, nga Tirana, Korça, Elbasani dhe Pogra...
25/08/2026

🇦🇱 Dita e parë e grumbullimit në Korçë!

13 sportistë të Olimpikut Special Shqiptar, nga Tirana, Korça, Elbasani dhe Pogradeci, kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt Lojërave Olimpike Speciale Santiago 2027.

Në tre disiplina – peshëngritje, atletikë dhe ping-pong – sportistët po japin maksimumin e tyre për të treguar potencialin dhe për të siguruar nje vend në delegacion drejt skenës ndërkombëtare. Mirënjohje drejtuesit dhe stafit të Qendrës Sportive Korçë për mikpritjen.

Por kjo është më shumë se një garë për një vend në ekip. Është një rrugëtim i ndërtuar mbi vite pune, përkushtimi dhe besimi te vetja. Ky rrugëtim vijon me mbështetjen e vazhdueshme të Coca-Cola Bottling Albania, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

📍 Korçë | 24–27 gusht 2026

🇨🇱 Rruga drejt Santiago 2027 sapo ka nisur!

🇦🇱🏒 Një eksperiencë e paharrueshme për ekipin shqiptar në EMIL Open Team Games 2026, Brno – Çeki!Ekipi i Fierit të Speci...
07/07/2026

🇦🇱🏒 Një eksperiencë e paharrueshme për ekipin shqiptar në EMIL Open Team Games 2026, Brno – Çeki!

Ekipi i Fierit të Special Olympics Albania pati kënaqësinë të marrë pjesë në EMIL Open Team Games 2026 në Brno, Çeki, ku për herë të parë sportistët tanë u njohën me disiplinën ID Hockey.

Gjatë aktivitetit, sportistët morën pjesë në sesione trajnimi për të mësuar rregullat dhe teknikën e këtij sporti, ndërsa më pas zhvilluan ndeshje miqësore me ekipet e Republikës së Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë. Me shumë përkushtim, entuziazëm dhe frymë skuadre, ekipi ynë u rendit në vendin e dytë.

Përtej rezultateve, kjo ishte një përvojë e jashtëzakonshme mësimi, miqësie dhe shkëmbimi kulturor. Gjatë qëndrimit në Brno, sportistët vizituan muze, parqe, atraksione të qytetit dhe morën pjesë në aktivitete të ndryshme rekreative, duke krijuar kujtime që do t'i shoqërojnë për shumë kohë.

Falënderojmë organizatorët e EMIL Open Team Games për mikpritjen dhe mundësinë që u dhanë sportistëve tanë të provojnë një disiplinë të re sportive, të krijojnë miqësi ndërkombëtare dhe të jetojnë vlerat e përfshirjes përmes sportit.

Falenderim i veçantë shkon për stafin e Qendrës Multifunksionale Horizont, Fier, drejtorin z. Enri Lulaj dhe stafin shoqërues për përkushtimin. Ekipi i kësaj qëndre është ekipi kampion në fuqi për disiplinën e Futbollit Special.

TeamAlbania

🏀🌍 Përfundon me sukses aventura e Shqipërisë në FIBA Open 2026!Ekipi i Basketbollit të Unifikuar 3x3 i Special Olympics ...
21/06/2026

🏀🌍 Përfundon me sukses aventura e Shqipërisë në FIBA Open 2026!

Ekipi i Basketbollit të Unifikuar 3x3 i Special Olympics Albania mbylli pjesëmarrjen e tij në FIBA Open 2026 me një tjetër paraqitje paraditen e sorme, duke fituar ndeshjen e fundit ndaj Gjermanisë me rezultatin 2–0.

Gjatë dy ditëve të aktivitetit, skuadra jonë përfaqësoi denjësisht Shqipërinë mes 16 ekipeve më të mira të Special Olympics nga e gjithë bota, duke treguar talent, bashkëpunim, respekt dhe frymën e vërtetë të sportit të unifikuar.

Kjo pjesëmarrje ndërkombëtare është rezultat i punës së palodhur dhe vullnetare ndër vite të trajnerëve Elvira Lesha dhe Valentin Nikolli, si dhe mbështetjes së Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe partnerëve të Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Vivere Ticketing.

Jemi krenarë për atletët dhe partnerët tanë të unifikuar, të cilët treguan se sporti ka fuqinë të bashkojë, të frymëzojë dhe të krijojë mundësi për të gjithë.

👏 Urime ekipit për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë dhe për emocionet që na dhuruan gjatë këtij kompeticioni ndërkombëtar!

🇦🇱❤️🏀

TeamAlbania

🏀🌍 Shqipëria në FIBA Open 2026!Ekipi i Basketbollit të Unifikuar 3x3 i Special Olympics Albania po përfaqëson me krenari...
20/06/2026

🏀🌍 Shqipëria në FIBA Open 2026!

Ekipi i Basketbollit të Unifikuar 3x3 i Special Olympics Albania po përfaqëson me krenari vendin tonë në FIBA Open 2026, mes 16 ekipeve më të mira të Olimpikut Special nga e gjithë bota.

🏆 Kampionët kombëtarë në fuqi për këtë kategori zhvilluan një ditë të parë me nivel, duke treguar shpirt gare, përkushtim dhe organizim të lartë loje:

🇦🇱 Shqipëri – Spanjë 🇪🇸 | 2 – 10
🇦🇱 Shqipëri – Islandë 🇮🇸 | 9 – 1
🇨🇭 Zvicër – Shqipëri 🇦🇱 | 5 – 4

Ky sukses dhe kjo pjesëmarrje janë rezultat i viteve të tëra pune vullnetare, përkushtimi dhe pasionit të trajnerëve Elvira Lesha dhe Valentin Nikolli, si dhe mbështetjes së vazhdueshme nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe partnerëve të Vivere Ticketing.

👏 Urime atletëve dhe partnerëve të unifikuar që po na bëjnë krenarë në arenën ndërkombëtare! Vazhdoni të besoni, të luftoni dhe të tregoni fuqinë e sportit gjithëpërfshirës. 🇦🇱❤️🏀

TeamAlbania Basketball3x3

Address

Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Special Olympics Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share