ADAD Malore

Call Directions Website

ADAD Malore ADAD Malore është një Organizatë Profesionale Bujqësore e Themeluar në vitin 1996

ADAD Malore e themeluar në 1996 që vepron në mbarë vendin, me veprimtari për zhvillimin bujqësor dhe rural. Është Organizatë Profesionale Bujqësore (OPB) që ka anëtarësi, staf teknik dhe shoqëron aktivitetet e prodhuesve me përparësi zonat malore. Prej 25 vitesh bashkëpunon me FERT Agri Agency Francë, ESFIM dhe 7 vitet e fundit me GIZ në programet SARED dhe SRD. ADAD Malore si organizatë dhe në bashkëpunim me aktorë të tjerë luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e zinxhirëve të vlerave të prodhimit veçanërisht në sektorin e frutikulturës dhe ka arritur rezultate të mira. Aktivitetetet kryesore të Organizatës kanë të bëjnë me mbështetjen e iniciativave të prodhuesve në krijimin e referencave teknike, këshillim, trajnime dhe suport në zhvillimin e projekteve individuale ose në grupe në fushën e pemëtarisë, vreshtarisë, drithërave, perimeve dhe tregut të produkteve e prodhimeve bujqësore, në agroturizëm dhe zhvillim rural. ADAD Malore ka si fokus kryesorë frutikulturën në zonat malore të vendit tonë.

🍎 Trajnim në Korçë për përshtatjen në pemëtari, me fokus te molla, me mbështetjen e GIZ Albania.Përdorimi i të dhënave n...
29/09/2026

🍎 Trajnim në Korçë për përshtatjen në pemëtari, me fokus te molla, me mbështetjen e GIZ Albania.

Përdorimi i të dhënave nga stacionet agroklimatike ndihmon fermerët të marrin vendime më të sakta për menaxhimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve dhe ujitjes.

Rezultatet në terren tregojnë se përdorimi i këtyre të dhënave ka ndikuar në:
✅ Cilësi më e mirë e prodhimit
✅ Kursim i 2–3 spërkatjeve
✅ Ulje e kostove të prodhimit
✅ Mbrojtje më e mirë e mjedisit

Të dhënat agroklimatike po shndërrohen në një mjet praktik për vendimarrje më të mirë dhe një pemëtari më të qëndrueshme.





SustainableAgriculture

Sot në Kukës, ADAD Malore prezantoi Kodin Lokal për grumbullimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të bimëve mjekësore dhe ar...
28/09/2026

Sot në Kukës, ADAD Malore prezantoi Kodin Lokal për grumbullimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të bimëve mjekësore dhe aromatike në Bicaj, Shishtavec dhe Zapod.

Takimi solli së bashku komunitetin lokal, mbledhës, fermerë dhe institucione për të diskutuar rregullat dhe praktikat që ndihmojnë në mbrojtjen e biodiversitetit dhe përdorimin e qëndrueshëm të këtyre burimeve.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Projektit Green-AL.
Projekti GreenAl “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 - 2027”, financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida)
me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.

🌿 Dita e dytë e 30-vjetorit të ADAD Malore – 30 vite histori, bashkëpunim dhe përkushtim.Më 11 shtator, në Peshkopi, vij...
14/09/2026

🌿 Dita e dytë e 30-vjetorit të ADAD Malore – 30 vite histori, bashkëpunim dhe përkushtim.

Më 11 shtator, në Peshkopi, vijuan aktivitetet kushtuar 30-vjetorit të ADAD Malore, një përvjetor i veçantë që mblodhi së bashku institucione, partnerë, anëtarë, prodhues, ekspertë, staf dhe miq të organizatës.

Në këtë ditë të rëndësishme na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Zëvendëskryetari i Bashkisë Dibër, Deputetja e Qarkut Dibër, Atasheu i Ambasadës së Francës, si dhe përfaqësues të GIZ, AICS, Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), FERT, institucioneve dhe organizatave partnere.

Përmes tre paneleve të diskutimit, u ndanë përvoja, reflektime dhe ide mbi:
🔹 shërbimet dhe mbështetjen ndaj prodhuesve;
🔹 rolin e organizatave të prodhuesve në zhvillimin e bujqësisë;
🔹 rëndësinë e partneriteteve afatgjata për zhvillimin dhe të ardhmen e bujqësisë shqiptare.

Një moment i veçantë i kësaj dite ishte edhe ndarja e certifikatave të mirënjohjes, në vlerësim të kontributit, angazhimit dhe bashkëpunimit të individëve dhe institucioneve që kanë qenë pjesë e rëndësishme e historisë dhe zhvillimit të ADAD Malore ndër vite.
Ky 30-vjetor ishte një mundësi për të kthyer vështrimin pas me mirënjohje për gjithçka është ndërtuar që nga viti 1996, por edhe për të parë përpara me besim dhe përgjegjësi.

Tre dekada pune na kanë mësuar se zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë ndërtohet përmes dijes, organizimit, bashkëpunimit, inovacionit dhe pranisë së vazhdueshme pranë prodhuesve.
Faleminderit të gjithë atyre që na nderuan me pjesëmarrjen, fjalët, përvojën dhe mbështetjen e tyre, si dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë rrugëtim 30-vjeçar.

30 vite ADAD Malore – 30 vite pranë prodhuesve, me partnerët dhe për zhvillimin e zonave rurale.
Një histori që vazhdon, me të njëjtin përkushtim dhe me ambicie të reja për të ardhmen. 🌱

#1996-2026
Ministria e Bujqësisë
ambasada frances
bashkia_diber
GIZ Albania
AICS Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo
AICS Tirana
UBT
ADAD MALORE

🎉 30 VJET ADAD MALORE – 1996–2026 🌱Më 10 shtator 2026, në Peshkopi, festuam një moment të veçantë: 30-vjetorin e ADAD Ma...
12/09/2026

🎉 30 VJET ADAD MALORE – 1996–2026 🌱
Më 10 shtator 2026, në Peshkopi, festuam një moment të veçantë: 30-vjetorin e ADAD Malore.
Tre dekada pune, angazhimi dhe kontributi për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në Shqipëri.
Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarët e ADAD Malore, stafi, ekspertë dhe bashkëpunëtorë të organizatës, të cilët kanë qenë pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi 30-vjeçar.
Na nderuan me pjesëmarrjen Presidenti dhe Drejtoresha e FERT France, J. F. Isambert dhe A. Panel.
Ky përvjetor ishte një moment për të kujtuar rrugëtimin e ADAD Malore, arritjet ndër vite dhe njerëzit që kanë kontribuar në historinë e saj.
🙏 Mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit që ndanë me ne këtë moment të rëndësishëm.
Nga Dibra, aty ku nisi historia jonë në vitin 1996, rikonfirmuam angazhimin për të vazhduar përpara me të njëjtin përkushtim.
30 vite histori. 30 vite punë. 30 vite angazhim dhe rrugëtimi vazhdon! 🌿

28/08/2026

🌱 Diversifikimi për një fermë më të qëndrueshme
Në këtë video të shkurtër ju prezantojmë fermën e Vehip Salkurtit, një shembull të mirë të diversifikimit të prodhimit. Krahas pemëtoreve me mollë dhe qershi të varieteteve të ndryshme, në fermë kultivohen edhe aronia dhe manaferra.
Kjo larmi kulturash siguron përshtatje më të mirë ndaj kushteve klimatike dhe tokësore, zvogëlon rreziqet, rrit qëndrueshmërinë e prodhimit dhe krijon mundësi për të ardhura më të mira.
🎥 Ndiqni videon për të njohur më nga afër këtë përvojë!




ADAD MALORE

ADAD MALORE
17/08/2026

ADAD MALORE

10/08/2026

Grapholita funebrana
🐛 Larva brenda frutit të kumbullës
⚠️ Dëmtimi zhvillohet nga brenda frutit
📍 Monitorimi ndihmon për ndërhyrjen në kohën e duhur.

🍎🍒 OPEN DAY – DIBËRMe mbështetjen e GIZ, u organizua një Open Day në Dibër, kushtuar teknologjive moderne në frutikultur...
07/08/2026

🍎🍒 OPEN DAY – DIBËR
Me mbështetjen e GIZ, u organizua një Open Day në Dibër, kushtuar teknologjive moderne në frutikulturë dhe zgjidhjeve praktike për përmirësimin e prodhimit dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.
Në aktivitet morën pjesë fermerë dhe specialistë nga Dibra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, përfaqësues të GIZ, si dhe specialistë nga AREB Dibër, AREB Korçë dhe Bashkia Dibër.
Gjatë vizitave në terren u prezantuan dhe diskutuan praktika konkrete që po testohen në fermë, me fokus në:
• Fertigimin e 🍎 mollës dhe🍒 qershisë;
• Monitorimin dhe menaxhimin e ujitjes;
• Përdorimin e të dhënave 🌦️agro-klimatike për mbrojtjen e prodhimit.

Ndërhyrjet pilot në Korçë dhe Dibër po japin rezultate konkrete:
✅ 3–4 trajtime më pak me pesticide te fermerët që përdorin informacionin meteorologjik dhe modelet e parashikimit të sëmundjeve
✅ 18–20% kursim të plehrave minerale përmes fertigimit
✅ 40–45% më pak punë për aplikimin e plehrave
✅ Monitorim pothuajse në kohë reale të dëmtuesve dhe paralajmërim më i hershëm për ngricat e sëmundjet
Më pak inpute. Vendimmarrje më e mirë. Prodhim frutor më rezistent ndaj klimës.

🤝 Shkëmbimi i eksperiencave dhe demonstrimet praktike në fermë kontribuojnë në përhapjen e teknologjive moderne dhe në rritjen e qëndrueshmërisë së prodhimit frutor.


🍎🍒 OPEN DAY – DIBËR
With the support of GIZ, was organised an Open Day in Dibër dedicated to modern technologies in fruit production and practical solutions to improve production and adapt to climate change.
The event brought together farmers and specialists from Dibër, Kosovo and North Macedonia, representatives of GIZ, as well as specialists from AREB Dibër, AREB Korçë and the Municipality of Dibër.
During the field visits, practical approaches currently being tested on farms were presented and discussed, with a focus on:
• Fertigation of 🍎 apple and 🍒 cherry orchards;
• Irrigation monitoring and management;
• Use of 🌦️ agro-climatic data to protect fruit production.

Pilots in Korçë and Dibër are showing real results:
✅ 3–4 fewer pesticide treatments among farmers using weather and disease-warning services
✅ 18–20% savings in mineral fertilizers through fertigation
✅ 40–45% less labour for fertilizer application
✅ Near-real-time pest monitoring and earlier warnings for frost and disease risks
Fewer inputs. Better timing. More climate-resilient fruit production.

🤝 The exchange of experience and practical field demonstrations contribute to the dissemination of modern technologies and to increasing the resilience and sustainability of fruit production.


GIZ Albania
British Embassy Tirana
Embassy of Switzerland in Albania🇨🇭🇦🇱
Ambasada Gjermane Tiranë
Ministria e Bujqësisë ADAD MALORE

🌱 ADAD Malore zgjedh Presidentin e riADAD Malore ka zgjedhur z. Artan Zaimi në detyrën e Presidentit të të organizatës.Z...
04/08/2026

🌱 ADAD Malore zgjedh Presidentin e ri
ADAD Malore ka zgjedhur z. Artan Zaimi në detyrën e Presidentit të të organizatës.
Z. Zaimi është 53 vjeç, me diplome të UBT dhe është me përvojë të gjatë në sektorin e frutikulturës. Ai vjen nga Devolli, në qarkun e Korçës, një nga zonat më të rëndësishme të prodhimit të frutave në Shqipëri.
Zgjedhja e tij shënon një etapë të re për organizatën, në prag të 30-vjetorit të themelimit të saj, duke ruajtur vazhdimësinë dhe duke forcuar angazhimin për zhvillimin bujqësor dhe rural.
👏 I urojmë Presidentit të ri shumë suksese!



🍎 Trajnim mbi standardet e BE-së për tregtimin e frutaveNë kuadër të ciklit të trajnimeve të mbështetura nga GIZ, në Zvi...
30/07/2026

🍎 Trajnim mbi standardet e BE-së për tregtimin e frutave
Në kuadër të ciklit të trajnimeve të mbështetura nga GIZ, në Zvirinë, Maliq, u zhvillua trajnimi mbi standardet e Bashkimit Evropian për tregtimin e frutave, me pjesëmarrjen e fermerëve të zonës.
Trajnimi synoi të njohë fermerët me kërkesat që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe me standardet që duhet të zbatohen për rritjen e cilësisë dhe konkurrueshmërisë së prodhimit.
Ky aktivitet është pjesë e një programi me sesione trajnimi, që zhvillohet gjatë periudhës tetor 2025 – shtator 2026, me qëllim mbështetjen e fermerëve për t’u përgatitur më mirë për tregjet shqiptare dhe evropiane.
Cilësi Tregtim IntegrimiEvropian

GIZ Albania
British Embassy Tirana British Embassy Tirana
Development & Cooperation
AmbasadaGjermaneTirane
Ministria e Bujqësisë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
ADAD MALORE

Address

Rruga Pasho Hysa, Kompleksi Mangalemi/Ali Demi, Nd. 27, H. 2733, Tirane
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+35542253969

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ADAD Malore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share