FLD - Fondacioni per Liri dhe Demokraci

FLD - Fondacioni per Liri dhe Demokraci FLD ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e vlerave demokratike, të lirisë, të paqes e të drejtësisë dhe të promovojë idealet e djathta.

Aktiviteti i Fondacionit:

1. Këshillimi Politik
Ligjvënësit, opinionbërësit dhe aktivistët politikë shqiptarë sot hasin një rritje të jashtëzakonshme të teknicitetit dhe të volumit të çështjeve me karakter politik. Me qëllim marrjen e një vendimi sa më të drejtë, Fondacioni do të ketë si objektiv rritjen cilësore dhe sasiore të hartuesve, analistëve dhe aktorëve kryesorë të politikave publike. Pa

rimet kryesore që do të drejtojnë këtë këshillim do të jenë ato të pavarësisë dhe të vërtetësisë duke luajtur rolin e një ure lidhëse mes botës akademike e asaj profesionale, shoqërisë civile dhe strukturave politike të djathta.

2. Akademia Politike
Fokusimi mbi një vizion të djathtë nënkupton në rradhë të parë ndërtimin e një alternative dhe doktrine politike të mirëpërcaktuar. Është pikërisht kjo logjikë në thelb të organizimit të një “Akademie Politike” e cila do të mbledhë profesionistë, të rinj, ekspertë e simpatizantë nga më të ndryshmit për të shkëmbyer e mësuar jo vetëm mbi filozofinë, por dhe instrumentet e një demokracie moderne e liberale. Kjo do të ndikonte jo vetëm në rritjen e nivelit teknik të një parlamentarizmi gjithmonë e më profesional dhe funksional, por dhe në fuqizimin e një rrjeti mendimi e individësh të djathtë të cilët përqafojnë natyrshëm vlerat demokratike dhe filozofinë e djathtë.

3. Bashkëpunimi ndërkombëtar
Fondacioni synon të integrohet në rrjetet ndërkombëtare të organizatave simotra të angazhuara në promovimin e vlerave demokratike me qëllim bashkëpunimin dhe thithjen e burimeve dhe ekspertizave të reja për politikëbërjen e djathtë në Shqipëri. Fondacioni do të sigurojë mundësinë e realizimit të udhëtimeve studimore, stazheve apo seminareve formuese per aktivistë, opinionbërës, të zgjedhur apo profesionistë të djathtë. Objektiv primar do të jetë ndjekja e praktikave më të mira ndërkombëtare në organizimin e zgjedhjeve demokratike, në drejtimin e strukturave partiake apo në procesin e integrimit europian. Përcjellja e këtyre praktikave ndërkombëtare në nivel lokal do të krijojë një efekt zinxhir i cili do të mundësojë fuqizimin e mendimit të djathtë në të gjitha shkallët e politikëbërjes shqiptare.

4. Promovimi i të rinjve, i kulturës dhe i edukimit qytetar
Edukimi politik i shoqërisë është një parakusht themeltar për mirëfunksionimin e çdo demokracie. Kjo nuk nënkupton vetëm promovimin e elementeve bazë si parlamentarizmi, integrimi europian apo edukimi mbi të drejtat e njeriut, por edhe sensibilizimin e publikut mbi çështjet aktuale me interes të madh për shoqërinë. Përkthimi i zhargonit juridik, financiar e politik në terma të thjeshta, ndërgjegjësimi i qytetarëve mbi impaktin e politikave në jetën e përditshme, rikujtimi i momenteve kyçe të historisë politike kombëtare – të gjitha këto përbëjnë thelbin e misionit të Fondacionit për Liri dhe Demokraci.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FLD - Fondacioni per Liri dhe Demokraci posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to FLD - Fondacioni per Liri dhe Demokraci:

Share