13/03/2024
IDRA, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e saj ISIE dhe CESID, zhvilloi një workshop në qytetin historik të Shkodrës, i fokusuar në fuqizimin e kapaciteteve të stafit administrativ të Universitetit të Tiranës. Ky event u organizua me synimin për të ngritur ndërgjegjësimin dhe për të ofruar trajnim të thelluar mbi çështjet kyçe si transparenca, mekanizmat e sinjalizimit, procedurat e tyre të trajtimit, vlerësimin e riskut të integritetit, zhvillimin dhe zbatimin e planeve të integritetit, si dhe strategjitë për monitorimin e tyre të vazhdueshëm. Workshopi është pjesë integrale e projektit rajonal "Universitete pa Korrupsion në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi", i cili synon të promovojë standarde të larta të integritetit dhe të luftojë korrupsionin në sektorin e arsimit të lartë përmes bashkëpunimit rajonal dhe ndërveprimit ndërinstitucional. Kjo iniciativë reflekton angazhimin e përbashkët për të ndërtuar një ambient akademik të bazuar mbi parimet e drejtësisë, transparencës dhe përgjegjësisë, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë dhe integritetit të arsimit të lartë në rajon.
Corruption Free Universites is being implemented by ISIE, CESID and IDRA with the support of the “SMART Balkans – Civil Society for Shared Society in the Western Balkans” regional project implemented by the Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Center for Research and Policy Making (CRPM) and Institute for Democracy and Mediation (IDM) and financially supported by the Norwegian Ministry of Foreign Affairs (NMFA). 🌟💰
Follow us for more news!
SMARTly connected