01/10/2026
🌸 1 Tetori – Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve
Në këtë ditë të veçantë, u bashkuam për të festuar të moshuarit dhe për të vlerësuar rolin e tyre të rëndësishëm në familje dhe në komunitet.❤️
Të moshuarit dhuruan lule për njëri-tjetrin, duke ndarë dashuri, respekt dhe urime të përzemërta. 🌷
Një tjetër moment i veçantë ishte dhurata e YMCA : filxhanë të personalizuar për secilin prej të moshuarve, si një kujtim i bukur i kësaj dite. ☕️❤️
Kjo festë na kujtoi se çdo gjest i vogël mund të sjellë gëzim dhe se momentet më të bukura janë ato që i ndajmë së bashku.
_____________________________________________
Egla Laze Bashkia Tiranë Tirana Sociale YMCA Albania