21/10/2026
Sot ne 21 tetor ne Biblioteken „Qemal Baholli” Elbasan te pranishmeve ju dhuruan edhe botimet e Fondacionit tone realizuar fale projekteve. Gjatë vitit 2026, Fondacioni Harriet Martineau, ka vijuar me angazhimin për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor arumun, promovimin e trashëgimisë kulturore dhe nxitjen e dialogut ndërkulturor. Gjate ketij viti dallohen tri projekte kryesore dhe disa veprimtari kulturore e arsimore që plotësojnë misionin e tij.
1. Vazhdimi i klasave të arumanishtes në Sqepur dhe Mekat
1 prill – 30 tetor 2026
Projekti synonte ruajtjen, mësimin dhe përcjelljen e gjuhës tek brezat e rinj. Ne kuader te ketij projekti u realizuan nje set me kartolina dhe nje kalendar me foto te realizuara posacerisht per kete projekt. Edhe veshja e vajzes qe shihet ne kalendar ka qene pjese e projektit.
Projekti u mbështet financiarisht nga Departamenti për Rumunët e Kudogjendur (DRP)
2. Projekti: "Vazhdimi i portalit 'ARUMUN', stacionit të radios online ARUMUN dhe i mbështetjes për RTSH-Gjirokastër"
1 prill – 30 tetor 2026
Një element qendror i projektit është promovimi i stacionit të radios online ARUMUN. Aplikacioni ARUMUN FM mund të shkarkohet falas për pajisjet Android dhe iOS nga platforma www.arumunfm.com
Fale projektit u botua edhe numri i parë i revistës "Stămăna".
Projekti u mbështet financiarisht nga Departamenti për Rumunët e Kudogjendur (DRP)
3. “Identitete në dritë: Libri, artizanati dhe trashëgimia”
Divjakë, 15–16 gusht 2026 dhe Korce 27 shtator 2026
Projekti synonte promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të pakicës arumune. Një nga veprimtaritë e tij ishte ekspozita e punimeve artizanale dhe fotografive që pasqyrojnë jetën dhe traditat e komunitetit.
Ekspozita përfshinte punime me grep, tekstile të endura në tezgjah, veshje e aksesorë të punuar me shtiza dhe elemente të traditës së përpunimit të lesh*t. Me keto punime u realizua nje set kartolinash si dhe fale projektit u botua edhe nje liber me receta te tradites arumune qe ju dhuruan sot Bibliotekes.
Projekti u mbështet nga Komiteti për Pakicat Kombëtare, në kuadër të thirrjes së vitit 2026 “Trashëgimia si urë bashkëjetese”.