30/11/2024
Viti 2024 ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për sipërmarrjen dhe inovacionin në Shqipëri. Nga transformimi i sfidave në mundësi, deri te krijimi i ideve të reja që lëvizin tregun përpara, individët dhe bizneset po tregojnë fuqinë e vizionit, pasionit dhe përkushtimit.
Për të festuar këto arritje, Business Magazine dhe AlbaniaTech sjellin “Business Leaders 2024” – një iniciativë që nderon ata që po ndërtojnë të ardhmen e ekonomisë dhe komunitetit tonë.
Me kategori që përfshijnë “sipërmarrësin e vitit”, “sipërmarrësen e vitit”, “startup-in e vitit” dhe “influencërin/en e vitit”, ky konkurs ofron mundësinë për të nominuar dhe vlerësuar ata që kanë bërë ndryshimin këtë vit.
Çdokush mund të sjellë zërin e tij përmes nominimeve, duke ndihmuar që meritat dhe arritjet të njihen dhe të frymëzojnë edhe brezat e ardhshëm.
Nomino tani Sipërmarrësin/en, Startupin, E-commerce e vitit në linkun më poshtë.
https://lnkd.in/e2T9-UJ