26/02/2026
Të flesh mbi dafina!
Lajmi për humbjen e jetës së një 7-vjecari, i aksidentuar në kërkim të lëmoshës duhej të ishtë një këmbanë e fortë alarmi dhe zgjimi nga gjumi letargjik i të gjithëve ne. Përgjegjësia bie mbi prindërit, drejtuesit e mjeteve, institucioneve shtetërore dhe mbi ne si qytetarë.
Sigurisht ka një mungesë të kordinimit ndërinstitucional për integrimin e familjeve në nevojë, mungesë të zbatimit të politikave të hartuara, disproporcion mes buxhetit të parashikuar për ofrimin e bursave për edukimin e fëmijëve dhe numrit të aplikimeve. Lista e masave që duhen ndërmarrë është e pafund.
Lidhur me drejtuesit e mjeteve ka nevojë urgjentë për ndërhyrje duke marrë parasysh aksidentet e përditshme që po ndodhin dhe po marrin jetë njërëzish.
Megjithatë përgjegjësia kryesore është e qytetarëve që po jetojnë përditë ngjarje që edhe kinematë botërore nuk i kanë shfaqur nëpër filma. Është e frikshme të lexosh komentet dhe qëndrimet e pjesës dërrmuese, të cilët bëjnë me faj 7-vjecarin.
Disa janë të bezdisur që ka shumë lypësa nëpër rrugë. Këta janë ata njërëz që nuk bezdisen nga varfëria, por nga i varfëri që sipas tyre ka zgjedhur të jëtë i tillë. Se me thënë të drejtën, në vendin tonë, mundësitë e punësimit janë shumë të larta, vecanërisht për grupet vulnerabël!
Disa të tjerë, thonë që duhet të miratohet një ligj, për mos të lejuar romët të lindin shumë fëmijë. A thua se fëmijët që po humbasin jetën nga aksidentet rrugore, nga sistemi shëndetësor apo nga sherret nëpër shkolla janë vetëm romë. Po për ato nëna që ju është vrarë i vetmi fëmijë që ka patur (ose ka patur vetëm dy), cfarë ligji të miratohet?!
Katëgoria tjetër janë ekspertët e ekonomisë që nuk duan të hartohen politika për ofrimin e bursave, ndihmës ekonomike apo mbështetjeve të tjera financiare për familjet në nevojë, sepse kanë hall që po shpërdorohen taksat e tyre. Ketyre nuk ke as c’tju thuash se nuk janë në gjendje të bëjnë as dallimin mes vjedhjes dhe shpërdorimit të vërtetë. Mjafton t’ju urosh të udhëtojnë njëhërë për në juglindje gjatë këtyre ditëve!
Për ta mbyllur, për aq kohë sa flemë mbi dafina, askush nuk do të mbajë përgjegjësi, qoftë edhe për humbjen e një jete. Edhe kur të na trokasë në derë ky hall, sërish do të heshtim për fat të keq!