05/10/2026
Bëhu ti zëri që përfaqëson Shqipërinë në Inisiativa Europiane! 🤩
Momenti që të gjithë keni pritur...
Aplikimet janë hapur për mandatin e ardhshëm të EYCA Youth Panel!
Po kërkojmë 11 të rinj kreativë dhe të motivuar nga e gjithë Europa, të cilët dëshirojnë të jenë zëri i të rinjve brenda organizatës, të përfaqësojnë dhe promovojnë çështjet për të cilat janë të apasionuar dhe të organizojnë një projekt në shkallë të gjerë, duke u dhënë një mundësi të ngjashme edhe të rinjve të tjerë.
Duhet të aplikoni nëse...
• Jeni nga 18 deri në 29 vjeç
• Keni Kartën Rinore Europiane të vlefshme
• Mund të shprehni dhe argumentoni mendimin tuaj dhe të bëni shaka në anglisht (pra, të flisni anglisht rrjedhshëm)
• Jeni të disponueshëm dhe të entuziazmuar për të udhëtuar herë pas here në aktivitete në vende të ndryshme të Europës me të gjithë shpenzimet të mbuluara.
Shikoni linkun në bio për të gjetur të gjithë informacionin që ju nevojitet për të aplikuar.
Aplikimet mbyllen të premten, më 30 tetor 2026, në orën 23:59 CET.
DO MORE.BE MORE.