Human Rights in Democracy Centre

Human Rights in Democracy Centre Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Human Rights in Democracy Centre, rruga siri kodra, Tirana.

08/07/2026

Një përpjekje 11-vjeçare që u kthye në një ndryshim konkret për mijëra familje.
Qendra të Drejtat e Njeriut në Demokraci (QDNJD), në kuadër të rolit të saj si zyrë ankesash dhe organizatë që mbron të drejtat e njeriut, ka ndjekur prej vitit 2015 një proces të vazhdueshëm ligjor dhe lobues për t’i dhënë fund trajtimit të pabarabartë të ndihmësve personalë të personave me Autizëm dhe Sindromën Down.
Pas ankesës së paraqitur nga QDNJD, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nisi procedurën e shqyrtimit kryesisht (ex officio) dhe me Vendimin nr. 55, datë 29.03.2016, konstatoi diskriminimin e tërthortë që rridhte nga VKM nr. 618, datë 07.09.2006, pasi ndihmësit personalë të personave me Autizëm dhe Sindromën Down nuk trajtoheshin njësoj me ndihmësit personalë të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë për sa i përket përfshirjes në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në këtë vendim, Komisioneri rekomandoi që Këshilli i Ministrave dhe Ministria përgjegjëse të merrnin masat e nevojshme për eliminimin e këtij trajtimi diskriminues.
Megjithëse ky rekomandim mbeti i pazbatuar për rreth 9 vite dhe aktet nënligjore vijuan të mos adresonin këtë problematikë, QDNJD nuk e ndërpreu angazhimin. Përmes analizave ligjore, advokimit institucional, takimeve me funksionarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe shkresave zyrtare, ku e fundit daton në Mars 2025- organizata vijoi të kërkojë korrigjimin e kësaj padrejtësie.
Sot, ky angazhim shumëvjeçar ka dhënë rezultat me
miratimin e Aktit Normativ nr. 2, datë 30.06.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, ‘Për Buxhetin e Vitit 2026’”, u parashikuan ndryshime të rëndësishme për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, ndër të cilat:
✔️ dyfishimi i pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara;
✔️ përfshirja e ndihmësve personalë në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;
✔️ alokimi i fondeve të nevojshme për zbatimin e këtyre masave.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nga këto ndryshime pritet të përfitojnë rreth 11 000 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 15 000 ndihmës personalë.
Ky është një shembull i qartë se si puna këmbëngulëse, argumentimi ligjor dhe advokimi institucional mund të sjellin ndryshime konkrete në politikat publike dhe të përmirësojnë jetën e mijëra qytetarëve.
QDNJD do të vijojë të jetë një zë aktiv në mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe në promovimin e barazisë dhe mosdiskriminimit.

An 11-Year Effort That Led to a Tangible Change for Thousands of Families.
The Human Rights in Democracy Centre (HRDC), in its role as a complaints office and a human rights organization, has been engaged since 2015 in a continuous legal and advocacy process aimed at ending the unequal treatment of personal assistants of persons with Autism and Down syndrome.
Following the complaint submitted by HRDC, the Commissioner for Protection from Discrimination initiated an ex officio review. Through Decision No. 55, dated 29 March 2016, the Commissioner found that Council of Ministers Decision No. 618, dated 7 September 2006, resulted in indirect discrimination, as personal assistants of persons with Autism and Down syndrome were not treated equally to personal assistants of persons with paraplegia and tetraplegia with regard to their inclusion in the social and health insurance scheme. In this decision, the Commissioner recommended that the Council of Ministers and the responsible Ministry take the necessary measures to eliminate this discriminatory treatment.
Although this recommendation remained unimplemented for nearly nine years and the relevant secondary legislation continued to fail to address this issue, HRDC did not cease its efforts. Through legal analyses, institutional advocacy, meetings with senior officials of the Ministry of Health and Social Protection, and official correspondence, the organization continued to advocate for the correction of this injustice.
Today, this long-standing commitment has produced concrete results.
With the adoption of Normative Act No. 2, dated 30 June 2026, “On Certain Amendments and Additions to Law No. 87/2025, ‘On the State Budget for 2026,’” significant changes were introduced for persons with disabilities and their families, including:
✔️ Doubling the financial benefit for children with disabilities;
✔️ Inclusion of personal assistants in the social and health insurance scheme;
✔️ Allocation of the necessary funds for the implementation of these measures.
According to data from the Ministry of Health and Social Protection, these changes are expected to benefit approximately 11,000 children with disabilities and 15,000 personal assistants.
This is a clear example of how persistent efforts, sound legal reasoning, and institutional advocacy can bring about tangible changes in public policy and improve the lives of thousands of citizens.
HRDC will continue to be an active voice in protecting the rights of persons with disabilities and promoting equality and non-discrimination.

It is a privilege and prestige to attend as a speaker Committee of Status of Women held on New York - United Nations on ...
18/03/2026

It is a privilege and prestige to attend as a speaker Committee of Status of Women held on New York - United Nations on its 70th session where I shared situation of access to justice and the one of women’ Rights in Albania!

29/01/2026

Një ligj më i fortë për mbrojtjen e grave!

Në angazhimin e radhës që QDNJD bëri për përmirësimin e Ligjit të Dhunës, 12 (dymbëdhjetë ) rekomandime janë reflektuar në ligjin e ri “Per Parandalimin dhe Mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunes në familje”, duke adresuar në mënyrë konkrete çështje thelbësore për mbrojtjen e viktimave.

Ato lidhen me:
✔️ informimin e viktimës gjatë gjithë procesit dhe të drejtën e ankimit pa kufizim
✔️ garantimin e provave, pa kufizime formale, përfshirë detyrimin e institucioneve mjekoligjore për lëshimin e dokumentacionit
✔️konsolidimi i kushteve për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes, veçanërisht në rastet e përsëritjes së dhunës
✔️ shmangien e kontaktit fizik mes viktimës dhe autorit dhe informimin për lirimin e autorit
✔️ zhvillimin e procedurave edhe në mungesë të viktimës, dhënien e dëshmive pa praninë e saj dhe marrjen në pyetje në prani të psikologut
✔️ njoftimin e institucioneve arsimore kur të përfshirë janë fëmijët
✔️ vendosjen e masave mbrojtëse shtesë nga gjykata
✔️ përfshirjen e programeve të rehabilitimit për autorët në institucionet penitenciare
✔️ qartësimin e detyrimeve të qendrave shëndetësore dhe strukturave të policisë për trajtimin e dhunës në familje

Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mbrojtjes ligjore të viktimave dhe rritjes së përgjegjësisë institucionale.

Shoqëria civile dëgjohet -dhe kur dëgjohet, sjell ndryshim real.

Në daten 23 dhjetor 2025, zhvilluam dy trainime me pjesëmarrjen e 23 SPZ dhe OPGJ  (18 SPZ &5 OPGJ) të Komisariatit të P...
26/12/2025

Në daten 23 dhjetor 2025, zhvilluam dy trainime me pjesëmarrjen e 23 SPZ dhe OPGJ (18 SPZ &5 OPGJ) të Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë

Fokusi i trajnimit lidhet me detyrimet e Policisë së Shtetit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, sipas ligjit nr. 9669/2006, i ndryshuar.
Qëllimi i trajnimeve ishte njohja e pjesmarrësve me përgjegjësitë në kuadër të legjislacionit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje;
• Unifikimin e praktikave në vlerësimin e riskut dhe në nxjerrjen e UMPMM-së;
• Forcimin e bashkëpunimit me strukturat e tjera përkatëse: OPGJ, koordinatorët vendorë, qendrat shëndetësore dhe shërbimet sociale.
• Rritjen e aftësive në komunikimin me viktimat dhe shmangien e riviktimizimit

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “Reduktimi i Dhunës me Bazë Gjinore dhe praktikave të dëmshme përmes Qeverisjes me Ndjeshmëri Gjinore”, i financuar nga Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, me mbështetjen e UNFPA Shqipëri.

Zhvilluam me datën 19.12.2025 në Komisariatin e Policisë nr.1, Tirane, trajnimin e radhës me 22 spz të këtij komisariati...
20/12/2025

Zhvilluam me datën 19.12.2025 në Komisariatin e Policisë nr.1, Tirane, trajnimin e radhës me 22 spz të këtij komisariati.

Disa nga çëshjet e diskutuara në trajnim ishin këto:

📌Procedimi i autorëve të veprave penale të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje;
📌Ndjekja penale e të gjitha formave të dhunës në familje, sipas ndryshimeve të Kodit Penal të vitit 2020;
📌Roli i punonjësit të policisë në trajtimin e viktimës së dhunës në familje si pjesë e Mekanizmit të Kordinuar të Referimit;
📌 Hapat e trajtimit të rastit sipas Protokollit të Menaxhimit të Rasteve të Dhunës në Familje në Nivel Vendor;
📌Detyrimi i punonjësit të policisë për ta pajisur viktimën e dhunës me prova dhe referuar atë në shërbime mbështetëse përfshirë këtu edhe institucione shëndetësore për paisjen me raporte të posacme mjekësore;
📌Roli i punonjësit të policisë në vlerësimin e riskut për sigurinë e viktimës dhe lëshimin e UMPMM-së;

Një vend të rëndësishëm në trajnim zuri diskutimi i problematikave të konstatuara dhe roli që duhet të luajnë punonjësit e policisë si pika e parë e kontaktit me rastet e dhunës ndaj grave, përfshirë dhunën në familje.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “Reduktimi i Dhunës me Bazë Gjinore dhe praktikave të dëmshme përmes Qeverisjes me Ndjeshmëri Gjinore”, i financuar nga Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, me mbështetjen e UNFPA Shqipëri.

Gjatë Sesionit të 83-të të Komitetit Kundër Torturës (CAT), të mbajtur më të mërkurën, më 19 nëntor, dhe të enjten, më 2...
05/12/2025

Gjatë Sesionit të 83-të të Komitetit Kundër Torturës (CAT), të mbajtur më të mërkurën, më 19 nëntor, dhe të enjten, më 20 nëntor 2025, Komiteti shqyrtoi raportin e tretë periodik të Shqipërisë në kuadër të Konventës Kundër Torturës dhe Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor apo Degradues.
QDNJD , në bashkëpunim me The Advocates for Human Rights (SHBA), përgatiti një Raport Paralel (Shadow Report) dhe ndau një video deklaratë në sesionin informues të shoqërisë civile.
Ndër çështjet e ngritura nga QDNJD — të cilat janë marrë në konsideratë nga Komiteti — janë:
• Shkalla e lartë e popullimit të paraburgimit;
• Nevoja për trajnim të rregullt dhe sistematik të oficerëve të policisë mbi detyrimin ligjor për të garantuar qasje te një avokat dhe një mjek që nga momenti i parë i privimit të lirisë;
• Detyrimi për të njoftuar menjëherë një anëtar të familjes ose një person të zgjedhur nga i ndaluari lidhur me arrestimin dhe vendndodhjen aktuale të tij.
Pjesëmarrja aktive e OJQ-ve në procesin e shqyrtimit nga CAT sjell shqetësimet kombëtare të të drejtave të njeriut në vëmendjen ndërkombëtare, duke krijuar presion të jashtëm mbi qeverinë për të përmirësuar zbatimin e detyrimeve të tyre sipas Konventës.

During the 83rd session of the Committee Against Torture (CAT), on Wednesday 19th November, and Thursday, 20th November 2025, the CAT reviewed the third periodic report of Albania under the Convention Against Torture and Other Cruel, Inhuman or Degrading Treatment or Punishment.
HRDC in cooperation with Advocate for Human Rights, USA prepared a Shadow Report and shared a video statement in NGO briefing Albania.
Among issues raised by HRDC taken into consideration from the Committee for which it expressed concern are Albania’s high rate of pre-trial detention, regular training of police officers on the legal obligation to grant access to a lawyer and a medical doctor from the very outset of a person’s deprivation of liberty and to provide for a notification of a detained person’s family member or person of one’s choice of an arrest and current place of detention.
NGO participation brings national issues into global attention, creating external pressure on governments to comply with human rights obligations.

Address

Rruga Siri Kodra
Tirana
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Human Rights in Democracy Centre posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Human Rights in Democracy Centre:

Shortcuts

Share