Albautor

Directions Website Contact the organization

Albautor Albautor is the Albanian Collective Management Organization of Copyright for Musical Works.

Albautor is the Albanian collective management agency, operating under Albanian copyright law.

Direktiva Evropiane 2019/790, të cilën Ministria e Kulturës deklaron se po e përafron me ligjin shqiptar për të drejtat ...
08/10/2026

Direktiva Evropiane 2019/790, të cilën Ministria e Kulturës deklaron se po e përafron me ligjin shqiptar për të drejtat e autorit, parashikon në nenin 12 të saj, në Kapitullin me titull: “Masa që lehtësojnë administrimin kolektiv”, parimet e administrimit kolektiv të zgjeruar.

Konkretisht përcaktohet parimi se për çdo fushë ku autorët e kanë të vështirë t’i ushtrojnë individualisht të drejtat e tyre, këto të drejta i mbledhin agjencitë nëpërmjet administrimit të zgjeruar. Këto fusha zakonisht përfshijnë përdorimin e muzikës në radio-televizione, në bare, restorante e hotele, si dhe interpretimet live.

Megjithatë, në projektligjin e ri nuk parashikohet administrim i zgjeruar për asnjërën prej këtyre fushave. Dhe kjo do të thotë që autorëve shqiptarë u mohohet të përfitojnë edhe nga masat minimale lehtësuese që legjislacioni evropian parashikon për ta.

Çdo shtet kur përafron legjislacionin me direktivat evropiane përpiqet të shkojë përtej standardit minimal që ato ofrojnë, duke kërkuar edhe më shumë mbrojtje për autorët e vet. Në Shqipëri po ndodh e kundërta, Ministria e Kulturës nuk ka përfshirë në ligjin për të drejtat e autorit as minimumin e mbrojtjes që direktivat përcaktojnë. Dhe nuk e kuptojmë pse zgjedhjet e ministrisë duhet të jenë gjithmonë në favor të përdoruesve dhe në disfavor të autorëve?

Projektligji i ri për të drejtën e autorit parashikon që çdo subjekt juridik mund të licencohet nga Ministria e Kulturës...
01/10/2026

Projektligji i ri për të drejtën e autorit parashikon që çdo subjekt juridik mund të licencohet nga Ministria e Kulturës si agjenci e administrimit kolektiv. Kjo do të thotë se dy-tre autorë mund të krijojnë një shoqatë, ose një SHPK, dhe të marrin licencë nga Ministria për të autorizuar përdorimin e muzikës kombëtare dhe ndërkombëtare. Pra një televizion mund të paguajë këtë agjenci të vogël, dhe të autorizohet prej saj të përdorë veprat e mijëra autorëve që nuk janë anëtarë të saj?

Pikërisht për këtë arsye CISAC e ka konsideruar projektligjin inkonsistent dhe ka deklaruar se një model i tillë nuk ekziston në asnjë shtet anëtar të Bashkimit Evropian. Në Evropë, administrimi kolektiv i detyruar ose i zgjeruar ushtrohet nga agjencia më përfaqësuese, jo nga një numër i pakufizuar subjektesh.

Të gjithë autorët i kuptojnë pasojat e këtij projektligji, prandaj të paktën të mos na thuhet se këto ndryshime po bëhen për të mirën e tyre. Kur një model që nuk ekziston askund në Bashkimin Evropian paraqitet si mbrojtje e autorëve, ndërsa vetë autorët e kundërshtojnë, kuptohet se për kë është bërë ky projektligj.

CISAC, organizata ndërkombëtare e të drejtave të autorit, i është drejtuar me letrën më sipër Parlamentit shqiptar, ku e...
29/09/2026

CISAC, organizata ndërkombëtare e të drejtave të autorit, i është drejtuar me letrën më sipër Parlamentit shqiptar, ku e këshillon se për një treg relativisht të vogël si Shqipëria, administrimi i të drejtave të muzikës nga disa agjenci njëkohësisht mund të krijojë më shumë kompleksitet sesa përfitime. Për këtë arsye, do të ishte më funksionale të ekzistonte një organizatë mjaftueshëm përfaqësuese që të ofrojë një sistem të qartë “one-stop shop” për licencimin e muzikës në Shqipëri.

CISAC që përfaqëson repertorin dhe autorët ndërkombëtarë i është bashkuar qëndrimit të autorëve të agjencisë Albautor kundër kësaj nisme ligjore.

Është paradoksale që një ndryshim ligjor të justifikohet në emër të autorëve nga Ministria e Kulturës, kur vetë autorët shqiptarë dhe komuniteti ndërkombëtar i autorëve po e kundërshtojnë qartë atë.

Sot ALBAUTOR mori pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Kulturën, ku u diskutua projektligji i ri “Për të drej...
28/09/2026

Sot ALBAUTOR mori pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Kulturën, ku u diskutua projektligji i ri “Për të drejtat e autorit”.

ALBAUTOR kundërshton me forcë ndryshimet e parashikuara në projektligj, të cilat, sipas vlerësimit të agjencisë, e largojnë edhe më tej zbatimin efektiv të detyrimit për pagesën e së drejtës së autorit.

Përdoruesit e veprave artistike duhet të paguajnë për përdorimin e saj. Kjo e drejtë nuk duhet të mbetet vetëm e përcaktuar në ligj, por duhet të shoqërohet me mekanizma të qartë, praktikë dhe efektivë që garantojnë mbledhjen e shpërblimeve dhe përfitimin real të autorëve.

Gjatë mbledhjes, ALBAUTOR paraqiti rekomandime për mënyrën e administrimit dhe mbledhjes efektive të të ardhurave në radio dhe televizione, si dhe çdo subjekt tjetër që përdor muzikë në aktivitetin e tij tregtar.

ALBAUTOR do të vijojë të mbrojë interesat e autorëve dhe të paraqesë propozimet e saj gjatë procesit të shqyrtimit të projektligjit.

Me ndarjen nga jeta të Dolly Parton, Albautor sjell në vemendje një prej historive më domethënëse të karrierës së saj, q...
01/09/2026

Me ndarjen nga jeta të Dolly Parton, Albautor sjell në vemendje një prej historive më domethënëse të karrierës së saj, që flet jo vetëm për muzikën, por edhe për vlerën e të drejtës së autorit.

Elvis Presley kërkoi të regjistronte këngën “I Will Always Love You”, që e kishte kompozuar dhe kënduar vetë Dolly, dhe kishte korrur sukses të madh në muzikën country, por e kënduar nga Presley do të mund ta kthente atë në hit ndërkombëtar. Menaxheri i Elvisit i kërkoi Dolly-t që të hiqte dorë nga 50% e të drejtave të autorit dhe t’ia kalonte Presley-t. Dolly u mendua gjatë por i tha jo.
Ajo ia dha këngën Whitney Houston për filmin The Bodyguard. “I Will Always Love You” u shndërrua në një nga hitet më të mëdha të të gjitha kohërave, dhe Dolly Parton nuk hoqi dorë nga pronësia mbi krijimin e saj. Suksesi i këngës vazhdoi të gjeneronte të ardhura të konsiderueshme për autoren e vetme të saj.

Një këngë është pronë intelektuale, dhe puna e autorit ka një vlerë që duhet respektuar dhe shpërblyer. Në ditën kur kujtojmë veprën që na la Dolly Parton, le të kujtojmë edhe se të drejtat e autorit janë mënyra se si krijuesit marrin atë që u takon për veprën që kanë krijuar. Albautor i kujton të gjithë se duhet të respektojmë të drejtën e autorit duke e mbrojtur dhe paguar.
Autorët duhet t’ia dinë vlerën veprës së tyre, si edhe duhet të dinë se heqja dorë nga një përqindje e të drejtës së autorit mund të nënkuptojë heqjen dorë nga të ardhurat që vepra gjeneron në çdo përdorim të ardhshëm të saj.

📚 Agjencitë e administrimit kolektiv mund të ndëshkohen nëse shkelin rregullat për... fjalorët, antologjitë dhe enciklop...
06/08/2026

📚 Agjencitë e administrimit kolektiv mund të ndëshkohen nëse shkelin rregullat për... fjalorët, antologjitë dhe enciklopeditë! 😄

Sipas ligjit shqiptar për të drejtën e autorit, një agjencie të administrimit kolektiv mund t’i pezullohet licenca nëse shkel nenin 15. Problemi i vetëm është se neni 15 nuk flet për administrimin kolektiv, por për përmbledhjet letrare si enciklopeditë, antologjitë apo fjalorët.

Kjo gafë ligjore iu vu në dukje Ministrisë së Kulturës nga Albautor që në vitin 2022, gjatë konsultimeve për ndryshimet e ligjit, dhe me sa duket asnjë nga shkresat dhe komentet tona nuk u lexua.

Rezultati ishte që ligji u miratua nga Parlamenti me të njëjtin gabim, duke e bërë Shqipërinë rastin e vetëm në Europë ku një agjenci e të drejtës së autorit mund të ndëshkohet për probleme me enciklopeditë.

Tani ligji është dërguar sërish në Parlament për “përmirësime”. Kësaj here grupet e interesit nuk u njoftuan fare për konsultim. Në ministri nuk humbet më kohë me komente që nuk ka ndërmend t’i lexoj kush!

Megjithatë, Albautor ka paraqitur kundërshtimet e saj në Kuvend, pasi projektligji i ri nuk përmban vetëm gafa juridike për të qeshur si në vitin 2022, kësaj radhe bëhet fjalë për ndryshime që synojnë hapur çmontimin e mekanizmave ligjorë të nevojshëm për zbatimin efektiv të së drejtës së autorit, duke e shtyrë gjithnjë e më shumë në kohë mundësinë që krijuesit shqiptarë të paguhen ndonjëherë realisht për përdorimin e veprave të tyre.

⚖️ Një vendim i Gjykatës Gjermane hap rrugën për shpërblimin e autorëve për muzikën e krijuar nga inteligjenca artificia...
03/08/2026

⚖️ Një vendim i Gjykatës Gjermane hap rrugën për shpërblimin e autorëve për muzikën e krijuar nga inteligjenca artificiale.

Gjykata e Mynihut ka dhënë vendimin e saj në çështjen GEMA kundër Suno-s, (programi i inteligjencës artificiale për muzikën), duke vendosur se Suno ka shkelur të drejtat e autorit duke përdorur vepra muzikore të mbrojtura pa autorizimin e mbajtësve të të drejtave për trajnimin e sistemit të saj të gjenerimit muzikor me IA.

Ky vendim përbën një zhvillim të rëndësishëm për autorët dhe organizatat e administrimit kolektiv në mbarë botën, duke konfirmuar parimin se përdorimi i veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit duhet të shoqërohet me licencim dhe shpërblim të drejtë për krijuesit.

Në epokën e Inteligjencës Artificiale vendimi pritet të luajë një rol të rëndësishëm në diskutimet ndërkombëtare mbi IA-në, kreativitetin njerëzor dhe modelet e licencimit.

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi sistemin e ri tarifor të miratuar nga Këshilli Kombëtar për të Drejtën e...
18/06/2026

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi sistemin e ri tarifor të miratuar nga Këshilli Kombëtar për të Drejtën e Autorit, duke rrëzuar pretendimet e grupeve mediatike që kundërshtuan tarifat e reja të shpërblimit për përdorimin e veprave muzikore.

Tashmë nuk ekziston asnjë pengesë që televizionet të paguajnë të drejtat e autorit sipas standardeve evropiane, ne favor te autoreve shqiptarë dhe të huaj.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Kulturës të qëndrojë në mbështetje të krijuesve dhe të mos përkrahë kërkesat e fundit te grupeve mediatike për rishikimin e një sistemi tarifor që tashmë ka edhe konfirmimin e gjykatës.

Ministria e Turizmit dhe Kulturës po promovon prej kohësh koncertet e artistëve ndërkombëtarë dhe vendas, të cilët po të...
17/06/2026

Ministria e Turizmit dhe Kulturës po promovon prej kohësh koncertet e artistëve ndërkombëtarë dhe vendas, të cilët po tërheqin mijëra vizitorë dhe po japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit muzikor në Shqipëri

Por kjo ministri nuk është përgjegjëse vetëm për promovimin e turizmit. Ajo është gjithashtu institucioni përgjegjës për zbatimin e ligjit për të drejtën e autorit, dhe të gjithë eventet muzikore që zhvillohen në Shqipëri realizohen pa paguar tarifat e shpërblimit të parashikuara nga ligji dhe nga sistemi tarifor i miratuar nga vetë Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, duke u zhvilluar kështu në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi.

Albautor përfaqëson në Shqipëri edhe repertorin e autorëve të huaj nëpërmjet marrëveshjeve të përfaqësimit reciprok me organizata simotra ndërkombëtare dhe përballet vazhdimisht me kërkesa, veçanërisht nga PRS (Mbretëria e Bashkuar) dhe BMI (SHBA), lidhur me përdorimin e paautorizuar të veprave muzikore të repertorit të tyre në evente të organizuara në Shqipëri.

I kërkojmë MTKS-së që krahas promovimit të eventeve muzikore të kërkojë dhe të garantojë respektimin e ligjit për të drejtën e autorit, të paktën për aktivitetet që financohen ose promovohen nga vetë ajo.

Me rastin e 145-vjetorit të krijimit të SIAE, Presidenti italian Sergio Mattarella priti në Pallatin Quirinale përfaqësu...
19/05/2026

Me rastin e 145-vjetorit të krijimit të SIAE, Presidenti italian Sergio Mattarella priti në Pallatin Quirinale përfaqësues te agjencisë italiane te të drejtave të autorit dhe vlerësoi publikisht rolin e saj për zhvillimin e kulturës italiane.

SIAE, eshte agjencia simotër e ALBAUTOR, me të cilën ne kemi lidhur kontratë përfaqësimi reciprok, dhe që në Itali trajtohet si një institucion me rol të rëndësishëm kulturor, ekonomik dhe shoqëror nga institucionet shtetërore.

Ndërkohë, në Shqipëri, institucionet shtetërore jo vetëm që nuk ofrojnë mbështetje për mbrojtjen e të drejtës së autorit, por në shumë raste bëhen vetë shkelëse të ligjit, duke organizuar dhe financuar koncerte dhe aktivitete publike pa kryer pagesën e tarifave që vetë shteti ka përcaktuar për zhvillimin e këtyre aktiviteteve.

Gjithashtu, fakti që Radio Televizioni Shqiptar paguan për të drejtat e autorit vetëm një të dhjetën e detyrimeve të përcaktuara nga ligji, pasqyron qartë klimën e përgjithshme që ekziston në vend ndaj zbatimit të ligjit dhe respektit për krijimtarinë artistike.

Respektimi i të drejtës së autorit nuk mund të shihet si një favor ndaj artistëve, por si një detyrim ligjor dhe standard minimal i një shteti që pretendon të mbështesë kulturën dhe krijimtarinë, dhe që dëshiron të futet në Europë.

Address

Bulevardi "Bajram Curri", 114
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albautor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Albautor:

Shortcuts

Share