ANTTARC

ANTTARC ANTTARC is an Albanian non-profit organization established in 1998 focusing on capacity development of public and non-profit sectors.

ANTTARC—Albanian National Training and Technical Assistance Resource Center--is an Albanian non-profit organization established in 1998 focusing on capacity development of public and non-profit sectors.

Diskutim në Ora News se si të fuqizojmë rolin e shoqërisë civile për zbatimin e legjislacionit mbi sigurinë ushqimore dh...
15/07/2026

Diskutim në Ora News se si të fuqizojmë rolin e shoqërisë civile për zbatimin e legjislacionit mbi sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Prezantimi i përpjekjeve në kuadrin e projektit «Shoqëria Civile në Veprim për Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve», financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Qendra Konsumatori Shqiptar (QKSH/ACC) dhe Qendra Kombetare Burimore e Trajnimit dhe Asistences Teknike (QKBTAT/ANTTARC). 👇

Për më shumë lexoni:Website: ...

15/07/2026

University of Shkodra "Luigj Gurakuqi", AADF, and ANTTARC sharing ideas about fundraising and partnership strategies.

Takimi i Nivelit të Lartë i komunitetit digjital--All Digital Summit 2026 (https://alldigitalsummit2026.eventify.io/px/w...
02/07/2026

Takimi i Nivelit të Lartë i komunitetit digjital--All Digital Summit 2026 (https://alldigitalsummit2026.eventify.io/px/welcome) me fokus "Mirëqenia Digjitale për një Evropë Konkurruese.
Nga 22-23 Shtator 2026, në Beograd, mblidhet komuniteti më i madh digjital në Evropë, nga të gjithë sektorët e edukimit digjital: edukatorët, shoqatat, institucionet, dhe bizneset. Folës nga e gjithë Evropa do të ndajnë punën e bërë në vendet e tyre. Pjesëmarrësit përfshijnë edhe DG EAC dhe disa anëtarë të Parlamentit Evropian. Këtë vit, për ta bërë takimin sa më të dobishëm, janë përfshirë edhe një kokteil përpara takimit në Pallatin e Shkencës dhe një mëngjes pune.
Ndërsa BE po rrit fokusin në inovacionin dhe konkurrencën, përfshirja, edukimi dhe aftësitë digjitale nuk janë më tema anësore, por qëndrore në rritjen dhe qëndrueshmërinë e Evropës.
Takimi i Nivelit të Lartë kontribon që ky ndryshim fokusi të jetësohet: Ai do të sjellë së bashku politikë-bërësit, edukatorët, novatorët, shoqërinë civile dhe biznesin për të shkëmbyer ide dhe praktika dhe për ta shndërruar dijen në veprim.
Biletat i gjeni në linkun https://alldigitalsummit2026.eventify.io/t2/tickets.

27/06/2026
26/06/2026

Through the BRIDGE program, AADF partnered with the Agricultural University of Tirana to support the development of its Fundraising and Partnerships Strategy.

The workshop brought together university leadership, academic staff, AADF and ANTTARC to identify priorities, strengthen institutional capacities, and explore new opportunities for national and international research funding.

By investing in strategic partnerships and long-term institutional development, BRIDGE by READ is helping Albanian universities build stronger foundations for research and innovation.

  UBT with .repost・・・Në Universitetin Bujqësor të Tiranës u organizua workshopi me temë “Zhvillimi i Strategjisë për Ngr...
26/06/2026

UBT with .repost
・・・
Në Universitetin Bujqësor të Tiranës u organizua workshopi me temë “Zhvillimi i Strategjisë për Ngritjen e Fondeve dhe Partneriteteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës”, me pjesëmarrjen e drejtuesve të universitetit, stafit akademik dhe përfaqësuesve të Drejtorisë së Projekteve dhe Zhvillimit. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Albanian-American Development Foundation (AADF), projektin BRIDGE dhe ANTTARC.

Workshopi synoi të nxisë diskutimin mbi krijimin e një qasjeje të qëndrueshme për zgjerimin e partneriteteve dhe rritjen e kapaciteteve të universitetit për të tërhequr fonde kombëtare dhe ndërkombëtare, në mbështetje të kërkimit shkencor dhe zhvillimit institucional.

Znj. Brixhilda Gurakuqi dhe z. Enrik Keco nga AADF prezantuan projektin BRIDGE dhe mundësitë që ai ofron për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe aktorëve të tjerë të zhvillimit. Ndërkohë, z. Myftar Doci nga ANTTARC prezantoi metodologjinë e procesit të planifikimit strategjik për hartimin e Strategjisë së Ngritjes së Fondeve dhe Partneriteteve.

Në fokus ishte edhe diskutimi i situatës aktuale të UBT-së në fushën e ngritjes së fondeve dhe partneriteteve, duke analizuar pikat e forta dhe të dobëta, mundësitë dhe sfidat ekzistuese. Gjithashtu u trajtuan modelet organizative, bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Projekteve dhe Zhvillimit me fakultetet dhe departamentet, si dhe nevojat prioritare për përmirësimin e menaxhimit dhe zhvillimit të projekteve në universitet.

Përfaqësuesit e AADF, BRIDGE dhe ANTTARC zhvilluan edhe një takim në Rektorat me Rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku Zv/Rektoren për Shkencën dhe Projektet, Prof. Dr. Erinda Lika. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi perspektivat e bashkëpunimit institucional dhe rëndësinë e forcimit të partneriteteve strategjike.

Rektori Sallaku vlerësoi kontributin e AADF në mbështetjen e arsimit të lartë dhe zhvillimit institucional në Shqipëri, duke theksuar se UBT vijon punën për rritjen e kapaciteteve akademike dhe zgjerimin e mundësive për projekte e bashkëpunime ndërkombëtare.

📍Më 26 maj 2026, ANTTARC dhe IPLS, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), organizuan në Tiranë 🇦🇱 Kon...
27/05/2026

📍Më 26 maj 2026, ANTTARC dhe IPLS, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), organizuan në Tiranë 🇦🇱 Konferencën Kombëtare mbi “Rolin dhe kontributin e OShC-ve në Proceset Zgjedhore”, në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e OShC-ve në proceset zgjedhore për një demokraci më të fortë dhe përshpejtimin e integrimit në BE”, financuar nga Bashkimi Evropian 🇪🇺✨

👥 Konferenca mblodhi përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, ekspertë të zgjedhjeve, Bashkëkryetarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore, media 📸 dhe partnerë ndërkombëtarë 🌍 për të diskutuar mbi forcimin e integritetit zgjedhor dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në proceset demokratike.

🗳️ Gjatë diskutimeve u trajtuan tema të rëndësishme si:
▪️ roli i OShC-ve në integritetin e zgjedhjeve
▪️ edukimi dhe ndërgjegjësimi i votuesve 📚
▪️ monitorimi i proceseve elektorale 🔍
▪️ përfshirja e grupeve të margjinalizuara 🤝
▪️ transparenca dhe besimi në proceset zgjedhore ⚖️
▪️ sfidat dhe rekomandimet për reformën zgjedhore 🏛️

💬 Përmes paneleve dhe diskutimeve në grup, pjesëmarrësit ndanë eksperienca dhe rekomandime konkrete për forcimin e demokracisë dhe avancimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri.

🤝 Falenderojmë të gjithë partnerët dhe pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre në këtë diskutim të rëndësishëm për demokracinë dhe integrimin europian të vendit 🇪🇺

Address

Rruga Resh*t Collaku, Pallati I Bores, Sh. 1, A. 20
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:30 - 17:00
Tuesday 09:30 - 17:00
Wednesday 09:30 - 17:00
Thursday 09:30 - 17:00
Friday 09:30 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ANTTARC posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to ANTTARC:

Shortcuts

Share