23/09/2026
Në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, vijojnë aktivitetet ndërgjegjësuese në qytete të ndryshme të Shqipërisë, përmes artit dhe performancave teatrale.
Më 15 Shtator, në Dibër, u zhvillua një shfaqje teatrale në ish-kinemanë e vjetër “Naim Plaku”, ndërsa më 22 Shtator, në Pogradec, u zhvillua një tjetër shfaqje teatrale në sallën e kinemasë të Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”.
Përmes artit dhe teatrit, aktivitetet përcollën mesazhe të fuqishme kundër dhunës me bazë gjinore, duke promovuar barazinë, fuqizimin e vajzave dhe grave dhe ndërtimin e një shoqërie pa dhunë.
Aktivitetet u realizuan në bashkëpunim me UNFPA Albania, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Qeverinë Italiane përmes AICS Tiranë dhe organizata të shoqërisë civile.
UNFPA in Albania Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Ambasciata d'Italia Tirana Aics Tirana Bashkia Pogradec, Faqe zyrtare bashkia_diber Youth Voice Network of Organisations