Caritas Albania - Shqiptar

Call Directions Website Contact the organization

Caritas Albania - Shqiptar Caritas Shqiptar është një organizate humanitare që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më të varfër dhe më në nevojë në Shqipëri.

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri. U themelua në vitin 1993 nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqiperise si nje Ent bamirës - humanitar i Kishës Katolike, dy vjet pas rrëzimit të regjimit komunist. Gjithashtu, u njoh edhe nga Shteti Shqiptar, konkretisht: nga Ministria e Shendetesise si një organizatë bamirëse e cila zhvillonte aktivitetet kryesisht në fushën e shëndetësisë. Me vonë, me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr.6415 më 03.10.1995 u rregjitrua si person juridik jofitimprures (ONG) . Që nga viti 1994, Caritas-i Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë. Caritas-i Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale. Caritas-i Shqiptar funksionon në bazë të Departamenteve, Zyrave të Sherbimeve dhe të programeve: Departamenti Social, Departamenti Ekonomia Sociale dhe Aftesia e Kufizuar, Departamenti Anti-Trafikimit dhe Migracionit, Departimenti i Administratës, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, duke bashkepunuar edhe me rrjetin unik të famullive, institucioneve, dhe komuniteteve te Kishes Katolike në Shqipëri . Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas i Shqipërisë së Jugut. Misioni
Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Në vijim të misionit dhe angazhimit të tij për të qenë pranë njerëzve në nevojë, Caritas Shqiptar me mbështetjen e CEI, ...
20/10/2026

Në vijim të misionit dhe angazhimit të tij për të qenë pranë njerëzve në nevojë, Caritas Shqiptar me mbështetjen e CEI, si dhe në bashkëpunim me strukturat e Arqipeshkvisë Shkodër dhe Policinë e Kufirit, ofron pritje, mbështetje dhe trajtim me dinjitet për migrantët.

Sepse pas çdo udhëtimi është një histori njerëzore, një shpresë dhe një e drejtë për t’u trajtuar me respekt.

Humaniteti, dinjiteti dhe solidariteti nuk njohin kufij. 🤝❤️

14/10/2026

🌳 Më 14 tetor nis zyrtarisht sezoni i mbjelljeve 2026–2027!
Caritas Shqiptar i bashkohet nismës “Dhuro një pemë”, duke kontribuar në shtimin e hapësirave të gjelbra dhe në ndërtimin e një Tirane më të gjelbër e më të qëndrueshme. 🌱💚



10/10/2026

💚 Shëndeti mendor është një e drejtë, jo një privilegj.

Në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale të Qendrës së Caritas Shqiptar “Jetë në Zhvillim” në Bubq na përcjellin një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: të gjithë kemi nevojë të dëgjohemi, të kuptohemi, të mbështetemi dhe të ndihemi pjesë e shoqërisë.

🕊️ Siç na kujton Papa Leoni XIV: “Një komunitet që shoqëron dhe nuk përjashton, që dëgjon pa gjykuar dhe afrohet pa frikë.”

🫂 Të kujdesemi për njëri-tjetrin.
🤝 Të mos gjykojmë, por të dëgjojmë.
❤️ Të kërkojmë ndihmë kur kemi nevojë.
🌱 Të krijojmë një shoqëri ku askush nuk ndihet i vetëm apo i përjashtuar.

Sepse kujdesi për shëndetin mendor fillon me mirëkuptim, prani dhe njerëz që zgjedhin të jenë aty për njëri-tjetrin.





Caritas Shqiptar, në kuadër të zbatimit të projektit YourJob, vijon të krijojë mundësi konkrete për të rinjtë përmes zhv...
08/10/2026

Caritas Shqiptar, në kuadër të zbatimit të projektit YourJob, vijon të krijojë mundësi konkrete për të rinjtë përmes zhvillimit profesional dhe përfshirjes në tregun e punës.

🤝 U firmos marrëveshja trepalëshe për internship me Studio Ligjore “Bylis Albania”, duke i ofruar një të reje mundësinë për të fituar përvojë praktike dhe për të zhvilluar më tej aftësitë e saj profesionale.

🌱 Një tjetër hap drejt fuqizimit dhe krijimit të mundësive të reja për të rinjtë.




05/10/2026

Një ditë e bukur në Durrës. ❤️
Të moshuarit tanë, larg rutinës dhe pranë njëri-tjetrit.

Buzëqeshje, shëtitje dhe kujtime të bukura.
Sepse kur ata buzëqeshin, çdo përpjekje ia vlen.

Gëzimi i tyre është shpërblimi ynë. ❤️

HARMONY – Kujdes që vjen në shtëpi
Me mbështetjen e Renovabis.




Address

Rr. Don Bosko, Nr. 4
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+35542230088

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Caritas Albania - Shqiptar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Caritas Albania - Shqiptar:

Shortcuts

Share