Humans of Tirana

Call Directions

Humans of Tirana Humans of Tirana eshte nje faqe qe promovon miresine dhe vlerat e njeriut. Mundohemi te promovojme heronjtë e padukshem te vendit tone.

20/10/2026

SOT HYNË NË KISHË!
​Jo si besimtarë për t'u gjunjëzuar, por si njerëz të armatosur për të goditur.
​Unë, Paulin Vilajeti, shërbëtori më i vogël i Krishtit, që me hirin e Tij jam pastor në këtë vend që prej 17 shkurtit 1992, pastori i parë pas natës së gjatë të komunizmit, sot pashë atë që për 34 vjet, çdo mëngjes, i jam lutur Zotit të mos e shoh më kurrë:
​Pashë këpucën e rëndë të shtetit mbi barin e njomë të oborrit të Shtëpisë së Atit tim.
​Dhe zemra ime e lodhur pëshpëriti:
A ËSHTË KY RIKTHIMI I KOMUNIZMIT TË VITIT 1967?
​Atëherë na thanë me krenari të ftohtë: Zoti vdiq. Dhe kishat tona, të lara me lot martirësh, i bënë magazina.
​Sot askush nuk guxon të thotë se Zoti vdiq, sepse Zoti nuk vdes. Por oborrin e Tij e quajnë "territor operacional". Sa fjalë e ftohtë për një vend kaq të ngrohtë!
​Bijtë e mi të dashur, të dyja palët,
Dëgjoni bariun tuaj:
Kisha nuk është vazhdim i bulevardit.
​Bulevardi është vendi ku njerëzit ndahen dhe rrihen. Kisha është vendi ku njerëzit falen dhe shërohen.
​Bulevardi është vendi ku zëri ngrihet për të fituar. Kisha është vendi ku zëri ulet për t'u lutur: "Ati ynë që je në qiell, u shenjtëroftë emri Yt..."
​Kur ju e ktheni oborrin e Mëshirës në fushëbetejë, ju nuk lëndoni vetëm një njeri. Ju lëndoni idenë e shenjtë se në këtë botë ka mbetur ende një vend ku njeriu i përgjakur mund të vijë dhe të mos pyetet se nga cila parti vjen.
​E dini, bijtë e mi, pse edhe mbreti më mizor i botës së vjetër kishte lënë një ligj? Sepse, nëse i dënuari me vdekje arrinte të prekte me gisht unazën e derës së kishës, xhelati duhej ta ulte shpatën.
​Sepse edhe zemra e gurit e mbretit e dinte një të vërtetë që ne e harruam:
Këtu mbaron pushteti i njeriut. Këtu fillon Mëshira e Zotit.
​Për hatr të Zotit, mos e harroni Mëshirën e Tij!
Sepse pa Mëshirën e Tij, çdo pushtet, qoftë edhe ai i dalë nga vota, e ka frymën e 1967-ës.
​Prandaj, sot unë nuk po mbaj anë. Si mund të mbaj anë, kur të dy janë bijtë e mi? Njëri me uniformë, tjetri me parullë. Të dy kanë nevojë për Krishtin.
​Sot unë po bëj detyrën time të vetme prej 34 vjetësh: po ruaj derën hapur për të dy.
​Dhe si roje e përulur e kësaj Dere, me lot në sy dhe me dashurinë e Atit qiellor në zemër, ju lutem, ju përgjërohem:
​Në emër të gjakut të shenjtë të martirëve që thanë "Jezus" dhe nuk thanë "Parti",
​Në emër të psherëtimave të fshehta të nënave tona që thanë "Ati Ynë" nën jorgan në vitin 1967, që ne sot ta themi me zë të lirë,
​Në emër të Krishtit tim të Gjallë, që më gjeti në pluhur dhe më bëri bari në vitin 1992,
​DUART LARG KISHËS!
​Lëreni Kishën të jetë ajo që Ati e deshi: Nëna me duar të buta që lidh plagët. Mos e detyroni të jetë gjykatësja e heshtur që sheh sesi bijtë e saj lëndojnë njëri-tjetrin në oborrin e saj.
​Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti i bekoftë edhe ata që hynë sot me shkop në Kishë, se nuk dinë se ç'bëjnë.
​Me hir dhe me përulësi,
Pastori,
Paulin Vilajeti

16/10/2026
12/09/2026
03/07/2026

‘ENVERI I DYTË’ NA MPOSHTI MË KEQ SE AI I PARI!

Nga Kim Mehmeti

Libri ‘The Albanian Files’ (‘Dosjet e Shqipërisë’) e portretizon qartë dhe me saktësi mbretin e Shqipërisë - ‘Enverin e Dytë’.

Por ky libër shpërfaq edhe fytyrën e vërtetë të elitave shqiptare, të cilat e ngritën atë në piedestal, ashtu siç e ngritën dikur Enverin e Parë, me çka ia sh*tën shpirtin Piktorit dhe ia lan në duar fatin e popullin.

E që pastaj, njësoj si pas rënies së Enverit të Parë, të gjithë – përfshirë edhe ata që e udhëzonin të bëhej kryeqelbësira e ‘Aleancës së Qelbësirave’ – të rrëfejnë se sa shumë kanë vuajtur dhe sa vështirë kanë arritur deri te posti që e meritojnë, ai i ambasadorit.

Autori i këtij shkrimi, për dhjetë vjet me radhë, është dekoruar me sharjet nga më perverzet nga ata që irritoheshin sa herë ai thoshte hapur se Piktori dhe ‘Rilindja’ e tij janë fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur Shqipërisë dhe se ai po shkatërron çdo vlerë shqiptare, sepse e përbuz popullin e vet.

Por tani nuk ka më aq rëndësi se kush çfarë tha dhe kur e tha.

Me rëndësi është të mbështetet dhe të përkrahet rinia që po e vë në provë ndërgjegjen qytetare të Shqipërisë dhe që dëshmon se nuk është aq pa kurriz sa ishim ne, prindërit e saj, të cilët Piktori i joshi me të vetmen ‘vlerë’ që kishte dhe që e ekspozoi publikisht dhe të pambuluar – prapanicën e tij.

Tani është me rëndësi të mos ndodhë ajo që ndodhi pas rënies së Enverit të Parë, kur të gjithë u mbuluan me pohimin se ishin njëkohësisht fajtorë dhe bashkëvuajtës.

Jo. Për ngritjen e ‘Enverit të Dytë’ nuk jemi të gjithë bashkëfajtorë e as bashkëvuajtës.

Shumë prej nesh, duke ecur tërë jetën me pantallonat nëpër këmbë, u majmën në grazhdin e krimit që ua mbushte ‘Enveri i Dytë’.

Libri ‘The Albanian Files’ (‘Dosjet e Shqipërisë’) tregon më së miri se si ‘Enveri i Dytë’ kishte plane monstruoze ta shkatërroj mbëmendjen shqiptare, duke nisur me rrënimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Por ai libër gjithashtu shpërfaq edhe pafytyrësinë e elitave me mendësi enveriste, të cilat nuk kishin nevojë për liri, por për një Enver të Dytë që do të kujdesej të kishin mjaftueshëm ushqim në sofrën e tyre.

Shumë nga ata që ju argavitën ‘Enverit të Dytë’ – Piktorit – njësoj si dikur Enverit të Parë, e duan shqiptarinë të përçarë dhe nuk e kuptojnë pse shqiptarët nga trojet e tjera vijnë të protestojnë në Tiranë.

Pra, shumë nga këta pa kurriz, që e ngritën ‘Enverin e Dytë’, as gjatë socializmit e as sot nuk e kuptojnë se Shqipëria është më e rëndësishme për shqiptarët që jetojnë jashtë saj sesa për shumë prej atyre që jetojnë në shtetin që Piktori e ka shndërruar në pronë të vet, sepse pa Shqipërinë ata vetë do të mbeteshin pa emër.

Pjesa më e madhe e elitave dhe e atyre që nëpër ekranet televizive i jargaviten ‘Enverit të Dytë’ kurrë nuk do e kuptojnë se nuk do të ekzistonte as kjo Shqipëri e vogël, të cilën ‘Enveri i Parë’ e shndërroi në burg, ndërsa ky i dyti po e bën të pabanueshme për shqiptarët, po të mos ishte ëndrra mbarëshqiptare dhe po të mos kishin derdhur gjak për të edhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës, Malit të Zi, Çamërisë dhe viseve të tjera shqiptare.

Por, për fat, ka ardhur një rini që e di sa keq ndihet shqiptari jashtë mëmëdheut kur sheh se Shqipëria ka një parlament me të cilin tallet e gjithë bota dhe që e mbulon krimin, si dhe një kryeministër qesharak, sikur të ishte një klloun cirku.

Ka ardhur një brez që dëshiron ta pastrojë plehun politik tridhjetëvjeçar dhe ta shpëtojë Shqipërinë nga ‘Aleanca e Qelbësirave’.

Kjo nuk është e lehtë, sepse sa herë që ata brohorasin: ‘O Piktor, o tradhtar, jep dorëheqje sa më parë!’, nuk dridhet vetëm "Enveri i Dytë", por edhe shumë media, redaktorë, profesorë, akademikë, biznesmenë …,, shumë nga ata që mbijetojnë duke qenë shërbëtorë të ‘Aleancës së Qelbësirave’, e cila e ka mbuluar dhe kalbur Shqipërinë.

Andaj, shqiptarët kudo që ndodhen duhet t'i mbështesin dhe t'i përkrahin protestat në Tiranë, sepse nëse Piktori arrin ta mbajë kombin shqiptar të përçarë, kjo do të ishte turpi më i madh i yni dhe një leje e hapur për ‘Enverin e Dytë’ të vazhdojë të ndërtojë një Shqipëri ku nuk do të ketë më shqiptarë. (Kim Mehmeti)

Address

Tirana
1001

Telephone

+355685207379

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Humans of Tirana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share