Qendra Youth Act

Call Directions Website Contact the organization

Qendra Youth Act Synimi ynë është fuqizimi i të rininjve nëpërmjet projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Vizioni ynë është fuqizimi i rinisë si promotori i zhvillimit të vendit dhe filozofia është të mundësojë një qendër në mbështetje të individëve, organizatave dhe iniciativave që kanë në fokus të rinjtë shqipëtar.

📌 SAVE THE DATE · 10 TetorKa një anë të Mallakastrës që pak njerëz e kanë parë. Të shtunën, më 10 tetor, po e hapim për ...
05/10/2026

📌 SAVE THE DATE · 10 Tetor

Ka një anë të Mallakastrës që pak njerëz e kanë parë. Të shtunën, më 10 tetor, po e hapim për ju. Qendra Youth Act do të jetë prezente në stendë për të ndarë më shumë informacion rreth projektit “Mallakastra Olive Oil Experience” si dhe për të testuar së bashku vajin e ullirit Kalinjot.

MALLAKASTRA E FSHEHUR

Një pasdite në Klos, me qytetin antik të Nikajës, shtëpitë e vjetra të fshatit, vajin e ullirit, prodhuesit dhe artizanët e kësaj treve, dhe muzikë live për ta mbyllur ditën.

Programi i plotë së shpejti. Shënojeni datën, tregojani një miku dhe ejani me familjen.

📅 E shtunë, 10 tetor 2026
🕑 14:00–18:30
📍 Klos, Mallakastër:
🎟️ Hyrja falas, për të gjitha moshat

Pjesë e projektit BYLIS, zbatuar nga Rajoni Emilia-Romagna dhe ART-ER në bashkëpunim me Bashkinë Mallakastër.

⸻

📌 SAVE THE DATE · 10.10

There’s a side of Mallakaster that few people have seen. On Saturday, 10 October, we’re opening it up.

HIDDEN MALLAKASTER

An afternoon in Klos with the ancient city of Nikaja, the village’s old houses, local olive oil, producers and artisans of the territory, and live music to close the day.

📅 Saturday, 10 October 2026
🕑 14:00–18:30
📍 Klos, Mallakaster: https://maps.app.goo.gl/yFPqRWtdhUYUvfhb9
🎟️ Free entry, for all ages

The full programme is coming soon. Mark the date, tell a friend, and bring the family.

Part of the BYLIS project, implemented by the Emilia-Romagna Region and ART-ER with the Municipality of Mallakaster.

Portorož Youth Health Forum 2026Gjatë datave 21–23 shtator, 6 përfaqësues nga Shqipëria, vullnetarë të Qendrës Youth Act...
01/10/2026

Portorož Youth Health Forum 2026
Gjatë datave 21–23 shtator, 6 përfaqësues nga Shqipëria, vullnetarë të Qendrës Youth Act, morën pjesë në Portorož Youth Health Forum 2026, një forum ndërkombëtar i dedikuar dialogut, shkëmbimit të eksperiencave dhe forcimit të rolit të të rinjve në çështjet që lidhen me shëndetin dhe mirëqenien.
Përgjatë tri ditëve, programi trajtoi tema aktuale që ndikojnë drejtpërdrejt te të rinjtë, përfshirë shëndetin mendor, sëmundjet jo të transmetueshme, ndikimin e mjedisit në shëndet, inteligjencën artificiale dhe kulturën digjitale, advokimin dhe pjesëmarrjen sociale.
Përmes sesioneve tematike, workshope-ve dhe dialogut me të rinj, ekspertë dhe përfaqësues institucionalë nga vende të ndryshme, vullnetarët tanë patën mundësinë të ndajnë perspektivat e tyre, të zhvillojnë njohuri të reja dhe të kontribuojnë në diskutimet mbi sfidat dhe prioritetet e shëndetit të të rinjve.
Për Qendrën Youth Act, krijimi i mundësive të tilla për vullnetarët tanë është pjesë e angazhimit për të fuqizuar pjesëmarrjen aktive të të rinjve dhe për të sjellë zërin e të rinjve nga Shqipëria në platforma europiane të dialogut dhe bashkëpunimit.

Je nga mosha 15-30 vjeç? Kjo mundësi është për ty. Qendra Youth Act kërkon të rinj nga Shqipëria për të marrë pjesë.Nga ...
29/09/2026

Je nga mosha 15-30 vjeç? Kjo mundësi është për ty. Qendra Youth Act kërkon të rinj nga Shqipëria për të marrë pjesë.

Nga 16-21 tetor 2026, të rinj nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina do të mblidhen në Nikshiq, Mali i Zi, për kampin rajonal ndërkulturor.
✨ Kush mund të aplikojë?
Të rinj 15-30 vjeç, të interesuar për dialogun, median, të drejtat e njeriut, artin, aktivizmin apo bashkëpunimin rajonal.
Pjesëmarrja është falas, akomodimi, ushqimi, materialet dhe kostot e udhëtimit mbulohen sipas rregullave të projektit.
Afati i aplikimit: 5 tetor 2026
Mos e mbaj idenë vetëm për vete. Sill perspektivën tënde.
Apliko përmes linkut në bio!

Qendra Youth Act e përkushtuar në fuqizimin e të rinjve përmes projekteve, iniciativave dhe mundësive për zhvillim perso...
07/08/2026

Qendra Youth Act e përkushtuar në fuqizimin e të rinjve përmes projekteve, iniciativave dhe mundësive për zhvillim personal e profesional, hap thirrjen për pozicionin Koordinator/e Projektesh dhe Aktivitetesh.

Jemi në kërkim të një personi energjik, kreativ dhe të organizuar, i cili ka pasion për punën me të rinjtë, të angazhohet me Kartën Rinore Europiane si dhe të organizojë aktivitete të ndryshme.

Më shumë informacion gjeni në www.youthact.al

07/07/2026

Adrenalina të pret në pistë! 🔥

Me Kartën Rinore Europiane përfito 50% zbritje te Pista e Motorrave Surrel!

Merr kartën dhe shijo më shumë, paguaj më pak!

🇦🇱 Nga 15 deri më 20 qershor, në Zaječar u zhvillua Takimi Hapës (Kick-Off Meeting) i ekipit të projektit, i cili do të ...
30/06/2026

🇦🇱 Nga 15 deri më 20 qershor, në Zaječar u zhvillua Takimi Hapës (Kick-Off Meeting) i ekipit të projektit, i cili do të zbatojë gjatë tre viteve të ardhshme.
Takimi ofroi një mundësi të shkëlqyer që përfaqësuesit e të shtatë partnerëve nga gjashtë vende të njiheshin me njëri-tjetrin dhe të forconin bashkëpunimin e tyre në kuadër të projektit.
Ai shërbeu gjithashtu si një hapësirë për të përcaktuar aktivitetet e planifikuara dhe për të qartësuar përgjegjësitë e të gjithë partnerëve në zbatimin dhe koordinimin e planit të punës së YouthAction4HealthWB gjatë tre viteve të ardhshme.
Së bashku, po vendosim themelet për një pjesëmarrje më të fuqishme të të rinjve në hartimin e politikave shëndetësore dhe përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së të rinjve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

🇬🇧 From 15 to 20 June, Zaječar hosted the Kick-Off Meeting of the project team that will implement # YouthAction 4 HealthWB over the next three years. The meeting provided an excellent opportunity for representatives of all seven partners from six countries to get to know each other and strengthen their cooperation within the project. It also served as a space to define the planned activities and clarify the responsibilities of all partners in implementing and coordinating the YouthAction4 HealthWB work plan over the next three years. Together, we are laying the foundations for stronger youth participation in shaping health policies and improving the health and wellbeing of young people across the Western Balkans.

🥗 Jetesa e shëndetshme bëhet edhe më e lehtë me Kartën Rinore Europiane!Përfito 20% zbritje te Gjelbër.al dhe shijo vakt...
24/06/2026

🥗 Jetesa e shëndetshme bëhet edhe më e lehtë me Kartën Rinore Europiane!

Përfito 20% zbritje te Gjelbër.al dhe shijo vakte të freskëta, smoothie dhe produkte të shëndetshme me çmime më të mira.

📲 Mjafton të paraqesësh Kartën Rinore Evropiane dhe të përfitosh menjëherë nga oferta.

I thamë stafit se po bënim foto për website. Ruajtëm momentet më spontane dhe i rikrijuam në një mënyrë krejt ndryshe. A...
18/06/2026

I thamë stafit se po bënim foto për website. Ruajtëm momentet më spontane dhe i rikrijuam në një mënyrë krejt ndryshe.
Ata ende nuk e dinë rezultatin final. 😅
A do t’i pëlqejë vetja kur ta shohin?

16/06/2026

Kështu përfundoi një javë fantastike, e mbushur me momente të veçanta, bashkëpunim, miqësi dhe frymëzim.🤩

Krenarë që, për të tretin vit radhazi, Shqipëria vlerësohet me një çmim në Excellence Awards. ✨🏆Kësaj here Qendra Youth ...
16/06/2026

Krenarë që, për të tretin vit radhazi, Shqipëria vlerësohet me një çmim në Excellence Awards. ✨🏆

Kësaj here Qendra Youth Act u vlerësua me çmimin “Collaboration Award”, për bashkëpunimin e suksesshëm të Kartës Rinore Europiane me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë. 💙

Address

Rruga "Frang Bardhi", Selitë
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Telephone

+355693316551

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Youth Act posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra Youth Act:

Shortcuts

Share