Student Economic Forum

Call Directions Website

Student Economic Forum FES/SEF është një NGO e themeluar në vitin 2014-të sipas modelit të suksesshëm të WEF me qëllimin për të mbështetur dhe rritur kapacitetet e të rinjve �

FES është një organizatë jo-fitimprurëse e krijuar me vullnetin dhe dëshirën e lirë të një grupi studentesh dhe pedagogësh te Fakultetit te Ekonomisë dhe Agrobiznesit.

18/10/2026

DEKLARATË PUBLIKE

STUDENT ECONOMIC FORUM

PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË STUDENTËVE

Student Economic Forum shpreh solidaritetin e plotë me studentët, të rinjtë dhe qytetarët që kërkojnë respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre themelore.

Në këto momente, bashkimi, mbështetja e ndërsjellë dhe solidariteti qytetar janë më të rëndësishëm se kurrë. Asnjë student nuk duhet të ndihet i frikësuar, i kërcënuar apo i pambrojtur për shkak të shprehjes së mendimit dhe ushtrimit paqësor të së drejtës së protestës.

Të protestosh paqësisht është një e drejtë kushtetuese. Të kërkosh drejtësi është një e drejtë qytetare. Të shprehësh mendimin tënd nuk është krim!

Student Economic Forum mbështet të drejtën e çdo studenti dhe qytetari për t'u organizuar, për t'u solidarizuar dhe për të marrë pjesë lirisht në tubime paqësore.

U bëjmë thirrje institucioneve shtetërore të garantojnë sigurinë e protestuesve, të respektojnë lirinë e tubimit dhe të parandalojnë çdo formë dhune, frikësimi apo përdorimi joproporcional të forcës.

ASNJË FRIKË NGA USHTRIMI I TË DREJTAVE!

STUDENTËT KANË ZË. STUDENTËT KANË TË DREJTA. STUDENTËT MERITOJNË RESPEKT!

STUDENT ECONOMIC FORUM

17/10/2026
DEKLARATË PUBLIKETHIRRJE DREJTUAR UNIVERSITETEVE, REKTORATEVE DHE KOMUNITETIT AKADEMIK NË SHQIPËRIStudent Economic Forum...
17/10/2026

DEKLARATË PUBLIKE

THIRRJE DREJTUAR UNIVERSITETEVE, REKTORATEVE DHE KOMUNITETIT AKADEMIK NË SHQIPËRI

Student Economic Forum (SEF), nisur nga situata e tensionuar dhe kaotike e krijuar gjatë ditëve të fundit në vend, si dhe nga raportimet shqetësuese për ushtrimin e dhunës ndaj studentëve dhe të rinjve gjatë protestave, u drejton një thirrje publike të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri për reagim të menjëhershëm institucional.

U bëjmë thirrje universiteteve publike dhe private, rektorateve, senateve akademike dhe trupës pedagogjike që të shprehin solidaritetin e tyre me studentët dhe të mbajnë një qëndrim të qartë publik në mbrojtje të sigurisë, dinjitetit dhe të drejtave të tyre kushtetuese.

Universitetet, si institucione të dijes, mendimit kritik dhe formimit qytetar, kanë përgjegjësinë të mbrojnë vlerat demokratike dhe liritë themelore të individit. Në rrethana të tilla, komuniteti akademik duhet të dëshmojë përgjegjësi institucionale dhe ndjeshmëri shoqërore, duke mos qëndruar indiferent ndaj çdo forme dhune, intimidimi apo trajtimi çnjerëzor të studentëve.

Student Economic Forum kërkon dënimin publik të çdo akti dhune të paligjshme ndaj studentëve, hetimin e pavarur të incidenteve të raportuara dhe garantimin e ushtrimit të lirë e paqësor të së drejtës për protestë.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje institucioneve shtetërore të veprojnë me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe në përputhje të plotë me ligjin, duke shmangur çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej tensionet.

U bëjmë thirrje edhe studentëve të ruajnë karakterin paqësor të protestave dhe të distancohen nga çdo formë dhune.

Mbrojtja e studentëve është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve akademike dhe shtetërore. Ajo duhet të qëndrojë mbi çdo interes apo qëndrim politik.

Në këtë moment, universitetet shqiptare duhet të dëshmojnë përmes qëndrimeve dhe veprimeve konkrete se mbrojtja e studentëve dhe e dinjitetit të tyre përbën një përparësi institucionale.

Studentët nuk duhet të mbeten pa mbështetjen e institucioneve që kanë për mision edukimin, formimin dhe mbrojtjen e vlerave të tyre njerëzore e qytetare.

STUDENT ECONOMIC FORUM (SEF)
Në mbrojtje të studentëve, të drejtave dhe lirive themelore të tyre.

15/10/2026

DEKLARATË PUBLIKE

STUDENT ECONOMIC FORUM

NË MBROJTJE TË TË DREJTAVE DHE SIGURISË SË STUDENTËVE DHE NXËNËSVE

Tiranë, 15 tetor 2026

Student Economic Forum shpreh shqetësimin e thellë për situatën e krijuar gjatë protestave të studentëve dhe nxënësve në Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Shkodër, si dhe për raportimet mbi përdorimin e dhunës dhe forcës së tepruar nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Dënojmë ashper çdo akt dhune, intimidimi apo trajtimi çnjerëzor ndaj studentëve, nxënësve dhe qytetarëve që ushtrojnë në mënyrë paqësore të drejtat e tyre kushtetuese.
E drejta për të protestuar, për t'u shprehur lirshëm dhe për të kërkuar llogaridhënie është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Për nxënësit e mitur, institucionet shtetërore kanë detyrimin shtesë të garantojnë mbrojtje të veçantë, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të garantojë sigurinë dhe integritetin fizik e psikologjik të çdo studenti dhe nxënësi, të shmangë çdo veprim provokues dhe të respektojë rigorozisht parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit në çdo ndërhyrje.

Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse verifikimin e menjëhershëm, të pavarur dhe transparent të çdo rasti të pretenduar të dhunës policore, si dhe marrjen e masave ligjore ndaj kujtdo që rezulton përgjegjës.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje studentëve dhe nxënësve të ruajnë karakterin paqësor të protestave, të distancohen nga çdo akt dhune dhe të mbrojnë me dinjitet të drejtat e tyre.
Student Economic Forum mbështet të drejtën e çdo të riu për të shprehur mendimin e tij, për t'u organizuar dhe për të marrë pjesë në mënyrë paqësore në jetën demokratike të vendit.
Studentët dhe nxënësit nuk duhet të përballen me frikë apo dhunë për shkak të zërit të tyre. Ata meritojnë siguri, respekt, dialog dhe institucione që i dëgjojnë.

Një shtet demokratik e dëshmon forcën e tij jo përmes përdorimit të forcës ndaj të rinjve, por përmes aftësisë për të garantuar të drejtat, liritë dhe dinjitetin e tyre.

MBRONI STUDENTËT DHE NXËNËSIT! RESPEKTONI TË DREJTAT E TYRE!

STUDENT ECONOMIC FORUM

Zëri i studentëve për një shoqëri demokratike.

Scenario-Based Mock Election Simulation – Students for Integrity and Fair ElectionsOn 12 September 2026, the Davidi Foun...
21/09/2026

Scenario-Based Mock Election Simulation – Students for Integrity and Fair Elections

On 12 September 2026, the Davidi Foundation organized the Scenario-Based Mock Election Simulation, an interactive learning activity designed to strengthen young people’s understanding of electoral integrity, ethical decision-making, accountability and civic participation.

Throughout the simulation, participants were assigned different stakeholder roles and worked through a series of realistic election-related scenarios covering the pre-election period, Election Day and the post-election phase.

Through group work, role-playing and structured discussion, participants had the opportunity to experience how different actors respond to electoral challenges, make decisions under pressure, communicate publicly and address questions related to integrity and accountability.

The activity also encouraged participants to reflect on the importance of fair electoral processes, responsible participation, transparency and informed civic engagement.

The session concluded with a joint reflection on the lessons learned, the presentation of final positions and the distribution of certificates of participation.

The activity was implemented within the framework of the project “Students for Integrity and Fair Elections.”

Njihuni me 5 nga ekonomistët më me ndikim në historinë e mendimit ekonomik dhe idetë që kanë formësuar mënyrën se si sot...
02/09/2026

Njihuni me 5 nga ekonomistët më me ndikim në historinë e mendimit ekonomik dhe idetë që kanë formësuar mënyrën se si sot kuptojmë tregun, shtetin, punën, lirinë ekonomike dhe zhvillimin.
Nga Adam Smith dhe fuqia e tregut të lirë, te Karl Marx dhe kritika e kapitalizmit; nga John Maynard Keynes dhe roli i shtetit në ekonomi, te Friedrich Hayek dhe mbrojtja e lirisë individuale, e deri te Milton Friedman dhe monetarizmi.
Idetë e tyre shpesh kundërshtojnë njëra-tjetrën, por pikërisht ky debat ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin e ekonomisë moderne dhe të politikave publike.
Ekonomia nuk është vetëm teori dhe shifra. Është debat mbi mënyrën se si organizohet shoqëria, si krijohet pasuria dhe çfarë roli duhet të kenë individi, tregu dhe shteti.
Cili prej këtyre mendimtarëve mendoni se ka ndikimin më të madh në ekonominë e sotme?
FriedrichHayek MiltonFriedman MendimEkonomik PolitikaEkonomike TreguILirë

17/03/2026

A do rriten çmimet për produktet e shportës?

゚viralシfypシ゚

11/03/2026

Kush po perfiton nga lufta Izrael - Iran?
゚viralシfypシ゚

GJERMANIA MES KINËS DHE SHBA-SËKina partneri kryesor tregtar i GjermanisëSipas të dhënave zyrtare gjermane, Kina është b...
22/02/2026

GJERMANIA MES KINËS DHE SHBA-SË

Kina partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

Sipas të dhënave zyrtare gjermane, Kina është bërë partneri kryesor tregtar i Gjermanisë, duke tejkaluar SHBA-në me mbi €250 miliardë në shkëmbime tregtare në 2025. Kjo sinjalizon një riorientim të zinxhirëve globalë të furnizimit dhe forcim të rolit të Pekinit në ekonominë evropiane. Me SHBA-në, tregtia totale ishte €240.5 miliardë, pra diferenca reale është rreth €11.3 miliardë.
Me Kinën, Gjermania ka volum të lartë tregtar, por me një disbalancë të theksuar. Gjatë vitit qe lam pas, Gjermania eksportoi drejt tregut kinez mallra me vlerë rreth 81.8 miliardë euro, ndërsa importoi nga Kina rreth 171.2 miliardë euro. Diferenca rezulton në një deficit tregtar prej - 89.4 miliardë eurosh. Kjo do të thotë se Gjermania blen shumë më tepër nga Kina sesa shet në tregun kinez.
Ky deficit reflekton varësinë e industrisë gjermane nga teknologjia, pajisjet elektronike dhe produktet industriale kineze. Zinxhirët globalë të furnizimit janë bërë aq të ndërthurur, sa një pjesë e konsiderueshme e prodhimit gjerman mbështetet në inpute që vijnë nga Azia. Kina është furnizues kyç për sektorin automotiv, për teknologjitë e energjisë së gjelbër dhe për pajisjet industriale.
Në raport me Shtetet e Bashkuara, tabloja është e kundërt. Gjermania eksportoi drejt SHBA-së rreth 146.9 miliardë euro, ndërsa importoi mallra me vlerë 94.7 miliardë euro. Bilanci rezulton pozitiv për Gjermaninë, me një tepricë tregtare prej +52.2 miliardë eurosh. Kjo tregon se Gjermania shet më shumë në SHBA sesa blen prej saj.
Eksportet gjermane drejt SHBA-së përfshijnë automjete premium, makineri industriale, pajisje mjekësore dhe produkte kimike me vlerë të lartë të shtuar. Në këtë marrëdhënie, SHBA-ja është treg kryesor për prodhimin gjerman, ndërsa Kina është burim kryesor furnizimi.

Këto dy bilance tregtare na tregojnë qartë se: Gjermania është njëkohësisht e varur nga Kina për furnizim industrial dhe e mbështetur tek SHBA për eksportet strategjike. Ky pozicion e vendos Berlinin në një ekuilibër të ndërlikuar ekonomik dhe gjeopolitik.

Nga perspektiva ekonomike, kjo strukturë tregon se globalizimi nuk është linear. Ai krijon ndërvarësi të ndryshme: deficit me një partner dhe tepricë me një tjetër. Nga perspektiva strategjike, Gjermania duhet të menaxhojë me kujdes këtë balancë, pasi tensionet mes SHBA-së dhe Kinës mund të ndikojnë drejtpërdrejt në interesat e saj industriale.

Për vendet më të vogla europiane, përfshirë Shqipërinë, këto zhvillime tregojne se ekonomia globale po bëhet gjithnjë e më multipolare. Çdo ndryshim në marrëdhëniet tregtare të Gjermanisë ndikon indirekt në zinxhirët e furnizimit, në investimet dhe në strukturën e kërkesës në Europë.

Leons Hasani

Address

Paskal Vodica
Tirana
1025

Telephone

+355674672560

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Student Economic Forum posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share