Institute of Romani Culture in Albania - IRCA

Institute of Romani Culture in Albania - IRCA IRCA eshte nje organizate jo-fitimprurese themeluar ne 1 korrik 2011...

đŸ‘„As part of the project “Our Stories, Our Voices: Roma Youth for Regional Change,” implemented by the Roma Cultural and ...
14/08/2026

đŸ‘„As part of the project “Our Stories, Our Voices: Roma Youth for Regional Change,” implemented by the Roma Cultural and Educational Center “TERNIPE MK” – Delchevo, as the lead organization, in partnership with NGO “TERNIPE” – Pirot (Republic of Serbia) and IRCA – Institute of Romani Culture in Albania (Republic of Albania), we are pleased to announce a Public Call for the selection of participants for a four-day regional youth workshop, to be held from 24 to 27 September 2026 in Delchevo, North Macedonia. Interested young people should submit their applications to [email protected] and [email protected] by 27 August 2026. đŸ“©
The application should include: full name, date of birth; place of residence; telephone number; e-mail address and a short motivation letter (up to 200 words).

đŸ€The project “Our Stories, Our Voices: Roma Youth for Regional Change” is supported by the Western Balkans Fund (WBF) and co-financed by the European Union through IPA III.

14/08/2026
“Kur gratĂ« ngrejnĂ« zĂ«rin, komunitetet bĂ«hen mĂ« tĂ« forta!”-NĂ«n kĂ«tĂ« slogan, Instituti i KulturĂ«s Rome nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« bas...
04/08/2026

“Kur gratĂ« ngrejnĂ« zĂ«rin, komunitetet bĂ«hen mĂ« tĂ« forta!”-NĂ«n kĂ«tĂ« slogan, Instituti i KulturĂ«s Rome nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« bashkĂ«punim me đŸ€ QendrĂ«n pĂ«r DrejtĂ«si Gjinore, pĂ«rmbylli me sukses katĂ«r workshope pĂ«r vajzat dhe gratĂ« nga komuniteti rom, nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit “Amplifying the Voices of Roma Women and Girls to Address and Report Corruption in Tirana Municipality.” GjatĂ« kĂ«tyre aktiviteteve, pjesĂ«marrĂ«set patĂ«n mundĂ«si tĂ« merrnin njohuri mbi transparencĂ«n, llogaridhĂ«nien, tĂ« drejtat qytetare dhe aksesin e barabartĂ« nĂ« shĂ«rbimet publike.
💡 Workshopet u fokusuan gjithashtu nĂ« fuqizimin e grave dhe vajzave rome pĂ«r tĂ« identifikuar, raportuar dhe adresuar rastet e korrupsionit dhe diskriminimit, si dhe pĂ«r tĂ« advokuar pĂ«r institucione mĂ« transparente, mĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshme dhe shĂ«rbime publike mĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se. HapĂ«sirĂ« e veçantĂ« iu dedikua prezantimit dhe pĂ«rdorimit tĂ« PlatformĂ«s sĂ« Integritetit si mjet raportimi. https://integritydeskalbania.al/ .
Institute IRCA Albanian Helsinki Committee Qendra per Drejtesi Gjinore ne Shqiperi

Si pjesĂ« e projektit “Fuqizimi i komuniteteve Rome dhe Egjiptiane pĂ«r monitorim dhe advokim nĂ« nivel vendor mbi shĂ«rbime...
03/08/2026

Si pjesĂ« e projektit “Fuqizimi i komuniteteve Rome dhe Egjiptiane pĂ«r monitorim dhe advokim nĂ« nivel vendor mbi shĂ«rbimet e integruara”, Instituti i KulturĂ«s Rome nĂ« ShqipĂ«ri (IRCA) zhvilloi takime me BashkinĂ« TiranĂ« dhe BashkinĂ« ShkodĂ«r pĂ«r tĂ« diskutuar mundĂ«sitĂ« e bashkĂ«punimit institucional, si dhe pĂ«r tĂ« finalizuar marrĂ«veshjet e partneritetit ndĂ«rmjet palĂ«ve.
Si pjesë të rëndësishme të këtij procesi, falenderojmë znj. Arlinda Kruja, drejtuese e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale në Bashkinë Shkodër, dhe znj. Migena Kokeri, Drejtuese e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale në Bashkinë Tiranë, për gadishmërinë e vazhdueshme për të përmirësuar aksesin e komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në shërbime të integruara, për të fuqizuar pjesëmarrjen qytetare dhe për të promovuar qeverisje vendore më gjithëpërfshirëse dhe më të përgjegjshme.
Ky aktivitet zhvillohet nĂ« kuadĂ«r tĂ« Programit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara “Leave No One Behind” (LNB3), i mbĂ«shtetur nga Agjencia Zvicerane pĂ«r Zhvillim dhe BashkĂ«punim (SDC) dhe i zbatuar nga katĂ«r agjenci tĂ« OKB-sĂ« – UNDP, UNFPA, UNICEF dhe UN Ëomen – nĂ« partneritet me QeverinĂ« Shqiptare. Programi synon tĂ« fuqizojĂ« personat nĂ« situatĂ« vulnerabĂ«l nĂ« ShqipĂ«ri, duke u garantuar atyre qasje tĂ« barabartĂ« nĂ« shĂ«rbimet publike dhe mundĂ«sitĂ« pĂ«r zhvillim, pjesĂ«marrje nĂ« vendimmarrjen publike qĂ« ndikon nĂ« jetĂ«n e tyre, si dhe mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar llogaridhĂ«nie nga institucionet pĂ«rgjegjĂ«se.
United Nations Development Programme in Albania

👇
02/08/2026

👇

30/07/2026
Si pjesĂ« e projektit “ShĂ«rbime komunitare psikosociale tĂ« integruara pĂ«r familjet e disavantazhuara nĂ« BashkinĂ« TiranĂ«â€,...
30/07/2026

Si pjesĂ« e projektit “ShĂ«rbime komunitare psikosociale tĂ« integruara pĂ«r familjet e disavantazhuara nĂ« BashkinĂ« TiranĂ«â€, u realizua njĂ« takim ndĂ«rsektorial, me qĂ«llim prezantimin e iniciativĂ«s dhe identifikimin e individĂ«ve dhe familjeve nĂ« nevojĂ« pĂ«r mbĂ«shtetje tĂ« vazhdueshme psikosociale dhe sociale. GjatĂ« aktivitetit u diskutua rĂ«ndĂ«sia e bashkĂ«punimit ndĂ«rmjet strukturave lokale dhe organizatave tĂ« shoqĂ«risĂ« civile pĂ«r tĂ« koordinuar ndĂ«rhyrjet, pĂ«r tĂ« ndare praktikat mĂ« tĂ« mira dhe pĂ«r tĂ« ofruar shĂ«rbime tĂ« integruara e plotĂ«suese, nĂ« funksion tĂ« pĂ«rmirĂ«simit tĂ« mirĂ«qenies sĂ« pĂ«rfituesve. IRCA falenderon znj. Migena Kokeri, Drejtuese e DrejtorisĂ« sĂ« Mbrojtjes dhe PĂ«rfshirjes Sociale nĂ« BashkinĂ« TiranĂ«, pĂ«r mbĂ«shtetjen, bashkĂ«punimin dhe koordinimin e vazhdueshĂ«m nĂ« zbatimin e kĂ«saj nisme. Ky partneritet Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r garantimin e njĂ« pĂ«rgjigjeje tĂ« koordinuar dhe efektive ndaj nevojave tĂ« familjeve nĂ« komunitet.

Ky aktivitet zhvillohet nĂ« kuadĂ«r tĂ« Programit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara “Leave No One Behind” (LNB3), i mbĂ«shtetur nga Agjencia Zvicerane pĂ«r Zhvillim dhe BashkĂ«punim (SDC) dhe i zbatuar nga katĂ«r agjenci tĂ« OKB-sĂ« – UNDP, UNFPA, UNICEF dhe UN Women – nĂ« partneritet me QeverinĂ« Shqiptare. Programi synon tĂ« fuqizojĂ« personat nĂ« situatĂ« vulnerabĂ«l nĂ« ShqipĂ«ri, duke u garantuar atyre qasje tĂ« barabartĂ« nĂ« shĂ«rbimet publike dhe mundĂ«sitĂ« pĂ«r zhvillim, pjesĂ«marrje nĂ« vendimmarrjen publike qĂ« ndikon nĂ« jetĂ«n e tyre, si dhe mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar llogaridhĂ«nie nga institucionet pĂ«rgjegjĂ«se.
United Nations Development Programme in Albania Embassy of Switzerland in AlbaniađŸ‡šđŸ‡­đŸ‡ŠđŸ‡± Bashkia Tiranë

Address

Instituti I Kultures Rome Ne Shqiperi
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+355696187840

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Institute of Romani Culture in Albania - IRCA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Institute of Romani Culture in Albania - IRCA:

Shortcuts

Share