09/10/2026
🎭 (𝐌𝐲𝐧𝐝𝐓𝐡𝐞𝐚𝐭𝐫𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐜𝐭)
𝐀 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐚 𝐩ë𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦 𝐭𝐞𝐚𝐭𝐫𝐢𝐧 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐟𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐪ë 𝐭ë 𝐫𝐢𝐧𝐣𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧 𝐧ë 𝐛𝐨𝐭ë𝐧 𝐝𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭𝐚𝐥𝐞?
Pikërisht këtë eksploruam gjatë 𝐕𝐢𝐫𝐭𝐮𝐚𝐥 𝐅𝐨𝐫𝐮𝐦 𝐓𝐡𝐞𝐚𝐭𝐫𝐞 𝐋𝐚𝐛, organizuar nga 𝐒𝐡𝐨𝐪𝐚𝐭𝐚 𝐓𝐨𝐠𝐞𝐭𝐡𝐞𝐫 𝐟𝐨𝐫 𝐋𝐢𝐟𝐞, në kuadër të projektit evropian 𝐌𝐘𝐧𝐝𝐓𝐡𝐞𝐚𝐭𝐞𝐫.
💻 𝟕 𝐬𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐨𝐧𝐥𝐢𝐧𝐞, 𝟏𝟓 𝐩𝐣𝐞𝐬ë𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐬 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐢𝐝𝐞 𝐞 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐢𝐦𝐞!
Përgjatë shtatë takimeve, nga dy orë secili, mësues, punonjës rinorë dhe përfaqësues të organizatave e qendrave rinore u njohën më nga afër me metodologjinë e Forumit të Teatrit dhe mënyrën se si ajo mund të përdoret për të trajtuar tema që prekin të rinjtë.
Nga bullizmi kibernetik dhe presioni i rrjeteve sociale, te ndikimi i mjedisit digjital në shëndetin mendor, pjesëmarrësit diskutuan situata reale dhe eksploruan mënyra krijuese për t'i sjellë ato në skenë.
Përmes ushtrimeve praktike, diskutimeve dhe punës në grup, ata ndoqën hap pas hapi procesin e krijimit të një performance të Forumit të Teatrit: nga identifikimi i një problemi, te ndërtimi i personazheve, zhvillimi i skenarit dhe përfshirja e publikut.
💡 Sepse në Forumin e Teatrit, publiku nuk është thjesht spektator. Ai mund të ndërhyjë, të provojë zgjidhje të tjera dhe të bëhet pjesë e ndryshimit.
Një eksperiencë e bukur mësimi dhe shkëmbimi idesh, që na tregoi se edhe përmes ekranit mund të krijojmë hapësira për bashkëpunim, kreativitet dhe reflektim.
👏 Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për energjinë, angazhimin dhe idetë e ndara gjatë këtyre takimeve!
🇪🇺 Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit MYndTheater, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+.
*************
🎭 𝐂𝐚𝐧 𝐭𝐡𝐞𝐚𝐭𝐫𝐞 𝐡𝐞𝐥𝐩 𝐮𝐬 𝐞𝐱𝐩𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐡𝐞 𝐜𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧𝐠𝐞𝐬 𝐲𝐨𝐮𝐧𝐠 𝐩𝐞𝐨𝐩𝐥𝐞 𝐟𝐚𝐜𝐞 𝐢𝐧 𝐭𝐡𝐞 𝐝𝐢𝐠𝐢𝐭𝐚𝐥 𝐰𝐨𝐫𝐥𝐝?
That's exactly what we explored during the 𝐕𝐢𝐫𝐭𝐮𝐚𝐥 𝐅𝐨𝐫𝐮𝐦 𝐓𝐡𝐞𝐚𝐭𝐫𝐞 𝐋𝐚𝐛, organized by 𝐓𝐨𝐠𝐞𝐭𝐡𝐞𝐫 𝐟𝐨𝐫 𝐋𝐢𝐟𝐞 𝐢𝐧 𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐢𝐚 as part of the European project MYndTheater.
💻 𝟕 𝐨𝐧𝐥𝐢𝐧𝐞 𝐬𝐞𝐬𝐬𝐢𝐨𝐧𝐬, 𝟏𝟓 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐜𝐢𝐩𝐚𝐧𝐭𝐬 𝐟𝐫𝐨𝐦 𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐢𝐚, 𝐚𝐧𝐝 𝐩𝐥𝐞𝐧𝐭𝐲 𝐨𝐟 𝐢𝐝𝐞𝐚𝐬 𝐚𝐧𝐝 𝐝𝐢𝐬𝐜𝐮𝐬𝐬𝐢𝐨𝐧𝐬!
Over seven two-hour sessions, teachers, youth workers, and representatives of youth organizations and youth centers came together to discover how Forum Theatre can be used to address real challenges affecting young people.
From cyberbullying and social media pressure to the impact of digital environments on mental health, participants explored real-life situations and creative ways to bring these experiences onto the stage.
Through practical exercises, group discussions, and collaborative activities, they explored the different steps of creating a Forum Theatre performance: identifying a problem, developing characters, building a storyline, and finding ways to actively involve the audience.
💡 Because in Forum Theatre, the audience doesn't just watch. They can step into the story, try different solutions, and become part of the change.
It was a great opportunity to learn, exchange experiences, and discover how creative methods can make conversations about serious issues more engaging and meaningful.
And it showed us that even through a screen, we can create space for collaboration, creativity, and reflection!
👏 A big thank you to all participants for their enthusiasm, contributions, and creative ideas throughout the sessions!
🇪🇺 The activity was organized within MYndTheater, a project co-funded by the European Union through the Erasmus+ Programme.